“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”!
Çfarë është dialogu?
Fjala dialog rrjedh nga fjala greke “dialogos, nga dia, nëpër dhe legein, të flasësh”. Nga dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor kuptojmë një dialog mes individëve të ndryshëm dhe grupeve të ndryshme që kanë qëllime të thjeshta dhe të ndershme. Në dialog ne bashkohemi me të tjerët për të ndarë gjërat të cilat na rrethojnë dhe që mund të shihen vetëm në sytë e tjetrit përmes një dialogu reciprok. Filozof të ndryshëm kanë reflektuar në dialog dhe kanë ofruar idetë dhe teoritë e tyre lidhje me dialogun. Një nga teoricienët më interesant dhe më me ndikim bashkëkohor në këtë fushë David Bohm, theksoi gamën e të mësuarit që mund të zhvillohet në një dialog. Në librin e tij “On Dialogue” Bohm thotë: “në një dialog, megjithatë, askush nuk përpiqet për të fituar. Gjithkush fiton nëse dikush është fitues.. në një dialog nuk ka asnjë përpjekje për të fituar pikë më shumë, ose për të bërë që mendimi juaj të jetë i veçanti dhe të mbizotëroj. Përkundrazi, sa herë që është zbuluar ndonjë gabim në pjesën e ndonjërit, prapë të gjithë janë fitimtar. Kjo është një situatë e quajtur fitore – fitore, në të cilën ne nuk luajmë një lojë kundër njëri – tjetrit, por me njëri tjetrin. Në një dialog, të gjithë janë fitues”.
Në shek. XX Martin Buber pa dialogun e vërtetë si një lloj ndërveprimi që ofron kuptim përmes përvojës direkte të të tjerëve. Ai e pa atë si një takim të mirëfilltë transformues ndërmjet pjesëmarrësve duke u përgjigjur me njëri – tjetrin si persona, dhe jo si “gjëra”.. për Buberin “dialogu është një eksperiencë e thellë dhe shumë kuptimplotë, ndërpersonale e cila mund të ju ndryshoj juve, pasi ajo mund të ju ndihmon që përmes saj të shihni vetën nga perspektiva e të tjerëve”.
David Yankelovich në librin “The Magic of Dialogue” përshkruan dialogun si një bisedë nën tre kushte të veçanta:
Barazinë
Duke dëgjuar me ndjeshmëri në mënyrë që ta kuptojmë tjetrin, dhe
Sjellja e vetëbesimit që të jesh i hapur.
Këto rregulla dhe të tjera që kanë parashikuar filozofët dhe shkencëtarët janë të dobishme në një shoqëri të hapur njerëzore duke lënë mënjanë lojërat e pushtetit për të na kontrolluar neve ose për të na përdorur për lojërat e tyre. Dialogu ndërfetar nuk pranon qëllimet politike apo interne, por kërkon që të mbizotëroj dhe dominoj vetëm atmosfera e sinqeritetit të ndërsjellë. Në një dialog, në këtë rast dialogun fetar, duhet të paraqitet çdo fe ashtu siç është dhe është e ndaluar që fetë për t’iu përshtatur ose dominuar mbi njëra tjetrën të dalin jashtë këtij standardi. Sepse tashmë s’do të kishim dialog, por bëhet fjalë për një maratonë superioriteti për të dominuar tjetrin.
Derisa filozofët dhe teoricienët social kanë dhënë definicionet e tyre lidhje me dialogun shpesh duke dhen atë kuptim të fjalëpërfjalshëm dhe duke e interpretuar atë në aspektin e kuptimit verbal, ndërsa praktikuesit e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar kanë tendencë për të përdorur fjalën në një kuptim më të gjerë. Marrë në përgjithësi, dialogu përbëhet prej ndërveprimit kuptimplotë dhe shkëmbimit mes njerëzve të grupeve të ndryshme (shoqërore, kulturore, politike dhe fetare) që vijnë së bashku me lloje të ndryshme të bisedave apo aktiviteteve me qëllim rritjeje të të kuptuarit të njëri - tjetrit. Së andejmi, edhe mësimet e kuranit dhe sunetit si dhe shembujt nga historia islame kërkojnë që të gjithë myslimanët të angazhohen në një mënyrë më pozitive me të gjitha qeniet njerëzorë pa marr parasysh grupin kulturor, etnik apo fetar. Dialogu shpeshherë është i lidhur mes një ideali të veçantë për përmirësimin e raporteve njerëzore mes grupeve të ndryshme. Dialogu është një manifestim njerëzor i të drejtave tona, për më tepër edhe Kurani dhe jeta e Muhamedit (a.s) e bëjnë të qartë këtë. Kurani na tregon se shumëllojshmëria etnike dhe gjuhësore janë pasuri nga Zoti përmes të cilës ne kemi mundësi që të kuptojmë më shumë në vlerat dhe perspektivat e të tjerëve.
Në suren El – Huxhurat: 13, Allahu (xh.sh) thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”! Llogaritë të bëra nga jeta e Muhamedit (a.s) tregojnë se ai ishte një model i angazhimit pozitiv me ata që e shoqëronin madje sjellja e tij ishte aq e dukshme saqë reflektohej tek të tjerët edhe para se të ishte i Dërguar nga Zoti më shpallje. Qysh më parë, ai ishte i njohur në mesin e kurejshëve të Mekës si besnik dhe i sinqertë, dhe në këtë kohë, ai nuk dallohej nga njerëzit për ftesën që i bënte atyre në rrugën e Zotit, por duke i bindur ata në normat e krijimit nga një qenie e padukshme që është mbi çdo gjë.
Vlerat e vërteta të dialogut bëhen edhe më të qarta kur ne të gjithë jemi të aftë ta vëmë në veprim përmes inteligjencës, mundit dhe vlerave materiale dhe morale vet dialogun. Vullneti i Zotit ishte që të dërgoj në mesin e njerëzve profet të shumtë për t’i udhëzuar dhe dialoguar me ta lidhje me vullnetin e Zotit në çdo krijim të Tijin. Përveç kësaj, përmes të dërguarve të Tij, Allahu (xh.sh) dërgoi edhe libra udhëzuese që shpjegojnë vullnetin e Zotit në krijimin e krijesave të ndryshme dhe dallimin mes tyre në aspektin e devotshmërisë.
Urdhërimi në dialogë është edhe një prej preferencave të vet Zotit (xh.sh.) që përmes shumë të dërguarve të tij, Allahu përforcoi vlerën e dialogut. Rasti i Musait (a.s) si dhe takimi me Fareonin, ishte vetëm një pjesë e një dialogu të gjatë për të njohur Krijuesin e vetëm. “Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai i yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje. Shkoni që të dy te Fareoni, se ai vërtet e ka tepruar.” Ta – Ha: 43-44.
Është me rëndësi të përmendet, që në këtë rast misioni dhe urdhri i Musait (a.s) nuk ishte hakmarrja ndaj tij për keqtrajtimet që Fareoni i bënte Musait (a.s) dhe beni israelitëve, por e kundërta, Allahu (xh.sh) urdhëronte Musan që t’i drejtohej atij me sjellje tolerante, me fjalë të buta dhe të ëmbla, e ndoshta ai do të pendohet për gabimet që ka bërë.
Edhe ajeti kuranor në suren Edh – Dharijatë: 56, “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. Nënkupton që adhurimi në vetvete është dialog me Zotin. Për me tepër, adhurimi i kërkuar nga Vet Zoti, është që ne ta njohim Zotin në të gjitha kapacitetet tona. Të njohurit e Zotit kërkon eksplorim, soditje dhe kërkim. Kjo e bën të nevojshme që ne të bashkohemi në një fjalë me të tjerët që të shohim krijimin e Zotit në çdo krijesë. Si i tillë, ne kemi bërë dialog më të mirë me Zotin dhe me të tjerët.