Leximi i Kuranit për të vdekurit

Fetva nga Husein ef.Xhozo

Husein ef.Xhozo është një figurë markante në mesin ulemave të Bosnjës ne shekullin 20. Studioi në Al-Azharin e famshëm para Luftës së Dytë Botërore dhe ka punuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira në Jugosllavinë komuniste të Titos. Ai ka shkruar disa artikuj dhe fetva në periudhën e atëhershme islame.
Në fetvatë e tij rahmetliu Xhozo ka shqyrtuar në mënyrë të përsëritur çështjen e leximit të Kur'anit për të vdekurit. Përgjigjet e tij janë mjaft interesante. Ai e përfaqëson qëndrimin se Kur'ani mund të lexohet për të vdekurit dhe se nga kjo ata kanë dobi, por lexuesi nuk guxon të merr asnjë kompensim. Leximi i Kura'nit me kompensim, është përdhosje e Kur’anit si udhëzim i Zotit për njerëzit, konsideron Xhozo.
Ky keqkuptim i ka arsyet e veta:
1. Orientimi i përgjithshëm për vdekjen dhe te i vdekuri, i cili ka ndodhur me muslimanët në kohën e dekadencës. Ky është deformim i madh i Islamit, sepse sipas rregullave islame është dhëne vetëm kuptimi metafizik -eskatologjik. Ky kuptim i Rregullave të kësaj bote është injoruar plotësisht. Është ndërpre leximi i Kur'anit për të gjallët, në vend se t'iu shërbejë si rregull apo si udhëzim në jetë. Ai tani u lexohet të vdekurve, edhe pse është mjaft e qartë se ai erdhi për njeriun e gjallë për ta mësuar se si të jetojë dhe nëpërmes jetës së kësaj bote ta fitoj lumturinë e përjetshme në botën tjetër. Për shkak të këtij orientimit të gabuar, ka ardhur deri te keqpërdorimi i Kur'anit, sepse ka filluar të përdoret për çdo gjë, por jo për atë që është dedikuar, konstaton Xhozo.

2. Arsyeja e dytë është komercializimi i ritualit. Shumë inovacione (bid'ate), zakone dhe ide të gabuara që kanë marrë karakteristikë të besimit, janë krijuar për arsye komerciale, konsideron Xhozo.
Prandaj, në një nga fetvatë e tij, rahmetliu Xhozo porositë: "Është momenti i fundit që t'i kthehemi të gjallëve dhe të fillojmë që Kur'anin t'ua mësojmë të gjallëve. Ai erdhi për t'i mësuar të gjallët si të jetojnë. Ai u shërben të vdekurve vetëm aq sa kanë jetuar me të, dhe aq sa i kanë aplikuar në praktikën e përditshme principet e tij."
Rahmetliu Xhozo, me entuziazëm të madh është angazhuar për korrigjimin e raportit të gabuar të cilin një numër i konsiderueshëm i muslimanëve e kanë ndaj Kur’anit. Në fetvan nr. 358, ai thotë:
"Çështja e përmirësimit të gabimeve dhe keqkuptimeve të cilat kanë marr karakter të besimit të vërtetë nuk kaloi ashtu lehte dhe thjeshtë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Prandaj, rezistenca aspak nuk na shqetëson. Leximi i Kur'anit për të vdekur me kompensim është një detaj i orientimit të gabuar dhe qëndrimeve të gabuara ndaj Kur'anit. Kur'ani ka përfunduar të jetë ligji i jetës. E mbajmë në shtëpi për bereqet. Shkruajmë hajmali nga ai dhe ua lexojmë te vdekurve ... Kënaqemi me muzikalitetin dhe në mekamin e bukur. Do të ketë shumë vështirësi në ndryshimin e këtij koncepti. Tashmë, është në proces fillimi i ndryshimit, por kjo do të zgjasë shumë. Për hir të së vërtetës, dëshirojmë të themi se në veprat e besueshme të fik-hut dhe të autorëve të besueshëm dhe fakiheve të njohur, fare nuk vjen në konsiderim pyetja për këndimin e Kur’anit të vdekurve me të holla. Pyetja e vetme që parashtrohet është për sevabin dhe korrektësinë e leximit te Kura'nit për të vdekur, pa të holla: a ka dobi i vdekuri nga leximi i tillë apo jo. Leximi i Kur'anit për të vdekurit lejohet me kusht vetëm nëse lexuesi nuk kërkon kompensim për lexim."(Fetva, I, 335)
Kur e pyetën "nëse mund të shiten hatmet e përfunduara, siç bëjnë disa", Husein ef. Xhozo u përgjigj: "Duhet ta dimë një herë e përgjithmonë se Kur'ani nuk lejohet në asnjë formë të tregtohet. Tregtia me vargjet kur’anore paraqet një mëkat të rëndë. Në shumë vende në Kur'an dënohet ashpër një punë e tillë e pistë. Nuk ka asnjë dyshim se shitja e hatmeve të përfunduara është tregti e ndaluar. Me të vërtetë është poshtërim dhe fyerje e madhe ndaj Kur'anit, ta përfshijmë në spekulimet tona dhe ta shndërrojmë në mjet për arritjen e interesave tona egoiste materiale." (Fetva, I, f. 98)
Për pyetjen: "nëse për leximin e Kur'anit për të vdekurit mund të marrë hedije, pa marrëveshje paraprake për çmimin", rahmetliu Xhozo u përgjigj:
"Ne shumë herë e kemi përsëritur qëndrimin e Islamit për leximin e Kur'anit të vdekurve për para. Ndërrimi i emërtimit dhe ndryshimi i pagesës ne hedije, është tregim i thjesht dhe spekulim i pa lejueshëm. Kemi parë spekulime të ngjashme dhe mashtrime transparente te shitja e Kura'nit në Turqi. Në vend të fjalës çmim, shkruan hedija 800 lira. Kjo lojë, sado që shprehja është një reflektim i një kuptimi formal, naiv dhe primitiv, ajo, thjeshtë paraqet një spekulim të madh. Edhe iskati-salat (namazi i cili falet për të vdekur me qëllim që t’i liroj nga përgjegjësia për namazet të cilat nuk i kanë falur) në formë te devrit, qëndron në të njëjtën bazë spekulative. Ne e mbështesim - porosisim dhe preferojmë që, në vend të hatmes dhe tevhidit, të dërgohen kontribute Medresesë, me kusht që sevapet e këtyre kontributeve t’i dedikohen shpirtit të të ndjerit-rës, në emër të të cilit dërgohet, pa kërkuar nga Medreseja leximin e hatmes. Kjo është në përputhje të plotë me mësimet e Islamit. Nga ky kontribut i vdekuri me të vërtetë do të ketë sevape të madh. Atij do të vazhdoj t’i rrjedh një pjese e sevapit përgjithmonë nga të gjitha veprat e mira që bëjnë nxënësit e Medresesë, të cilat ua kanë bërë të mundur këto kontribute." (Fetva, II, f. 83)
Fetvaja nr. 437, pyetja: "A ka mundësi që të vdekurit t'i dhurohet këndimi i Jasinit përmes audiokasetave?
"Nuk lejohet këndimi i Kur'anit të vdekurve përmes audiokasetave. Të vdekurve u dhurohet sevabi nga leximi. Në mënyrë të veçantë, këtë sevap e dhuron lexuesi, sepse ai e ka fituar, për shkak se është i tij. Vetëm ai mund ta dhuroi. Audoikaseta nuk ka asnjë sevap nga leximi, as nuk mund t'ia dhuroi dikujt tjetër. Audiokaseta nuk lexon me qëllim e as me vetëdije. Prandaj, nga këtu del vlefshmëria e pretendimit se Kur'ani nuk mund t'u lexohet të vdekurve me para. Thamë se vetëm lexuesi mund të dhurojë sevapin e tij të vdekurit nga leximi. Nëse ai e shet atë sevap ose e paguan, atëherë ai nuk mund ta dhuroi atë, sepse ai e ka shitur dhe nuk është më pronari i tij. Ky sevap nuk është bërë pronë e blerësit, për shkak se është humbur dhe anuluar në një shitblerje të palejueshme. Gjithashtu, për të njëjtën arsye, shuma e dhënë si kompensim për lexim, e ka humbur cilësinë e sadakasë sepse nuk është dhënë si lëmoshë, por si kundërvlerë e leximit, për këtë arsye i vdekuri nuk ka asgjë nga ajo shumë. Leximi i Kur'anit të vdekurve me para, paraqet një akt të ndaluar të shitblerjes, në të cilën, pas kësaj, anulohet edhe sevapi i leximit me të holla. Të vdekurit, nga e gjithë kjo nuk do të kënë dobi. "(Fetva, I, f. 409)
Ne fetvane nr. 557 profesor Xhozo shpjegon se ç'është ajo që ka përfitim -dobi i vdekuri, dhe çfarë mund të bëjnë të gjallët për të vdekurit e tyre. Në lidhje me këtë ai thotë:
"Lidhur me çështjen e leximit te Kur'anit të vdekurve me para, është shkruar shumë herë. Sikur të mblidheshin të gjitha në një vend, do të dilte një libër i tërë. Në të gjitha këto shkrime, në mënyrë të qartë dhe pa dyshim, u tha që sipas rregullave të Islamit, nuk është i lejuar leximi i Kur'anit për të vdekurit me para. Të vdekurve, çdonjëri mund t'ua lexoj atë që dinë dhe t'ua dhurojnë atyre sevapin për atë. Por, më e rëndësishmja dhe më e vlefshmja është qe nderimet për të vdekurit të shprehen përmes veprave të mira, duke i ndihmuar të gjallët me kontribut të përbashkët për të mirën e përgjithshme." (Fetva, II, f. 69-70)
Së fundi, si përfundim, themi:
Kur'ani mund të lexohet për shpirt të vdekurve në mënyrë që secili të lexoj për të vdekurin e tij dhe për këtë mos të marrë asnjë kompensim financiar. Leximi i Kur'anit për para nuk është i drejtë. Është gabim, gjithashtu edhe pikëpamja se të vdekurit kanë dobi vetëm nga leximi i Kuranit. Sipas mendimit unanim të dijetarëve islam të vdekurit kanë dobi nga:
1. Lutjet drejtuar Allahut për faljen e mëkateve të tyre.
2. Sadakaja e cila jepet për ta, dhe
3. Haxhi (dhe umreja), të cilat kryhen për ta. Forma të tjera të përkujtimit të të vdekurve janë diskutabile në mesin e dijetareve islam. Prandaj, është e lavdërueshme që besimtarët t'i luten Allahut xh.sh. që t'i mëshiroj të vdekurit, t'ua falë mëkatet e tyre, t'ua fal veprat e tyre të këqija dhe futjen e tyre në parajsë - xhennet. Gjithashtu, është e nevojshme ndarja e lëmoshës për të vdekurit, bërja e veprave, të cilat janë në dobi të përgjithshme për shoqërinë dhe pastaj dhurimi i sevapeve të këtyre veprave për shpirt të të ndjerit. Nëse ekziston mundësia, është shumë e lëvdueshme kryerja Haxhit dhe Umres për të vdekurit. Nga kjo të vdekurit, thonë dijetarët muslimanë, me siguri kanë sevabe - përfitime.
E lusim Allahun e Madhërishëm që të na mëshiroj neve dhe të vdekurit tanë!



Përshtatur nga libri Roli i Kuranit në jetën e myslimanëve të Safet Haliloviç
Esat ef.Rexha


Artikulli i kaluar
Lakmia
Artikulli radhës
Nga memoaret e jetimit