Një ajetin e më poshtëm, është treguar një dukuri gjeografike, si dhe një ngjarje historike që nuk mund të njihej prej askujt në kohën e Muhamedit a.s. Në këtë ajet kuranor bëhet fjalë për pikën më të ulët të Tokës kontinentale, si dhe disfatën e Bizantit nga Perset që ka ndodhur po në këtë vend.

Për këto fenomene, Zoti xh.sh në Kuran thotë:

“Elif, Lam, Mim. Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve. … (Rum 1 – 4)”

Në ajetin e tretë të sures Er-Rum tregohet se romakët pësuan disfatë në vendin më të ulët në Tokë. Fraza ”Edna el-erd” në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si”vendi më i afërt”. Por ky nuk është kuptimi i drejtpërdrejtë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i saj. Fjala ”Edna” në arabisht vjen nga fjala ”denij” që nënkupton ”i ulët”, ndërsa ”edna” do të thotë” më i ulti”, ndërsa ”Erd” do të thotë ”tokë”. Kështu që shprehja ”Edna el Erd” do të thotë”vendi më i ulët në Tokë”.[1]
Nga faktet që do të cekën më poshtë nënkuptojmë se bizantinët u mundën në pjesën më të ulët të Tokës (Detin e Vdekur), ashtu siç thuhet në Kuran. Pjesa më rëndësishme është se lartësia e Detit të Vdekur është matur në kohën fundit më anë të pajisjeve teknike moderne. Para se të zbulohet GPS – i, ishte e pamundur të dihej se vendndodhja e Detit të Vdekur ishte pjesa më ulët e sipërfaqes së Tokës.
Humbja e Bizantit në luftë me Persinë ndodhi në vitet 612 – 614, në territoret e Palestinës dhe të Arabisë. Persët arritën që të pushtonin Armeninë e Sirinë më 612, Jerusalemin më 614 dhe Aleksandrinë më 618. Me rastin e pushtimit të Jerusalemit, arritën të merrnin edhe”Kryqin e Shenjtë”, që ishte simbol i krishterimit. Kjo ishte një goditje e rëndë për Bizantin dhe për të krishterët, ngase persianët e asaj kohe ishin paganë. Sipas disa dëshmive, vetëm në rrugët e Jerusalemit të pushtuar prej persëve, mbetën të vrarë rreth 60.000 të krishterë. Në kohën kur ndodhën këto pushtime perse ndaj zotërimeve të Bizantit, ishte viti i dytë dhe i tretë i fillimit të shpalljes së hapët të Kuranit hyjnor nga ana e Muhamedit a.s.[2]
Dhe derisa ende po vajtohej humbja e rëndë e bizantinëve të krishterë, u shpallën ajetet e sures Er Rrum, që u citua më lart dhe që me siguri të plotë parashikonin fitoren e bizantinëve. [3]
Shpallja parashikonte se “ata do të ngadhënjejnë brenda pak viteve”, dhe se fitorja e tyre do të ishte një gëzim për besimtarët. Dhe e vërteta doli në shesh brenda pak viteve. Në vitet 622 – 628 perandori bizantin Herakliu, me anë luftimesh rraskapitëse, i dëboi persët nga tokat e pushtuara. Madje ai arriti që në vitin 627 të pushtonte edhe territorin pers, e të shkaktoi një revoltë të brendshme, e cila rezultoi me rrëzimin e mbretit nga froni dhe me kthimin e “Kryqit të Shenjtë”në Jerusalem në vitin 630. Kësisoj, parashikimi i shpalljes kuranore u realizua plotësisht. [4]
Deti i Vdekur, ndodhët në Lindjen e Mesme, përkatësisht në mesë Izraelit (Palestinës) dhe Jordanisë. Në literaturën gjeografike haset edhe më emrin Liqeni i Vdekur, për faktin se kripshmëria është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave (baktereve). Nuk ka as një lidhje hidrografike më detin botëror. Është det i mbyllur, ka një rrjedhë (Lumi Jordani). Në literaturën islame këtë det e hasim më emrin Liqeni i Lutit.[5]
Deti i Vdekur cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i deteve. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km. Deti i Vdekur njëherësh është lartësia më e vogël e tokës, ndërsa sipërfaqja e tij është në – 418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.[6]



Pozita gjeografike dhe foto satelitore e Detit të Vdekur


________________________________________
[1] HARUN JAHJA, KRIJIMI I UNIVERSIT, (Përkthimi: Ahmet Gjinishi), Tiranë 2002, faq. 69
[2] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=847 (Shkruar: Dr.Milazim Krasniqi)
[3] Po aty
[4] Po aty
[5] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori
[6] Po aty


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi