Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes e urrejtjes, është njëra nga vetitë më të këqija të cilat njeriu mund t’i posedojë, ngase kjo nxit huti, i këput lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron bashkësinë, miqtë i shndërron në armiq dhe vëllezërit në të huaj.

Ai që e bën këtë është sikurse miza e cila e bart virusin e një sëmundje të rëndë e marramendëse.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalë të huaja." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Një prej veseve e hujeve të këqija të cilave duhet t'u ikë muslimani e të ketë kujdes të mos e dëmtojnë me to të tjerët, është bartja e fjalëve të huaja – "nemimellëku".
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë." (Huxhurat; 6)
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet ai që bart fjalë të huaja." (Transmeton Buhariu)
Nga Ibn Abasi poashtu mësojmë se, i Dërguari alejhi selam kaloi një kopsht nga kopshtet e Medinës dhe dëgjoi zë nga dy njerëz që dënoheshin në varret e tyre dhe tha: "Po dënohen, por nuk po dënohen për mëkat të madh, pastaj tha: Po si jo, njëri prej tyre nuk mbulohej gjatë kryerjes së nevojës së vogël (kryerjes së urinës), kurse tjetri ka bartur fjale..." (Transmeton Buhariu)

Nga ky hadith nënkuptojmë se ekziston dënim për njerëzit e këqij edhe në varr bile. Madje dënim për çështje e punë që njerëzit në këtë botë nuk i quajnë aq të mëdha, për mëkate e gjynahe që ata i konsiderojnë të vogla e të parëndësishme.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "A dëshironi t'iu them se cili prej jush është më i prishur?" I janë përgjigjur shokët: "Po, gjithsesi". Ai u thotë: "Janë ata që bartin fjalët e huaja, ata që i ndajnë njerëzit të cilët duhen për hir të Zotit dhe ata që shpifin kundër të pafajshmëve." (Transmeton Buhariu)

Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes e urrejtjes, është njëra nga vetitë më të këqija të cilat njeriu mund t'i posedojë, ngase kjo nxit huti, i këput lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron bashkësinë, miqtë i shndërron në armiq dhe vëllezërit në të huaj. Ai që e bën këtë është sikurse miza e cila e bart virusin e një sëmundje të rëndë e marramendëse.
Ai në veshët e të cilit arrin bartja e fjalëve të huaja është i obliguar të veprojë si më poshtë:

1. Të mos i besojë atij që i bart ato fjalë, ngase është njeri i pabesueshëm. Për këtë fliste ajeti të cilin e lexuam në fillim.
2. Të ndalohet ai që e bën këtë punë, të këshillohet dhe t'i tregohet se kjo që e bën ai është prapësi.
3. Të përbuzet në emër të Allahut , ngase te Allahu është i përbuzur.
4. Të mos dyshohet vëllai në mungesë të tij, ngase kjo është mëkat.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat..." (Huxhurat; 12)
5. Nëse dikush ta sjell një lajm të këtillë nuk duhet të interesohesh në detaje e duke i pyetur njerëzit e tjerë, se vërtet a ka folur dikush kundër meje.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit..." (Huxhurat; 12)
"Kush të sjell ty fjalë për të tjerët, dije se edhe të tjerëve u bart fjalë për ty!" ( Hasan El-Basriu )
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ai i cili fshehurazi i dëgjon fjalët pastaj i bartë ato nuk hyn në xhennet." (Transmeton Muslimi)
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e banë fjalën ndër njerëz. (Kalem, 10-11)

Fjala "nemime" gjuhësisht d.m.th: pëshpëritje, lëvizje e lehtë.
Kurse kuptimi terminologjik është: bartja e fjalëve prej njërit te tjetri për të shkaktuar përçarje.

Pra ai i cili e di se bartja e fjalëve është e ndaluar dënohet me privim nga xhenneti ashtu siç dënohet në jetën e varrit. Pejgamberi alejhi selam kaloi pranë dy varreve dhe tha: "Këta dy tash po dënohen, jo për diçka të madhe. Njëri prej tyre ka bartë fjalët ndër njerëzit kurse tjetri nuk është kujdesur nga stërpikja me urinë gjatë kryerjes së saj." (Buhariu dhe Muslimi)
Atij që dikush i sjell fjalë nga njerëzit duhet që të mos i besoj ato e as që të mendoj keq për atë që i janë bartë fjalët, as të mos mundohet t'i verifikoj ato fjalë, ta ndaloj dhe shëmtoj bartësin e fjalëve, e nëse nuk ndalet nga kjo vepër atëherë duhet ta urrej. Më pas të mos e bëj të njëjtin gabim që e ka bërë bartësi i fjalëve duke i bartë fjalët e tij dhe kështu të bëhet i njëjtë sikur ai. E tërë kjo nëse nuk ka dobi fetare në bartjen e fjalëve, në të kundërtën bartja e fjalëve është vepër e preferuar ose e obliguar sikur ai i cili verën ndokënd që mundohet të nëpërkëmbë nderin e ndonjë muslimani ose pasurinë e tij me padrejtësi.
"Dëgjova një plakë duke këshilluar djalin e saj: ruaje fshehtësinë dhe ke kujdes nga bartja e fjalëve sepse ajo nuk lë miqësi pa e shkatërruar as zili pa e ndezur atë." (Imam Kurtubiu )
"Atë që e bën bartësi i fjalëve për një orë nuk mund ta bëj magjistari për një muaj." (Jahja ibën Ebi Kethir )

Muaviu i tregoi Ahnefit disa gjëra që kishte dëgjuar për të e Ahnefi e ndaloi atë. Muaviu i tha: "Më ka treguar njeri i besueshëm", kurse Ahnefi ia ktheu: "Njeriu i besueshëm nuk tregon gjëra të neveritura."
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ruajuni përgojimit, sepse përgojimi është më i keq se zinaja. Njeriu që bën zina dhe pendohet, Allahu ia falë. Kurse atij që bën përgojim Allahu nuk do t'ia falë derisa t'ia falë njeriu të cilin e ka përgojuar." (Transmenton Muslimi)


Allahu e di më së miri!

Allahu na ruajt prej bartjes së fjalëve.
AMIN !