Falënderimet i takojnë vetem Allahut xh.sh., ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij deri ne perjetesi!
Sikur çdo gjë tjetër, qe për mbarëvajtje ka nevoje për mjetet materiale, po kështu edhe feja, zhvillimi, praktikimi dhe zbatimi i saj, edhe pse nuk janë te lidhura dhe kushtëzuara me mjete materiale, megjithatë pa to nuk mund te funksionojnë lirshëm dhe efektshëm.
Vet fakti se nevoja e përhapjes, shtrirjes, predikimit e edhe mbrojtjes se fesë është e domosdoshme, dikton arsyen se perse duhet dhënë këto mjete. Këtë gjë muslimanët e pare e kishin kuptuar mire.
Feja nuk është para, nuk shitet me para sikurse qe nuk blihet me para, ajo nuk synon paranë, por ka nevoje për te, qe te jete me afër ithtarëve te saj, t'i përmbush me denjësisht kërkesat e tyre dhe çdo here te jete arme e forte morale për ta. Feja mbetet fe edhe sikur njeriu te mos jepte asnjë qindarkë për te, ngase ajo është prej Allahut, porse frymimi i saj lirshëm ne një ambient dhe funksionimi i saj korrekt ne mesin tone, lyp edhe mjete apo financime, si p.sh. libra, revista, tubime, tribuna, etj.
Shpenzimi për hire të Allahut është prej veçorive me te cilat shquhen robërit e Tij te sinqerte, te cilët duhet te jene model dhe shembull jete për ne. Allahu për ensarët (medinasit), te cilët priten muhaxhirët (mekkasit) me zemër dhe nder, thotë:
"Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (Hashr, 9)
Ata edhe pse e duan pasurinë, te cilën e kane fituar me mund dhe djerse, megjithatë për Allahun e japin pa hezitim, pa përtesë dhe me dashuri. Allahu ne lidhje me ta thotë:
"8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. (Insan, 8-10)
9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë". "24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar.
25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp". (Mearixh, 24-25)
"67. Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur". (Furkan, 67)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Shtate grupe njerëzish, Allahu do t'i fus nen hijen e Arshit te Tij atë dite kur nuk do te ketë hije tjetër përveç hijes se tij: Prijësin e drejte, te riun, i cili është rritur ne adhurim për Zotin e vet, njeriun, zemra e te cilit është e lidhur me xhami, dy njerëz, te cilët janë dashur për Allahun; janë bashkuar dhe janë ndare për hire te Tij, njeriun, te cilin e fton ndonjë grua e bukur dhe me fame për pune amorale ndërsa ai thotë: Unë ia kam friken Allahut, njeriun, i cili jep lëmoshë fshehurazi aq sa dora e majte nuk e di se fare ka dhënë e djathta, dhe njeriun, i cili kur përkujton Allahun ne vetmi i mbushen sytë lot".
Transmeton Taberaniu se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i kishte shtate dinar tek Aisheja. Kur u sëmur për vdekje tha: Oj Aishe! Dërgoja ato Aliut! Pastaj i ra te fiket. Meqë Aisheja ishte e zënë me te nuk ia kishte dërguar kështu qe me te kthjellur nga alivanosja, Pejgamberi a.s. pyeti për dinarët se a janë dërguar për t'u shpërndarë apo jo. Por, Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam prape alivanosej dhe sa here qe kthjellej pyeste se pari për këtë derisa Aisheja ia dërgoi disi Aliut për t'i shpërndarë si lëmoshë.
Bejhekiu përmend ne disa versione se ai kur ishte kthjellur kishte thënë: Çfarë mendon t'i thotë Muhammedi Zotit te vet kur ta takoje ndërsa këta dinarë janë ne shtëpinë e tij?!
Ebu Davudi, Tirmidhiu, Daremiu, Hakimi, Bejhekiu, Ebu Neimi dhe te tjerët nga Omeri se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na urdhëroi qe te japim sadaka. Meqë unë kisha pasuri thashë: Nëse ndonjë dite do te mund t'ia kaloje Ebu Bekrit ne vepra te mira do ta beje sot. Ia dërgova Pjegamberit a.s. gjysmën e pasurisë sime ndërsa ai me tha: Çfarë iu ke lënë familjes sate? Iu kam lënë diç. Çfarë iu ke lënë insistoi Pejgamberi a.s.. Thashë: Iu kam lënë kaq sa kam sjelle këtu. Erdhi Ebu Bekri me tere pasurinë e tij ndërsa Pejgamberi a.s. i tha: O Ebu Bekir! Çfarë i ke lënë familjes? Allahun dhe te dërguarin e Tij – iu përgjigj. Thashë (vazhdon Omeri): Kurrë nuk mund t'ia kaloje Ebu Bekrit ne asgjë.
Dhënia ne rrugën e Allahut është deshmi për besim.
Muslimi transmeton nga Ebu Malik el Esh'ariu se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Pastërtia është gjysma e besimit, thënia Elhamdulilah mbush peshoren, thëniet Subhanallahi dhe Elhamdulil-lah mbushin çka ka në mes qiellit dhe tokës, namazi është drite, lëmosha është deshmi+, durimi është shkëlqim ndërsa Kur'ani është ose pro ose kundër teje. Të gjithë njerëzit punojnë por ka qe e shesin veten dhe shpëtojnë apo shkatërrohen".
Allahu xh.sh. iu premtoi kompensim atyre qe shpenzojnë ne rrugën e Tij. Thotë ne Kur'an:
"e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë ".(Sebe' 39),
"Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju". (Bekare, 272)
Allahu xh.sh. përveç kësaj, shpenzuesve ne rrugën e Tij iu premtoi me shpenzim për ta shumëfish me shume. Thotë Allahu xh.sh. ,:
"Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë?".(Bekare 245).
Transmetojnë Ahmedi, Begaviu dhe Hakimi nga Enesi se një njeri i kishte thënë Pejgamberit a.s.: Filani e ka një palme afër murit tim, pa te cilën muri im rrezohet andaj urdhëroje qe te ma jep ne mënyrë qe ta drejtoj murin tim. Pejgamberi a.s. i tha njeriut: "Jepja atë pallme me një, si kompensim, në Xhennet". Refuzoi t'ia jepte. Erdhi Ebu Dehdah dhe i tha: Ma shit hurmën tende ta jap kopshtin tim (në të cilin ka 600 trupa hurmash). Njeriu pranoi. Ebu Dehdah shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe ia tregoi rastin e i tha: Jepja tani filanit. Pejgamberi a.s. tha disa here: "كَمْ مِنْ عَذْقٍ رَاحَ لِأَبِي الدَّحْدَاحِ فِي الْجَنَّةِ Sa shume hurma te renda do te ketë Ebu Dehdaheja ne Xhennet". Ebu Dehdah shkoi tek gruaja dhe i tha: Dil prej kopshtit ngase e kam shitur kopshtin për një hurme ne Xhennet. Gruaja tha: Vërtet fitim te madh paska sjellur shitja!
Për një te mire ke prej dhjete e me shume te mira. Thotë Allahu:
"Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish". (En'am, 160)
Shkoi një lypës tek prijësi i besimtarëve, Aliu r.a. me te t'i kërkonte diç. Aliu e dergoi Hasanin apo Husejnin tek Fatimeja dhe i tha: I kam lënë 6 dërhem tek ti andaj ma dërgo një! Ajo ia tha: I ke lënë 6 dërhem për miell. Aliu i tha t'ia dërgonte te gjashte dërhemët dhe tha: Besimi i njeriut nuk është komplet përderisa te mos jete me i bindur për atë qe është tek Allahu se sa për atë qe e ka ne dore, kështu qe ne vend se t'ia jepte 1 dërhem dhe 5 t'i linte ne shtëpi, Aliu u mbështet ne Allahun dhe ia dha gjashte dërhemët lypësit. Pas pak kohe erdhi një njeri me një deve për treg. Sa po e shet këtë deve –pyeti Aliu? 140 dërhem- iu përgjigj njeriu. Aliu i tha: Lidhe aty se pas pak do t'i japim paratë. Nuk vonoi shume e erdhi një njeri dhe tha: E kujt është kjo deve? E imja i tha Aliu. Sa është çmimi i saj? 200 dërhem. Njeriu e bleu dhe ia dha paratë Aliut menjëherë. Aliu i morri paratë, ia dha njeriut borxhin dhe shkoi ne shtëpi tek Fatimja e i tha: Ja ky është premtimi i Allahut nëpërmjet gjuhës se te dërguarit te Tij. " مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish". (En'am, 160) (Ne dhamë gjashte dirhem por Allahu na i ktheu 60).
E dhëna për Allahun, qofte edhe e pakte por e sinqerte, i ngjan kallirit te grurit, i cili mbin nga një kokërr gruri e pastaj shtohet shume. Thotë Allahu:
" Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet". (Bekare, 261)
Dhënia ne te mire e ne vështirësi është prej shkaqeve, qe te fusin ne Xhennet. Allahu thotë:
"133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. 134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran, 133-134)
Lëmosha është prej veprave me te mira dhe me te dashura tek Allahu xh.sh..
Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë:
"Dhe se vepra me e dashur tek Allahu xh.sh. është gëzimin qe ia dhuron muslimanit, brengen, te cilën ia largon, ose borxhin te cilin ia paguan ose urine, te cilën ia largon".
– Shpërblimi i dhënies ne rrugën e Allahut është Xhenneti dhe vetëm Xhenneti.
"8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. 11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. 12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi. 13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. 14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër. 15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme. 16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). 17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike). 18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë). 19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t'i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur. 20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh. 21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër. 22. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm".(Insan, 8-22)
Lëmosha ngrit njeriun deri ne pozitat me te larta. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë:
"Dunjaja është vetëm për katër (lloj) njerëz(ish): (për) Njeriun, te cilin Allahu xh.sh. e furnizoi me pasuri dhe dituri ndërsa ai ne këtë ia ka friken Allahut xh.sh., mban lidhjet familjare, ia njeh te drejtën Allahut xh.sh. ne këtë (pasuri dhe dituri me shpenzim dhe mësim). Ky është në pozitën më të mirë…".
Sadakaja largon fatkeqësitë dhe belatë si dhe shpëton njeriun nga preokupimet dhe kohet e liga. Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Veprat e mira te ruajnë nga arenat e te këqijave, sëmundjeve (epidemive) dhe shkatërrimeve. Vepërmirët ne dunja janë vepërmirë ne Ahiret".
Shpërblimin e madh te dhënies e sqaron ky hadith, ne te cilin thotë Pejgamberi a.s.:
"Nuk ndodhe te jap lëmoshë ndokush nga diç e mire-sepse Allahu nuk pranon tjetër përveç se mirës- e te mos e merr Rrahmani (Allahu) ne dorën e djathte te Tij, madje qofte edhe një hurme, e te rritet ne dorën e Rrahmanit derisa te jete me e madhe sesa kodra…". (Muslimi)
Jep ngase Allahu te begaton pa llogari. Thotë Allahu xh.sh.:
"27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!". (Ali Imran, 27),
"All-llahu atë që do pa masë e furnizon!". (Ali Imran, 37)
Nëse ke dëshirë ta dish se c`fare pasurie ka Allahu xh.sh. meditoje pak këtë hadith:
"Sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët, te hipnin mbi një kodër te vetme dhe te me lutnin e Unë çdonjërit t'ia përmbush kërkesën e tij, kjo do nuk pakësonte pasurinë time përveçse si gjilpëra që pakëson ujin e detit kur te futet ne të". (Muslimi)
Dhënia shuan mëkatet, shlyen gabimet dhe veprat e këqija. Ka thënë Pejgamberi a.s.:
"Sadakaja shuan mëkatin sikurse qe uji shuan zjarrin". (Tirmidhiu)
Meleket luten për pasurinë tende nëse ajo jepet për Allahun xh.sh.. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Nuk ka dite, ne te cilën gdhijnë njerëzit e te mos zbresin dy meleke, qe njeri prej tyre thotë: O Allahu im! Kompensoja atij qe jep!, dhe tjetri: O Allahu im! Shkatërroja atij qe nuk jep!". (Buhariu)
Dhënia eshte prej shkaqeve me te mëdha te bereqetit te pasurisë, shtimit te rizkut dhe kompensimit nga Allahu xh.sh. edhe me më te mire. Allahu xh.sh. ne një hadith kudsi thotë:
"O biri i Ademit! Shpenzo qe te shpenzoje për ty". (Muslimi)
Dhënia është mburoje prej ndëshkimit te Allahut xh.sh.. Thotë Pejgamberi a.s.:
"Frikësojuni zjarrit qofte edhe me një gjysme hurmeje". (Buhariu)
Zilia edhe pse është cilësi e përbuzur, urryer, megjithatë, kur te flasim për dhënie ne rrugën e Allahut, lejohet qe te kemi zili ata, qe bëjnë mire ndërsa ne nuk bëjmë. Ne hadith qëndron:
"Nuk ka xhelozi përveçse ne dy gjera ose ndaj dy personave: Njeriut, qe Allahu ia ka dhënë pasuri ndërsa ai e shpenzon atë ne te vërtetën, dhe njeriut qe Allahu ia ka dhënë urtësi ndërsa ai vepron sipas saj dhe ua mëson atë njerëzve". (Buhariu)
Dhënia për Allahun i ngjan një kopshti frytdhënës. Thotë Allahu xh.sh.:
"E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni". (Bekare, 265)
Ata, qe japin ne rrugën e Allahut kane shpërblim te madh si dhe ne ahiret janë te sigurte nga frika e tmerri i ditës se llogarisë. Thotë Allahu xh.sh.:
"274. Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim". (Bekare, 274)
Pasurinë tende edhe nëse dikush tjetër e shpenzon, ti ke prape dobi prej saj, ngase ti je fituesi, ndërsa ata shpenzuesit, dhe qe te gjithë jeni te shpërblyerit, e Pejgamberi a.s. ka thënë:
" Nëse gruaja nga ushqimi i saj shpengon (jep) për Allahun, pa shkaktuar dëm, ajo për shpenzim, burri i saj për fitim dhe punëtori (shërbëtori) do te jene te shpërblyer, duke mos ia mangësuar njeri tjetrit aspak shpërblimin". (Buhariu)
Vlen të përmendet se pasuria e dhënë për Allahun xh.sh. duhet te jete ne këtë bote vetëm për Të dhe vetëm ne pune te mbara, ndryshe sikur ta shpenzosh tere pasurinë e botes ne rruge te padobishme fetarisht, nuk do te bënte dobi. Thotë Allahu xh.sh.:
"91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë". (Ali Imran, 91)
"36. Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm". (Maide, 36)
"15. E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan". (Hadid, 15)
"254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë". (Bekare, 254)
"31. Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi". (Ibrahim, 31)
"88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. 89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë". (Shuara, 88-89)
"Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit". (Ali Imran, 10)
"5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.11. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket" (Lejl, 5-11)
Meqë pasuria e dhënë për Allahun xh.sh. shumëfishohet, kthehet apo deponohet ne ahiret, nuk është e udhës qe njeriu te japë gjera te pavlera apo ato qe tashme nuk i ka ne përdorim kështu qe si humbja si dhënia e tyre për te është e njëjtë. Mu për këtë, Allahu ka thënë:
"267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar". (Bekare, 267)
Mirësia nuk mund te arrihet për pa e dhuruar për Allahun te mirën. Thotë Allahu xh.sh.:
"Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Ckado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92)
Imam Ahmedi transmeton nga Enesi se:
"Ebu Talhaja ishte më i pasuri i medinasëve. Pasuria me e dashur tek ai ishte Bejreha-ja, kopsht, i cili ishte përballë xhamisë. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam hynte ne te dhe pinte ujë prej tij, i cili ishte i mire. Kur zbriti ajeti:
"Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92),
Ebu Talhaja tha: O i dërguari i Allahut! Allahu po thotë: "Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj ", ndërsa pasuria me e dashur tek un është Bejrehaja. Ai qofte lëmoshë për hire te Allahut, shpresoj ne mirësinë e tij dhe deponimin e se mirës se tij tek Allahu! Bë çka te duash me te o i dërguari i Allahut. Pejgamberi a.s. tha: Bukur! Ky është fitim i madh, ky është fitim i madh! Unë te dëgjova dhe mendoj se është mire t'ua ndash te afërmeve tu. Ebu Talhaja tha: Do ta bej këtë o i dërguari i Allahut! Ebu Talhaja ua ndau te afërmeve dhe kushërirëve të tij".
Allahu na ka treguar se kjo pasuri qe e kemi është prej Tij kështu qe dhënia e saj nuk është diç e dhunshme për njeriun. Thotë Allahu:
"dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë All-llahu juve". (Nur, 33)
Besimtari nuk duhet ta vonoje dhënien për Allahun deri ne momentet kur sheh se i është afruar vdekja. Ebu Hurejre transmeton se një njeri kishte ardhur tek Pejgamberi a.s. dhe i kishte thënë:
"Cila lëmoshë ka më së shumti shpërblim? Tha: Te japësh lëmoshë kur ti je i shëndoshë fizikisht dhe koprrac (te dhimbset pasuria), ke dro varfërinë dhe shpreson ne pasuri. Mos e le dhënien derisa shpirti te arrij ne fyt e pastaj te thuash: Kaq për filanin e kaq për filanin, ndërsa kjo ka qene e caktuar për filanin (qe t'i jepet)".(Buhariu)
Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxheh transmetojnë se Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ne Hajber kishte zënë një toke, qe i pëlqente shume. Shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe i tha: Kam zënë një toke, qe nuk me ka rene te kam pasur pasuri me te shtrenjte se ate andaj çka te bej? Tha: Nëse do ruaje pronësinë e saj ndërsa token lëshoje ne shfrytëzim për te tjerët si lëmoshë. Omeri ua dha si lëmoshë fukarave, të afërmve, robërve, udhëtarëve, mysafirit, por me kusht qe te mos shitet, te mos dhurohet, te mos lihet trashëgimi. Nuk ka diç te keqe nëse dikush e merr atë për te ngrënë prej saj apo për ta ushqyer ndonjë shok a mik, por pa qëllime komerciale.
Omeri i kishte shkruar Ebu Musa el Esh'ariut qe t'ia shiste një robëreshë te zënë ne mesin e robërve te Xhelulae-se, vend afër Horasanit. Kur i erdhi robëresha e thirri dhe i tha: Ka thënë Allahu:
"92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Ckado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92) Andaj shko se ti je e lire për Allahun.
Edhe i biri i Omerit, Abdullahu (Ibni Omeri), veproi kështu. Një dite përkujtoi këtë ajet dhe tha: Përkujtova çfarë me ka dhënë Allahu kështu qe nuk gjeta diç me te vlefshme për mua se sa një robëreshë romake. Thashë: Kjo është e lire për hire te Allahut dhe, sikur unë t'i kthehesha ndonjë gjeje qe e kam bere për Allahun sigurisht se do t'i kthehesha kësaj gruaje dhe do te martohesha me te, për shkak te bukurisë dhe vlerës se saj tek Ibni Omeri, por meqë kjo është liruar për Allahun, qëllimi dhe vepra ime dua te jenë vetëm për Të. Me këtë robëreshë u martua Nafiu, shërbëtori i Ibni Omerit, e cila ia lindi djalin.
Besimtarit te sinqerte i është lejuar qe për Allahun te jap edhe haptas, për te nxitur te tjerët, por edhe fshehtas, madje kjo është edhe me e mire.Thotë Allahu:
"271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja". (Bekare, 271)
Besimtarit nuk i lejohet qe te jap e t'ua përmend njerëzve atë. Le te përkujton atë qe ia ka dhënë Allahu atij. Thotë Allahu xh.sh.:
" 262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar". (Bekare, 262-264)
Nëse jep diç për Allahun mos ke frike djallin, i cili te ngacmon ne mendje se do te varfërohesh, do te mbesësh pa para, do te humb pasuria, etj. Thotë Allahu xh.sh.:
" 268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm". (Bekare, 268)
Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Iu betohem për tri gjera dhe ua them një hadith andaj mbajeni mend:
Pasuria e njeriut nuk pakësohet nga lëmosha, nuk ndodhe te mos ia rrisë Allahu njeriut krenarinë kur atij i behet padrejtësi ndërsa ai bën durim, dhe nuk ndodhe ndonjë njeri ta hap derën e lypjes e Allahu te mos ia hap derën e varfërisë".
Dhe nisur nga këto qe thamë, besimtarit i ndalohet dhënia e se keqes, e sidomos ëmës se te këqijave, kamatës, për te cilën thotë Allahu:
"275. Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. 276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar". (Bekare, 275-276)
Allahu xh.sh. kështu ka përshkruar besimtaret e parë në Kur'an:
" Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (Hashr, 9)
"133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. 134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran, 133-134)
Pejgamberit a.s. ia kishte sjellur një grua një pallto jemenase dhe i kishte thënë:
O i dërguari i Allahut! Ta kam sjellur këtë që ta veshësh. Pejgamberi a.s. kishte nevoje për te kështu qe e morri dhe e veshi. Një shok i tij ia pa dhe i tha: O i dërguari i Allahut! Sa veshje te bukur paske! A nuk do te ma japësh? Tha: Po. Disa shokë te Pejgamberit a.s. e qortuan duke i thënë: nuk bere mire kur i the ngase edhe kishte nevoje për te. Tha: Për Zotin nuk me ka shtyre t'ia kërkoja asgjë tjetër përveçse unë shpresoja bereqetin e veshjes se saj meqë atë e kishte veshur Pejgamberi a.s. dhe ndoshta kjo rrobe me behet qefin.
Autori është kryeimam në KBI Gjakovë