Dr. Ahmed Nasri
Vërtetë ummeti islam posedon një fond të hatashëm të eksperiencës historike dhe civilizuese, po ashtu posedon veçorit dhe karakteristikat të cilat prezantohen në atributet e drejtësisë, bujarisë dhe humanizmit e të cilat ende nuk janë prezent tek popujt tjerë pavarësisht asaj se sa do që ata të pretendojnë për përparim dhe civilizim. Ku këto shoqëri ende nuk mund të shpëtojnë prej favorizimit, fanatizmit dhe shpirtit armiqësor përball tjetrit. Po ashtu këta endevuajnë prej arrogancës dhe civilizimit vetjak e që të gjitha këto i çojnëderi te kontraversat dhe konfliktet, këto bëjnë që të humbtek ta kuptimi ihumanizmit tek civilizimi e qytetërimi i tyre dhe kështu kjo të jetë e vazhdueshme tek civilizimi dhe historia e tyre. Por problemi që ka mbetur në mesin e ummetit islam është largimi nga veprimi civilizues dhe dalja prej betejës për ta mbrojtur civilizimin; ku është dobësuar hapësira ndikues e ummetit islam. E shkaku ështëmungesa e projekteve të rëndësishme civilizuese e prej tyreështë projekti indryshimit, analiza gjithpërfshirëse ligjevedhe synimeve, fuqia shkencore dhe praktike për të pa një alternativë dhe mundësi për të bërë ndryshime dhe për të arritur deri tek mundësia dhe realizimi i ngritjes civilizuese.
Pritja
Si problem tjetër nga i cili po rënkon ummeti islam është pritja derisa civilizimi i tanishëm vetë të flasë duke mosbërë kurrfarë reforme dhe konsolidimi. Pra, duke mos ditur shkencërisht atë se ngritja dhe rizgjimi kanë kushte, rregulla,profesionalizëm dhe mekanizëm. Prandaj, duke i ditur ligjet dhe shumicën e projekteve që mundësojnë realizimin e projektit për ndryshim të gjendjes dhe për të arritur deri te sjellja e një alternative të kërkuar në mënyrë të prerë nga besimi dhe për shkak të përhershmërisë së mesazhit islam pavarësisht sfidave dhe kundërshtarëve. Pranimi spiritual, shkencor dhe praktikë argumentojnë se ngritja e ummetit islam kërkon dije dhe punë për tu ripërtëri, për tu kristalizua shenjat e civilizimitdhe humanizmit nga gabimet e veta me anë të besimit-imanit, për të nxitur rolin veprues, rizgjuese dhe gjallërues, marrja në konsideratë e ligjeve të ndryshimit civilizues. E gjithë kjo duhet të realizohet sipas shpjegimeve gjithpërfishrëse kur’anore duke realizuar projektet e udhëheqjes dhe prosperitetit vetëm e vetëm për të arritur tek praktikimi i ndryshimit të shpresuar dhe realizimi i alternativës së kërkuar.
Urdhëresa - mesazhi islam dhe ndryshimi
Vërtetë urdhëresa-mesazhi islam për realizimin e ndryshimit nuk është ndonjë produkt jo natyrshëm dhe i parealizueshëm që do ta plogështonte fuqinë e njeriut, porështë një produkt i natyrshëm dhe që njeriu ka mundësi ta dirigjoj dhe të veproj me të sipas vullnetit të tij. Kjo liri e zgjedhjes së veprimit është brenda kornizave të sistemit të vetëm e të përkryer të cilin e ka sjell mesazhi islam. Është një produkt që buron nga liria e zgjedhjes dhe e vullnetit e jo nga dhuna e presioni. Për këtë njeriu mysliman mund të jetë aktori i ndryshimit, ngase ky e praktikon në jetën e tij sipas normave që kanë për qëllim ndërtimin e civilizimit dhe të historisë. Kanë ardhur ajete kur’anore që e trajtojnë realitetin
e keq e të cilin e lidhin krejtësisht me vullnetin e njeriut :
“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).”(Err rrum: 41).
Vërtetë janë përhapur fatkeqësitë dhe dhimbjet njerëzimit për shkak se njeriu e ka lirinë e zgjedhjes në veprime, qofshin veprimet e tija private apo edhe shoqërore. Pra, njeriu është ai i cili i ka shkaktuar këto dhimbje, ngase ai është i cili bëhet shkak në rregullimin e jetës civilizuese dhe ambientit ku jeton. E gjithë kjo bëhet për shkak se njeriu posedon lirinë e zgjedhjes në veprimin e disa çështjeve.
Ndryshimi i njeriut
Atëherë, si projekt bazë për të ndodh ndryshimi, është që të fillohet me vetë njeriun duke organizuar se si të veproj me lirin e veprimi që e posedon ai. Kjo argumentohet me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).”(El-Enfal: 53)
Andaj ndryshimi i jetës është pengë i ndryshimit të brendshëm dhe parapërgatitjes për këtë ndryshim. Kjo ndodh kur personi i ndryshon mendimet, parashikimet dhe ndjenjat e tija përballë çështjeve me të cilat përballët dhe përballë veprimeve të shoqërisë nga e cila është i rrethuar. Feja islame është angazhuar që njeriut mysliman t’i ofroj një program edukues për ndryshim, e që ky program i jep skemën me të cilën duhet të përballoj problemet në këtë jetë me përpikëri dhe mençuri dhe që t’i kristalizohen atij bazat e përgjegjësisë së plotë ndaj jetës. Andaj mu për këtë duhet të takohen ndryshimi meditor, shpirtërore dhe shkencor me ndryshimin veprues dhe se kështu realizohet kreacioni i ri islam e që më anë të këtij -qoftë individi apo shoqëria- do të mundësohet riformimi i kulturës dhe civilizimit. Vërtetë kreacioni i individit ndërtohet mbi bazat e prezantimit të veçorive të tija humane të larta dhe me pastrimin e tij të brendshëm si nga të këqijat dhe veprimete ndyta të pasionit-epshit. Po ashtu bazohet edhe mbi bazën e motivimit për përsosjen e njerëzisëpër zhvillimine të medituarit të pastër ideor e shpirtëror dhe përsosjene karakterit; duke u nisur nga parimet e shëndosha, nëqëllimet e pastra e të larta, në moralin e shëndosh dhe në formimin e lidhjeve me të cilat realizohet uniteti, solidariteti dhe drejtësia, e që në të njëjtën kohë pengohet përçarja, telashet, shkatërrimi dhe konfliktet.
Njeriu është modifikues i civilizimit
Me këtë mund të themi se ne e ndërtojmë civilizimin njerëzor mbi bazat që janë të mbështetura në solidaritet, ekuilibër dhe në lëvizjen për rizgjim e stabilitet dhe se kështu realizohet projekti i ndryshimit shumë të kërkuar. Umer Ubejd Hasneh thotë: “Vërtetë njeriu në civilizimin islam konsiderohet një krijesë që është i ngarkuar me obligime, që posedon aftësinë e të menduarit dhe që ka të drejtën e zgjedhjes në disa veprime, andaj ky konsiderohet modifikuesi i civilizimit, i mjeteve, qëllimeve dhe standardeve të civilizimit. Vërtetë peshohet civilizimi mbi bazën e fuqisë që mund të realizohet ajo që njeriu të jetë me kuptimin e plotë si njeri, mbi bazën e talentit, mbi aftësitë e mundësisë së ballafaqimit me çdo pengesë, për realizimin e perceptimit autonom, për harmonizimin e kësaj gjithësie me jetën dhe për ngritjen e njeriut në shkallë të lartë. Të gjitha këto janë që njeriu sa më mirë të kryej detyrën e vetë në ngritjen e civilizimit me të cilën është nderuar njeriu. Pasi që njeriu është mjeti veprues i civilizimit e që në të njëjtën kohë kjo është edhe qëllimi i tij, prandaj vërtetë implementimi i civilizimit do të jetë i sfiduar prej shumë rreziqeve dhe se shumicën e pasojave e ka nga vetë njeriu për shkak se njeriu i ka njohuritë e kufizuara e relative, për shkak se ai ka lakmi të llojllojshme e që përveç këtyre është si shkak edhe pamundësia e të kuptuarit të padukshmes se ku e ka fillimin e ku mbarimin dhe se kjo vazhdimisht shkakton tek ai shqetësime... Andaj mu për ketë shtohet nevoja për një Këshillues se si të përdoren aftësitë fizikedhe një Udhëzues se si të sillet njeriu në jetë por që ky të jetë që ka njohurit absolute që nuk është i përkufizuar në kohë dhe në vend...
Ne mund të themi: vërtetë civilizimi perëndimor edhe pse ka arritur në disa aspekte të ngritët dhe të triumfoj ndajcivilizimeve tjera, por ajo që është me rendësi është se duhet shikuar përfundimin e çështjes e jo sukses i përkohshëm. Shumicën e gjërave që na i ka treguar neve historia janë vërtetë argumente të civilizimit; pra besimet dhe idetë mbesin gjithmonë më të fuqishme se çdo politikë dhe se vlerat e atij që ka pësuar disfatë në aspektin ushtarak janë shumë të fuqishme se vetë ushtria triumfuese. Vërtetë civilizimi islam ka pësuar shumë disfata, eksploatim dhe pushtim, por përfundimi ka qenë ai që pushtuesi e ka përqafuar civilizimin e të pushtuarit. Këtë nuk mund ta hasim askund pos në historinë e civilizimit islam, arsyeja është se ky civilizim është i natyrshëm është vetë civilizimi i njeriut.
Mesazhi i njeriut të kulturuar
Por, cilat janë mjetet legale për ndryshim? Përgjigja për këtë pyetje është e strukur në vetë njeriun si veprues i ndryshimit, kjo është ngase ngritja e civilizimit dhe e veprimit në mënyrë legale për të bërë ndryshime është mesazhi i njeriut të kulturuar i cili në bazë është i arsimuar, i cili është i angazhuar që të bëjë ndryshime të brendshme dhe të veproj sipas motivimit të imanit-besimit me qëllim të ndërtimit të vlerave të civilizimit të mbarë njerëzor sikur që kishte ndodhur me shoqërinë e qytetërimit botëror (Medinës) ku këtë qytetërim ekishte themeluar i Dërguari i Allahut... Myslimani i kulturuar është ai i cili e krijon kulturën islame historike e cila ka bartë me vete farat e civilizimit botëror ku do që ka shkel ky civilizim gjatë shekujve ... Pra, “njeriu i kulturuar” është kritik shoqëror, ai është person që e preokupon jeta e shoqërisë duke u angazhuar që t’i tejkaloj të gjitha pengesat dhe sfidat vetëm e vetëm për të mirën e shoqërisë. Vërtete si detyrë e myslimanit të kulturuar është kontributi kryesor për implementimin legal të ndryshimit duke sjell kulturë progresive, duke sjell vlerat e larta njerëzore, fundamentale, të domosdoshme dhe lirimin e njeriut - qoftë si individ apo shoqëri- nga disfatat e personalitetit dhe duke u përqendruar në rikthimin e civilizimit shumë të kërkuar, në formimin e shoqërisë njerëzore mbi bazat e drejtësisë e bamirësisë e duke e shkatërruar arrogancën, duke realizuar ndërtimin e tokës, duke vepruar në mënyrë legale sundimin dhe qeverisjen e saj.
Implementimi i ndërtimit të civilizimit të kërkuar
Ne në fakt kemi nevojë për një të kulturuar i cili do të angazhohet në udhëheqjen e ndryshimit legal me qëllimin e arritjes së implementimit të civilizimit të kërkuar për gjithë njerëzimin dhe për ta nxjerr ummetin islam nga anarkia, braktisja, kolapsi, copëtimi i neveritshëm, hallakatja e mënyrave të veprimit, dhuna politike, varfëria dhe mundimi... Të gjitha këto pengesa janë që sfidojnë ndryshimin legal dhe reformimin e arsyeshëm dhe se myslimani i kulturuar i udhëheq bijtë e këtij ummeti në arena të ndryshme vetëm e vetëm që të rregulloj ardhmërinë e tyre të pritur. Ky veprim behet kështu:
E para: Çlirimi i njerëzve nga frika e disfatës, motivimi i tyre për liri dhe unitet dhe implementimi i civilizimit i mbështetur në vullnet, zgjedhje të lirë dhe në fuqinë shpirtërore që shpije vetëm përpara kah përparimi.
E dyta: Përcaktimi i qëndrimit të civilizimit islam, e kjo të behet duke i studiuar trashëgimitë tona të civilizimit dhe rileximi tyre sipas programeve të reja e që në këtë mënyre të kemi nën pronësi të kaluarën tonë, të ndërtojmë të tashmen dhe të jemi të përgatitur për të ardhmen.
E treta: Duke u përgjigjur në këto pyetje: A është feja islame adekuat për gjendjen eventuale e cila është shumë gërshetuar? Si të veprojmë me fenë islame në këtë kohë? Si të anashkalojmë gjendjen tonë të trashëguar që ne të jemi të atillë që t’i bëjmë konkurrencë të tashmes dhe të udhëheqim njeriun në bregun e sigurisë? Përse perëndimoret kanë përparuar- sipas asaj që thotë Shkib Arslani- e neve kemi mbetur prapa edhe përkundër asaj që ne jemi myslimanë?..
Përgjigja kërkon nga myslimani i kulturuar-arsimuar që të përqendrohet në tri çështjet e veprimit në implementimin e ndryshimit të legalizuar.. Si të veprojmë ne me shpalljen? Si të veprojmë ne me kohën eventuale? Si të veprojmë ne me mendjen?
Lëvizjet e sjelljes njerëzore
Për të kuptuar shpalljen dhe mësimet e saj duhet angazhuar logjikën me aq mundësi sa ka ajo; pra nuk mund të kuptohet shpallja dhe praktikimi i saj me eventualitetin pa e angazhuar mendjen dhe po ashtu duhet kuptuar gjendjen eventuale dhe kërkesat e kohës në mënyrë shumë të përpiktë. Të kuptuarit e rrethanave aktuale nuk mund të behet duke u bazuar vetëm në paragjykim dhe vlerësim personal, por ky kuptim është i qartë dhe i përpiktë kur është i mbështetur në fakte të qarta. Mbi këtë parim myslimani i arsimuar duhet të veproj kështu:
E para: që të meditoj në programin e definuar në Kur’anin Fisnik me qëllim që të sheh se shkatërrimi dhe ndërtimi i civilizimit botëror është i vazhdueshëm në historinë e njerëzimit; kjo d.m.th. se me kalimin e kohës ndodhin ndryshime të shumta, andaj sa herë që të plotësohen kushtet dhe të përgatitet tereni vendosen vlerat e civilizimit të cilat janë të përhershme edhe pse ndryshojnë format, emrat dhe mjetet!.. Ky lloj i konceptit na bënë neve të gatshëm për t’i kuptuar sfondet të cilat e lëvizin sjelljen njerëzore, na ofron neve njohuri të mjaftueshme me qëllim që të mundemi të futemi thellë në brendësi dhe në bazë të çështjeve-problemeve e që të mos ndalemi vetëm në anët dytësore të cilat në anën e jashtme mund të dukën si të dobishme por në brendësi janë të dëmshme – edhe po qe se nuk mund të themi se krejtësisht janë të dëmshme- por pas një studimi dhe meditimi do të arrij të kuptojmë se ajo ishte vetëm një shkumë që zhduket: “Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. “ (Err-Rr’ad: 17), po, kjo është korniza gjithëpërfshirëse e lëviz myslimanin e arsimuar që të bëjë ndryshime.
E dyta: Që të përcaktoj qëndrimin e njohurisë së vetë dhe qëndrimin e njohurisë së tjetrit, por kjo kërkon një program shkencor për të lexuar vetveten dhe për të kuptuar shkaqet e prapambetjes, regresit e keqësimit të gjendjes. E po ashtu kjo kërkohet për leximin e tjetrit me qëllim të njohjes së shkaqeve të përparimit dhe mjeteve me të cilat është ndërtuar ky përparim. Leximi i vetvetes nuk është një gjallëri automatike nga prapambeturitë e së kaluarës apo kopje torollake e kulturës së të parëve e as habitje me tjetrin (perëndimin). Mirëpo leximi i vetvetes është një mjetë që mundëson leximin e mendimeve të më hershme se si të bëhet ndryshim dhe reformim në bazat e njohës së koncepteve dhe në parimet e veprimit praktikë. E kjo realizohet me motivimin e besimit islam për ndërtimin e civilizimit të ri. Duhet pasur parasysh atë se kjo nuk mund të vije në shprehje pos nëse rikthehemi në leximin e civilizimit tonë me sy të ri, me eskortën e eksperiencës historike e civilizuese e cila e udhëheq shoqërinë islame qysh prej përplasjes me civilizimin perëndimor.
Eskorta efektive
Eskorta efektive transferohet prej metodës së eksperiencës së vetme për ummetin islam në rishikimin dhe orientimin e saj kah rizgjimi dhe prezantimi i civilizimit edhe kjo duke u mbështetur në argumentet dhe fundamentet islame. Dhe ky lloj i leximit do të na bëj neve të mundur që të posedojmë trashëgiminë, eksperiencën historike dhe civilizimin, e që kështu ne do ta ndërtojmëtëtashmen tonë dhe do të shikojmë për të ardhmen. Me ketë mjet ne do të mundemi që të rizgjohemi dhe se nuk bijnë nën ndikimin e propagandave të vazhdueshme të cilat nxisin në ndërtimin e modeleve perëndimore. Por ne duhet të shërbehemi me shpjegimet dhe programet e shëndosha të cilat burojnë prej trashëgimisë sonë historike dhe njerëzore, e që më pastaj të posedojmë fuqinë e zgjidhjes së problemit dhe analizimit të tij. Po ashtu të lëvizim të menduarit tonë në atë qëështë në pajtim me eksperiencat shkencore bashkëkohore derisa të bëhemi konkurrent në civilizimin e kërkuar. Vërtetë këto mjete duhet të realizohen në një moment të vetëm, pra të posedojmë njohuri shkencore për trashëgimin kulturore e më pastaj të rifreskojmë të menduarit tonë bashkëkohor. Nga këtu ne bëjmë lidhjen e të kaluarës me tashmen për ta ndërtuar të ardhmen, por jo vetëm kaq, ne do t’i japim civilizimit islam dhe historikut të saj rolin e parë për të bërë ndryshime me qëllim të ndërtimit të civilizimit dhe rikthimit të prosperitetit. E kjo është që ne t’i kuptojmë ligjet e ekzistencës dhe t’i kuptojmë etapat e civilizimit, shkaqet e ndërtimit të civilizimit, zhvillimit dhe rënies. Kështu do të veprojmë derisa ne të jemi të gatshëm që të kuptojmë logjikën e konkurrencës së civilizimit duke qenë kritikë real pa pasur presion dhe dhunë. E kështu me pastaj ne të zotërojmë të tashmen tonë duke e zotëruar edhe të kaluarën tonë, apo duke e zotëruar të kaluarën tonë të zotërojmë edhe të tashmen tonë me një kuptim të drejtë dhe pa kurrfarë gjymtimi. Ky është një ndërtim me etapa graduale që i përcakton etapës së dytë që të kthehet në etapën e parë të ndërtimit. Kjo shpreh tolerancë të madhe të të menduarit, hapje gjithëpërfshirëse, shikim të eventualitetit faktit, rikujtim i të padukshmes dhe historisë... Kjo është që të vendosen tiparet e para për legalizimin e ndryshimit dhe ndërtimin e civilizimit njerëzorë që edhe ne t’i përkasim atij, ky civilizim të ketë burimin prej vetes sonë, të ndjemë ne efektin e këtij civilizimi së bashku duke mos pasur obligim ndaj nesh prej dikujt tjetër.
www.hiramagazine.com. nr 20. 2010.
Përktheu nga arabishtja: mr.sci. Flamur Sofiu