A është islami kompatibil me patriotizmin?

Ende gjithnjë dhe sërish hapet pyetja e dashurisë ndaj fesë dhe besnikërisë ndaj atdheut.

Ta duash atdheun dhe popullin tënd është cilësi e lavdëruar. Pejgamberi ynë i dashur s.a.v.s. këtë e ka demonstruar shumë herë. Kjo është ajo që e quajmë patriotizëm. Mirëpo, kur cilado bukuri dhe ajo që duhet shikohet e ndarë nga origjinali, d.m.th. Krijuesi i saj, ajo transformohet në idhull. Kur atdheu ynë dhe populli ynë fillojnë të shikohen nga Krijuesi ynë, atëherë patriotizmi bëhet nacionalizëm dhe idhujtari, e cila adhuruesit e saj i shtyn që të marrin qëndrimin që atdheu i tyre gjithmonë ka të drejtë bile edhe atëherë kur përkrah padrejtësinë sociale. Ky rregull mund të aplikohet njëjtë edhe në situatën kur anëtarët dhe udhëheqësit në partinë e tyre politike fillojnë ta shikojnë si një mjet për realizimin e interesit personal.

Si nuk duhet dashur atdheun dhe popullin?

Muslimanët janë të obliguar që gjithmonë t’i përmbahen rregullave të Allahut për drejtësinë. Ata asnjëherë nuk i nënshtrohen patriotizmit të verbër, d.m.th. nacionalizmit apo partizmit, sepse ata në vetëdije injektojnë ide helmuese se si atdheu i tyre, populli dhe partia janë më superior se tjerët, e që më tej mund të udhëheq në shovinizëm dhe autoshovinizëm dhe trajtimin jo të barabartë me tjerët.
Përpos kësaj që nacionalistët dhe fanatikët partiak, duke pasuar “dashurinë” e tyre të pakuptim ndaj popullit, atdheut dhe partisë së tyre, janë të gatshëm të madhërojnë popullin dhe partinë e tyre në llogari të tjerëve. Ata harrojnë rendin e ligjit të Allahut, andaj ideologjinë e ngritin në nivel i cili sipas mësimeve islame është i papranuar.
Islami është mbi kombin për të mos u bërë mjet për promovimin e një kombi në llogari të tjetrit dhe që të mos keqpërdoret për qëllime politike. Muslimanëve nacionalizmin u solli perëndimi për t’i kolonizuar dhe okupuar muslimanët. Mjerisht, muslimanët asnjëherë nuk u liruan. Për më tepër ai ende me dhembje është prezent, ndoshta edhe më shumë se më parë. Për të qenë edhe më keq, për shkak tij janë bërë dhe bëhen edhe sot luftërat në të cilat ithtarët e islamit në mënyrën më të egër luftojnë kundër vëllezërve të tyre me të cilët ndajnë të njëjtën tokë dhe fe.

Si duhet dashur atdheun dhe popullin?

Të respektosh simbolet, festat, flamurin, himnin, etj., d.m.th. të tregosh gatishmëri për të jetuar në atë vend, duke respektuar ligjet e tij, pavarësinë dhe sovranitetin e tij.
Islami na mëson se si duhet me qenë qytetarë besnik të atdheut. T’i respektojmë ligjet, të drejtën dhe rendin e vendit ku jetojmë përderisa këto ligje nuk janë në kontradiktë dhe armiqësinë agresive me mësimet e islamit dhe muslimanëve. E jo vetëm kjo, por muslimanët janë të obliguar që të luftojnë si për të drejtat e tyre ashtu edhe për të drejtat e tjerëve:
“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç'ka punoni.” (En - Nisaë, 135)
Muslimani është i obliguar të punojë në drejtimin dhe forcimin e vendit, i cili i pranon dhe vlerëson të gjithë qytetarët e vet pa marrë parasysh racën, religjionin apo gjuhën, vendit i cili lufton ndaj atyre forcave që udhëheqin nga vizionet etnocentrike dhe ndarëse. Asnjëherë nuk duhet larguar nga mendja që Muhammedi a.s. është përshkruar si “mëshirë e botëve”, shenjë e dashurisë së Allahut për të gjithë, musliman dhe jomusliman. Në paraqitjen e sjelljes së bukur, Pejgamberi s.a.v.s. nuk i ka anashkaluar as mosbesimtarët. Bile, ai kishte sjellje të mirë edhe ndaj idhujtarëve të Mekës. Me jehuditë bëri marrëveshje paqeje, në xhaminë e tij pranoi grupin e krishterëve nga Nexhrani në mënyrën më të bukur. Aq ka shembuj të shumtë të sjelljes së bukur me tjerët saqë Pejgamberi s.a.v.s. mund të quhet qenia me sjelljen më të bukur të të gjitha kohëve dhe hapësirave. Ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ka pasuar vetëm shpalljen që i Plotfuqishmi ia zbriste në Kuranin fisnik. Për këtë edhe nuk është jo e zakontë që bashkëshortja e tij, Aishja r.a. e ka përshkruar si “Kuran i gjallë”, ngase ka arritur që në praktikë t’i aplikojë të gjitha urdhrat e Allahut, duke përpiluar edhe këtë që besimtarët çdo të premte në namazin e xhumasë e kanë rastin të dëgjojnë nga hatibi (ligjëruesi):
“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (En -Nahl, 90)

A janë fjalët islam dhe patriotizëm sinonim?

Të kthehemi në fillim të shqyrtimit dhe mendimit, dhe të përpiqemi të japim konkludime për këtë temë interesante.
Ndoshta është e tepërt të vërtetojmë që fjala islam dhe patriotizëm edhe sot janë sinonim në kuptim që qëllimet e vendit ku jetojnë muslimanët përputhen me qëllimet hyjnore, por nuk është e tepërt të thuhet se si p.sh. muslimanët në Kosovë apo mbarë trevat shqiptare ose cilido vend tjetër në botë kanë obligim qytetar dhe islam ta duan, mbrojnë dhe ndërtojnë atdheun e tyre. Por, poashtu mund të konkludojmë që kryengritja e dhunshme kundër shtetit në realitet është shprehje e armiqësisë ndaj asaj që Zoti na ka urdhëruar. Për këtë mos me qenë patriot, d.m.th. me qenë kundër Zotit.
Me qenë musliman i mirë, do të thotë ta duash atdheun tënd, tokën tënde, dhe të jesh qytetar shembullor dhe besnik.
Andaj, në pyetjen nga titulli “A është islami kompatibil me patriotizmin?”, ne përgjigjemi: Patriotizmi është kompatibil me islamin, por jo nacionalizmi dhe partizmi fanatik.



Senad Agiq

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi