1. Mëso kush është Allahu
Allahu thotë: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”. (Bekare, 163)
Po ashtu thotë: “Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni”. (Haxh, 34)
2. Bëhu i sinqertë
Sinqeriteti d.t.th: nënshtrim absolut Allahut. Thotë Allahu: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!” (En’am, 162-163)
3. Merr abdes para se të biesh në gjumë
Të shkosh të flesh me abdes, sipas hadithit: ”Kur do të flesh, merr abdest siç merr për namaz.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
4. Fale Vitrin dhe bëj dua
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) më urdhëroi që ta fal vitrin para se të fle.” (“Sahih Ebi Daud” ,1187)
5. Lexo pak Kuran
Transmetohet nga Ibën Mes’udi i cili ka thënë: ”Kush e lexon Tebareke ledhi bijedihil Mulk, apo më qartë Suren Mulk, çdo natë, Allahu do ta mbroj nga dënimi i varrit, e në kohën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, këtë sure e quanim surja e mburojës…” (Transmeton Nisaiu 6/ 179 , e ka bërë të mire Albani në “Sahih Tergib ve Terhib” 1475)
6. Kujtoje Allahun
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: ”Mendo për Allahun në mirësi, të të mendojë Ai ty në fatkeqësi.” (Suneni i Tirmidhiut, 2516.)
7. Përkujto shpërblimin që do ta marrësh
Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë në hadithin që e tregon Enesi: “Përgëzoi ata, të cilët ecin nëpër errësirë për në xhami me një dritë (nur) të plotë në Ditën e Gjykimit.” (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davud dhe Ibn Maxhe).
Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD