Madhështia e Allahut që krijoi çdo gjë që e shohim dhe nuk e shohim, sfidon çdo shkencëtarë për hulumtime dhe zbulime të gjërave që nuk i njohin dhe nuk i dinë.
Allahu neve dhe gjithë atyre që merren me hulumtime shkencore na tregon qartë një gjë që e tejkalon shkencën e ajo është treguar në këtë ajet Kur’anor: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran 190).
Sot, shkenca ka zbuluar shumë gjëra nga mendjet e ndritura njerëzore, por ata nuk ja dalin dot dhe s’do t’ia dalin ta bëjnë ditën-natë dhe natën-ditë. Por, ata mund të marrin mësim se Allahu është Krijuesi i tyre dhe i intelektit të këtyre shkencëtarëve, andaj ata duhet të meditojnë dhe ta studiojnë Kur’anin, që zbulimet e tyre të arrihen sa më lehtë,nën hijen e Kur’anin famëlartë. Shkenca (lat."scientia"- njohuri, dituri, dije) është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të botës-kozmosit e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike. Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune. Shkencë (e latine scientia, do të thotë "dije") është, në kuptimin e saj më të gjerë, njohuri bazë sistematike-normative.
Njohurit e para njeriu i mësoi ashtu siç na tregon Allahu në fjalët e Ti: “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?" (Bekare-31).
Pra njeriu, njohurit i mori nga Krijuesi fuqiplotë:
“Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë), Ai ia mësoi Kur'anin, E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit)”. (Rrahman,1-4).
Pra, shkenca është njohje apo mori njohurish dhe në kërkim të njohurive gjithmonë, thënia e Sokratit: “Unë di një gjë, qe s’di asgjë!”, nënkuptonte se njeriu është i mangët dhe sapo zbulon diçka të re, del diçka që nuk mund ta zbulojë, prandaj njeriu i duhet kthyer të Gjithëdijshmit Allah, ta ketë më të lehtë udhëtimin e tij.
Shkenca ndahet në etapa kohore,
1. Shkenca parahistorike,
2. Shkenca kur daton në kalendare - historike,
3. Shkenca Antike,
4. Shkenca Mesjetare,
5. Shkenca Moderne,
6. Shkenca Bashkëkohore, dhe do kisha shtuar
7. Shkenca dixhitale-robotike.
Të gjitha këto janë zbuluar nga mendja dhe dora njerëzore, por koka e formimit të ideve u krijua nga Allahu dhe u mësua dhe trajektua qysh me babanë tonë, Ademin a.s.
Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Ndërsa këtë e shpjegon më mirë dhe qartë Allahu fuqiplotë: “Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur). Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)". (Ta Ha,121-123). Pra Ademi ishte në Xhenet dhe kishte njohuri,i mësoi ato nga Allahu fuqiplotë,Krijuesi i njerëzimit dhe universit.
Pastaj shkenca ndahet në,shkencën teorike dhe shkenca Praktike,në manualin e Fraskatit ajo ndahet: në Trivium-Tre: Gramatika, Logjika dhe Retorika.
Pastaj integrohet në Kuadrivium Katër: Aritmetika,Gjeometria, Muzika, Astronomia. Pra aftësitë zbuluese shtohen,sepse Allahu i dha ide njeriut dhe kur ky njeri studion dhe hulumton,shtohen aftësitë e përpunimit të gjërave. Në aplikimet moderne këto quhen mjeshtrit e arteve liberale si plan-program në kolegje apo universitete, quadrivium mund të konsiderohet të jetë studimi i numrit dhe marrëdhëniet e saj të hapësirës fizike ose kohore: aritmetika ishte numri i pastër apo shkenca ekzakte, gjeometria ishte numri në hapësirën simetrike-segmentare, numri muzikë në kohë tempoja kohore në nota, dhe numri i astronomisë në hapësirë dhe kohë. Morris Kline klasifikon katër elementet e quadrivium si të pastër (aritmetike), stacionare (gjeometrike), duke lëvizur (astronomin) dhe aplikuar (muzikën) numrin në kohë. Të gjitha këto lidhen pra në dimesionin kohë dhe hapsirë, ndërsa këto dyja janë Krijesa të Allahut koha dhe hapsira. Në një hadith kudsi transmetohet nga Resulullahi a.s se: Ka qenë Allahu s’ka pas kohë as hapësirë as materie. Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim. Andaj islami tejkalon shkencën. Islami është një pemë, kurse shkenca një degë e kësaj peme.