Prof. Dr. Muhamed Tevfi k Ramadan El-Buti
Kurani famëlartë ka vënë disa themele a baza të bashkëveprimit tonë me jomuslimanët, të cilat do t’i sqarojmë në vijim:
Përgjegjësia e gjymtyrëve
* Të gjykuarit në çdo rast mbi parimin a peshoren e logjikës dhe shkencës në gjithë atë që ua paraqesim të tjerëve apo që të tjerët na paraqesin neve. Kurani famëlartë na ka obliguar që të mos ndjekim përveç asaj që ngrihet mbi parimin apo themelet shkencore:
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri” (El Isra, 36).
Elementi i dijes gjendet te çdo njeri përmes asaj që Zoti ia ka dhuruar, siç janë shqisat dhe intelekti; Allahu xh.sh. thotë: “.. sepse të dëgjuarit, të parët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi” (El Isra, 36).
Kur’ani gjithashtu na ka tërhequr vërejtjen për fanatizmin dhe këmbënguljen për ndonjë çështje pa argument, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ose jo për pasimin e të parëve. Zoti thotë: (Shih:El Bekare, 170), apo për aspektin e nënshtrimit ndaj dëshirave personale dhe epsheve. Zoti thotë: “... e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut”. (Sad, 26). Kurani gjithashtu sqaron qartë se besimi është një vizion shkencor, duke thënë:(Shih:ElBekare, 111). Ai gjithashtu refuzon çaktivizimin e dhuntive të njohurisë e të të kuptuarit dhe një gjë të tillë e konsideron si ulje dhe denigrim në nivelin njerëzor: (Shih: El Araf, 179).
* Duke u bazuar në këtë, muslimanët disenjuan një metodë-model me qëllim të arritjes tek e vërteta, dhe obliguan vetveten e tyre me atë metodë-model në raste dialogu të tyre me të tjerët. Ata thanë: ‘Nëse je transmetues- bartës, atëherë ta thuash të vërtetën, e nëse je pretendues, atëherë duhet ta argumentosh atë’; argumenti i dispozitës materiale është argument material që i nënshtrohet praktikës dhe vëzhgimit. Argumenti i së vërtetës logjike është një argument logjik. Ndërkaq, për sa u përket çështjeve të fshehta (gajbijateve metafizikës), të cilat logjika nuk ka mundësi t’i njohë vetvetiu dhe të cilat nuk i nënshtrohen argumentit fizik, atëherë këtu gjen shprehjen lajmi i vërtetë, për të cilin kanë treguar argumentet logjike dhe e kanë vërtetuar atë.
* Gjatë dialogut jemi të urdhëruar të praktikojmë parimin “dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira” (En-Nahl, 125), dhe të disenjojmë gjurmët e etikës në dialog i cili nuk e obligon tjetrin me dispozitat tona dhe pranimin e bindjeve tona, por ne e parashtrojmë idenë tonë duke pasur në konsideratë gjithherë çështjen e argumentit duke supozuar qëndrueshmërinë e dispozitës sonë ose paqëndrueshmërinë e saj për t’i dhënë mundësinë tjetrit që të japë mendimin e tij. (Shih:Sebe, 24-25); e ngriti çështjen e padisë dhe e dha versionin e dispozitës së tij, në të cilën është i bindur e më pastaj e hapi sferën e dialogut duke i lënë tjetrit mundësinë e vërtetësisë së të kundërtës, duke pranuar atë që është e argumentuar duke thënë: “E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme”!; më pastaj, me një formë shumë të butë, ua mbylli rrugën pretendimeve dhe akuzave të drejtuara ndaj nesh, duke e sqaruar se secili njeri është peng i veprës së tij. Mirëpo, kjo ka ardhur me një stil shumë të butë dhe të mirësjellshëm: “Thuaj: “Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona” d.m.th. në atë çfarë po na akuzoni ne “e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju”! (Sebe, 25) dhe nuk ka thënë në gabimet tuaja. S’ka dyshim se kjo thirrje-ftesë e qetë, e butë dhe e ngrohtë për një dialog me qëllim të arritjes tek e vërteta, nuk përmban në veten e saj ndonjë kuptim të detyrimit a shtrëngimit, ajo thjesht është një stimulim dhe nxitje ndaj logjikës dhe mendjes për të kërkuar të vërtetën. Më pastaj vjen paralajmërimi që përgjegjësinë e kërkimit ia bart mendjes, paralajmërimi është ndaj gjykimit aventurier, i cili është larg nga vendimi i lirë dhe logjik e i natyrshëm: (Shih:El Kehf, 29). Megjithëse nuk është e drejtë jona që t’ia imponojmë tjetrit besimin: (Shih:El Bekare, 256).
Roli i thirrësit
Detyra e thirrësit në misionin e tij është që t’ua kujtojë njerëzve dhe t’i ftojë ata,kjo na bën të bëjmë dallimin në mes dy gjërave:
1. Rolit të thirrësit në thirrjen e tij, duke pasur në konsideratë se nuk është e drejtë e tij që t’ua imponojë njerëzve pranimin e saj.
2. Përgjegjësisë së njeriut që ta kërkojë të vërtetën dhe t’i përkushtohet asaj. Kjo e obligon thirrësin në të vërtetë që në diskursin e tij të ndjekë një metodologji të urtë, të cilën e paraqitëm më lart, duke pasur në konsideratë se të dy palët kanë të drejtë, dhe të mos ngutet për të gjykuar a priori në kotësinë
e palës tjetër. S’ka dyshim se dialogu me palën tjetër, duke u nisur nga parimi i argumentit dhe i provave, është në përputhje me respektin njerëzor e human dhe ngritje e vetes dhe palës tjetër në vendin e merituar për çdonjërin prej tyre. Po e përsëris edhe një herë se përgjegjës për shfaqjen e imazhit të diskursit fetar tek të tjerët jemi “Ne”. Nëse imazhi është i mirë, atëherë ky është si rezultat i paraqitjes sonë të mirë, e nëse është e kundërta, atëherë ne jemi përgjegjës për deformimin e tij.
Diaspora Islame sot në Botën Perëndimore ose jashtë Botës Islame, është imazhi i cili para të tjerëve përkthen realitetin e fesë Islame në pore të ndryshme të jetës. Dhe s’ka dyshim që fokusimi është tek ata për ta paraqitur fenë Islame përmes sjelljeve dhe veprimeve të tyre. Dhe duhet të thuhet e vërteta: se shumë probleme të Botës Islame dhe shumë sëmundje, të cilat gjenden në vendin e tij, barten dhe shfaqen me një mikrografi dhe ngjyra të ndritshme. Prej këtyre problemeve, më i rrezikshmi është problemi i dukurisë së përçarjes dhe ndarjes, të cilën të tjerët e konsiderojnë si një argument bindës për shtrembërimin e fesë sonë dhe abuzim me botëkuptimet e saj. Bile mund të ndodhë që ata vetë të nxisin shkaqet e përçarjes, me qëllim që t’i vështrojnë reagimet e tyre, dhe më pastaj fokusimin e tyre e përqendrojnë tek reagimet e tyre me qëllim që të thonë - ja ky është Islami!.. Prej problemeve më të rrezikshme është injoranca e muslimanëve ndaj mësimeve të fesë së tyre. Nëse muslimanët, në Botën Islame janë injorantë në një formë a segment të caktuar,atëherë myslimanët jashtë Botës Islame janë edhe më shumë injorantë. Sepse ata janë më larg mundësive për përmirësimin e disave prej gabimeve të tyre. Për këtë arsye shumë veprime të tyre reflektojnë nevojën e njohjes reale të Islamit, dhe ato shfaqin një imazh shumë negativ ndaj të vërtetave islame, mëshirës dhe madhështisë së Islamit.
Metodat e thirrjes dhe zhvillimet bashkëkohore
Zhvillimet bashkëkohore kanë bartur tek ne dy çështje kontradiktore:
E para negative: ato janë reagimet jo të sakta nga disa persona që nuk kanë njohuri rreth fesë së tyre, dhe si pikënisje të tyre kanë reagimin karshi disa qëndrimeve negative ndaj Islamit, si nga aspekti i besimit, i legjislacionit dhe i adhurimit. Ata, në vend që ta përfaqësojnë edukatën e besimit që na e ka mësuar Pejgamberi ynë a.s. në metodën e bashkëveprimit me jomyslimanët dhe dialogimit me ta përmes metodës më të mirë, dhe se dërgimi i Pejgamberit a.s. ishte mëshirë për të gjitha botët, në vend të gjithë kësaj ata u ballafaquan me njerëzit me forcë, me dhunë e mizori, ndërsa Pejgamberi a.s. thotë: (Përgëzoni e mos largoni), ndërsa të tillët vazhduan t’i largojnë njerëzit e të mos i afrojnë ata. Në këtë mënyrë ata e realizuan qëllimin e keqdashësit, i cili e pengon të vërtetën dhe ndal përhapjen e saj. E dyta pozitive, dhe kjo përfaqësohet në më shumë se një komponent:
* Vetëdijesimi shkencor i shoqërisë bashkëkohore perëndimore, gjë që e e ka bërë atë më të përgatitur për t’i kuptuar të vërtetat e fesë Islame.
* Etja shpirtërore, nga e cila vuan njeriu në Perëndim dhe nuk po e gjen atë që i shuan etjen e tij.
* Lehtësia e vështrimit të fesë Islame përmes shumë njerëzve të diasporës në Botën e jashtme, përmes mjeteve të komunikimit e kulturës dhe përmes komunikimit kulturor në mes popujve, gjë që ka lehtësuar mundësinë e zhvillimit të dialogut nga larg, ose përmes takimeve shkencore dhe kulturore që realizohen këtu apo atje.
* Degradimi serioz, nga i cili vuan shoqëria bashkëkohore, veçanërisht në Perëndim, ku familja tashmë është shkatërruar e shoqëria është shkapërderdhur dhe janë përhapur shumë sëmundje shpirtërore, për të cilat edhe sociologët dhe psikologët nuk po gjejnë zgjidhje.
Kushtet e suksesit të diskursit fetar në Perëndim
Diskursi islam duhet të bartë në brendësinë e tij domethënien e idesë së qartë rreth të vërtetave të çështjeve të besimit të tij dhe të përqendrohet në argumentet e tij shkencore. Të bartë botëkuptimin human, të cilin ia paraqet botës mbarë, përmes të cilit shëron plagët e tij, zgjidh problemet e tij sociale e psikologjike dhe çrregullimet mendore që e bëjnë njeriun të ndiejë një lloj skizofrenie në personalitetit e tij dhe një presion psikologjik. Perëndimit ia kemi parë edhe hajrin edhe sherrin. Tani ka ardhur koha t’i tregojmë që ne, përballë mirësisë së tyre, jemi të gatshëm të paraqesim mirësinë tone, për të cilën ka nevojë. Mirëpo ne nuk mund t’ia paraqesim Perëndimit imazhin tonë të qartë përveçse me masën me të cilën e praktikojmë atë në sjelljet dhe veprimet tona si dhe lidhshmërisë tonë ndaj Zotit xh.sh.. Ne kemi nevojë për Perëndimin, edhe Perëndimi ka nevojë për ne, atëherë pse të mos takohemi me atë në çështje të mira?
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Mr.Vedat Shabani
Burimi: www.hiramagazine.com nr; 10