Alkooli është baza e dehjes dhe e turpërimit, është quajtur si lëng i rrushit dhe të hurmave po qe se thartohen dhe fermentohen sikurse ia merr (mpinë, deh) mendjen ose ia mbulon mendjen atij, po ashtu është quajtur edhe dehës, sepse ai e deh atë dhe e pengon atë, prandaj është haram i prerë (qartë).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
Pra, nga ky hadith klonkudojmë se i kemi nëntë persona të mallkuar në lidhje me alkoolin:
• Konsumuesi i alkoolit,
• Shërbyesi i alkoolit,
• Shitësi i alkoolit,
• Blerësi i alkoolit,
• Kulluesi (shtrydhësi i rrushit, distiluesi) i alkoolit;
• Ruajtësi i alkoolit,
• Bartësi i alkoolit,
• Atij që i dërgohet alkooli dhe
• Ngrënësi i fitimit të alkoolit.
-Konsumuesi (pirësi) i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar konsumuesin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
Konsumuesi i alkoolit është i mallkuar nga Allahu dhe Pejgamberi alejhi selam dhe ai është i larguar nga mëshira e Allahut Ajo që kërkohet është që mos të lakmohet përdorimi i alkoolit dhe konsumuesi i tij, që të jetë muslimani nga ata që dëshiron të shpëtojë nga dënimi i Allahut në Ditën e Gjykimit.
-Shërbyesi i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar shërbyesin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
Shërbyesi i alkoolit është prej atyre që e ka kapluar mallkimi i All-llahut dhe çdo njeri i cili i ofron alkool tjetrit dhe kërkon nga ai që ta pinë atë, ai është i nxjerrë nga mëshira e All-llahut , sepse ai e afron, shërben haramin dhe bën haram dhe po ashtu e ndihmon veprën haram. Pra, qortimi është nga ngarkimi me këtë mëkat të urryer, që të shpëtojë njeriu nga dënimi i dhembshëm.
-Shitësi i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar shitësin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
Shitësi i alkoolit është i mallkuar dhe i larguar nga mëshira e All-llahut të Lartësuar, alkooli është i fëlliqur dhe është nëna e mëkateve të mëdha, sepse ai është shkak i çdo problemi, pra shitja e tij është haram dhe veprimi me këtë është haram. Pra, shitja dhe marrja me të është nga çështjet dhe punët e urrejtura të cilat e fusin pronarin e tyre në përgjegjësi. All-llahu i ka mallkuar ato dhjetë grupe të cilët janë përmendur në hadithin e vërtetë të Pejgamberit alejhi selam. All-llahu na ruajt nga veprimet e fëlliqura.
-Blerësi i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar blerësin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
Blerësi i alkoolit po ashtu është nga ata të cilët janë të larguar nga mëshira e All-llahut dhe ai është një nga ata dhjetë grupe të cilat i ka kuptuar mallkimi dhe nxjerrja, largimi. Pra, ti mos u bën njëri nga ata që të të kaplojë dhe mbulojë All-llahu me mëshirën e Tij të madhe dhe hidhërohu për hir të All-llahut me çdokënd që All-llahu e ka mallkuar.
-Kulluesi (shtrydhësi i rrushit, distiluesi) i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar kulluesin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
All-llahu e ka mallkuar nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit alejhi selam kulluesin (distiluesin) e alkoolit, e ka bërë pjesëmarrës të njëjtë në ngarkimin me mëkate dhe All-llahu e ka larguar nga mëshira e Tij. Pra, i mençur është ai i cili e ruan vetveten nga zjarri dhe largohet nga çdo gjë e cila ka lidhje me alkoolin.
-Ruajtësi i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar ruajtësin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
All-llahu e ka mallkuar atë që e ruan alkoolin ose atë që e ruan alkoolin për vetveten, mirëpo ruajtësi i alkoolit ndonjëherë atë e ruan për dikë tjetër dhe që të dytë janë të mallkuar nga All-llahu dhe Pejgamberi i Tij. Ndërkaq njeriut i takon që të largohet nga këto punë në përgjithësi, e të mos u afrohet e as që të mendon të punon në to, që të mos ia ndalon vetvetes mëshirën e All-llahut
-Bartësi i alkoolit:
Allahu e ka mallkuar bartësin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
All-llahu dhe Pejgamberi alejhi selam e kanë mallkuar bartësin e alkoolit, sepse ai është i cili e merr atë dhe e transporton nga një vend në vend tjetër për ta ruajtur ose për t'ia ndërruar enën ose për t'ua ofruar konsumatorëve. Nga kjo ka paralajmërim nga çdo punë dhe vepër e cila ka lidhje me alkoolin, edhe ai i cili e bartë dhe e transporton atë për konsumuesit. Pra, njeriut i takon që të vendos mos të bëjë probleme dhe mëkate ashtu që të largohet nga ato, e të mos bie në mëkat dhe haram.
-Atij që i dërgohet alkooli:
Allahu e ka mallkuar atë që i dërgohet alkooli. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
Ai të cilit i dërgohet alkooli për ta ruajtur dhe për ta shpërndarë ndër njerëz, është nga ata të cilët i ka mallkuar All-llahu i Lartësuar nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit alejhi selam dhe i ka larguar nga mëshira e Tij. E ti mos u bën nga mëkatarët dhe ata të larguarit nga mëshira e All-llahut.
-Ngrënësi i fitimit të alkoolit:
Allahu e ka mallkuar atë që e hanë fitimin e alkoolit. Çfarë ka thënë Pejgamberi alejhi selam për këtë?
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "All-llahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
- Kuptimi dhe dobia
All-llahu e ka mallkuar ngrënësin e fitimit të alkoolit ose konsumuesin e tij, pa marrë parasysh se çfarë veprimi ka bërë, e ka veçuar ngrënësin e fitimit të tij, sepse kjo bëhet më së shumti për përfitim.
"Edhe ai i cili e shet rrushin për distilim dhe ka marrë fitimin nga ai, po ashtu e meriton mallkimin." (Imam Et-Tibi)
Ajo që kërkohet këtu është që njeriu të përmbahet nga kokëfortësia e tij dhe të mos shoqërohet me të keqen, e të bëhet një nga ata të cilët All-llahu i ka mallkuar dhe e ka bërë të qartë Pejgamberi alejhi selam mallkimin dhe largimin e tyre nga mëshira e All-llahut dhe mospëlqimin dhe moskënaqjen e All-llahut me ta.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar." (Maide; 90)
Alkooli në Islam është haram. Ai që e pi alkoolin ka bërë mëkat të madh, sepse e ka thyer urdhrin e Allahut Kur Allahu e ndaloi alkoolin, atë e ndaloi në përgjithësi d.m.th., edhe pirjen, edhe blerjen, edhe shitjen, etj, pra e ndaloi edhe tregtinë me alkool, ai që merret me tregtinë e alkoolit, ai merret me haram, kurse ne Islam nuk lejohet tregtia me haram.
- Dëmet nga alkooli
Njeriu i cili e konsumon alkoolin, ai e helmon dhe e rrezikon jetën e tij, sepse alkooli ndikon negativisht ndaj organizmit të njeriut dhe ndaj sistemit nervor, poashtu dëmtohet edhe psiqikisht.
Mjekët nëpër spitale, kur japin informata rreth të sëmurëve, ata thane: "Më tepër se gjysma e të sëmurëve janë të sëmurë prej alkoolit dhe narkomanisë". Jeta dhe shëndeti janë dhuratë nga Allahu. Me përdorimin e alkoolit njeriu e shkatërron jetën dhe shëndetin e tij, e për këtë do të jap përgjegjësi para Allahut .
Me përdorimin e alkoolit njeriu bëhet i varur nga ai dhe dëmtohet edhe ekonomikisht, sepse për blerjen e kësaj pije të duhen para, e në vend që me ata para të rregullojë jetën familjare ose t’i përdorë në rrugë të Allahut , me ato blihet alkool dhe harxhohen në haram. Allahu kërkon nga njeriu që të jetë i moralshëm, të jetë i ndershëm, të sillet mirë me të tjerët, të kujdeset për familjen e tij,.....
E si mund të jetë i këtillë njeriu i cili është në ndikim të alkoolit. Një nga shumë arsyet pse është i ndaluar alkooli është edhe ajo se krahas shumë dëmeve që sjell në shëndet, pasuri, kjo pije sjell edhe dëme të shumta morale. Përdorimi i alkoolit e ndryshon sjelljen e njeriut dhe e humb vetëdijen e tij. Njeriu i ndershëm që e provon alkoolin qoftë edhe një herë, kalon në grupin e të pandershmëve dhe mëkatarëve, sepse njeriu i atillë nuk mund të mbajë shoqëri të ndershme me moral islam, sepse njerëzit me moral islam të atillët nuk i pranojnë në shoqërinë islame, nuk mund të durojnë fjalët e tyre që i flasin pa kontroll, pa turp,....
Që të kesh shokë, vëllezër, miq... duhet t'i respektosh, kurse njeriu i dehur nga alkooli nuk mund të nderoj veten e tij e për nderin dhe respektin që do t'ua bënte të tjerëve mos të bëjmë fjalë.
- Prindërit dhe alkooli
Prindërit në Islam kanë përgjegjësi të madhe ndaj fëmijëve dhe familjes së tyre.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Mëkëmbësi është bari, burri në familjen e tij është bari, gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e fëmijëve. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij." (Transmeton Buhariu)
Njeriu i cili pi alkool nuk është i aftë të kujdeset për vetveten e tij, e lëre më për familjen dhe fëmijët e tij. Ai në vend që të zgjedhë problemet familjare, bëhet vetë problem i familjes së tij. Allahu njeriun e dalloi dhe e respektoi mbi të gjitha krijesat tjera, Ai njeriun e bëri zëvendës të Tij në tokë. E njeriu me përdorimin e alkoolit bie në shkallë më të ulët edhe se kafsha.
- Dy shkaqe pse përdoret alkooli
Njerëzit që e përdorin alkoolin, e përdorin atë për shumë shkaqe, por më kryesor janë dy, edhe atë:
1. Shkaku i parë: është kur kanë probleme dhe ato mendojnë se me pirjen e alkoolit pasi të dehen do t'i harrojnë problemet. A thua zgjidhen problemet me pirjen e alkoolit? Problemi jo që nuk zgjidhet me pirje por ai sjell edhe më tepër probleme, përveç kësaj ia shton afatin problemit edhe më tepër, sepse kur të kalojë dehja përsëri ballafaqohesh me të njëjtin problem. Shihni sa bukur Allahu në Kur'an tregon për problemet dhe zgjidhjen e tyre.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ne do t'iu sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve." (Bekare; 155)
Pra në bazë të këtij ajeti kuptohet se problemet janë vetëm sprova nga ana e Allahut për besimtarin dhe ai duhet të ketë durim, se durimi është i vetmi mjet për zgjidhjen e problemeve.
Shkaku i dytë: për pirjen e alkoolit është shoqëria. Ka raste kur dikush konsumon alkool se nuk mund t'ua prishi shokëve. Duhet ta dimë fare mirë se ata në radhë të parë ia prishin vetvetes, sepse i sjellin vetes dëme shëndetësore, e rrezikojnë shëndetin e tyre për hatër të disa njerëzve të prishur, rrugaç, e të çmendur. Poashtu ai i cili pi alkool për hatër të shokëve të tij, e thyen urdhrin-rregullin e Krijuesit të tij.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Tre janë ato gjëra, të cilat nëse gjenden tek një njeri, ai me të vërtetë ka ndjerë ëmbëlsinë e besimit: Allahu dhe i Dërguari i Tij duhet të jenë më të dashur për të se kushdo tjetër; Ata të cilët i do, i do vetëm për hir të Allahut dhe; Urren t’i kthehet mosbesimit, ashtu siç nuk do të dëshironte të hidhej edhe në zjarr." (Transmeton Buhariu)
Alkooli përdoret edhe si mburrje, ai që pinë më tepër konsiderohet si njeri i civilizuar dhe i përparuar, kurse ai që nuk pinë vetëm për hir të Allahut se e ka ndaluar këtë pirje, llogaritet i prapambetur. Sa fatkeqësi e madhe, sa mendim i keq dhe i çuditshëm është ky mendim!
• A shkohet përpara dhe a bëhemi të civilizuar me alkool?
• A bëhet ngritja e një kombi me alkool?
Është fatkeqësi e madhe për ne muslimanët që kemi mendime të këtilla dhe bëjmë gara në mes veti se kush do të hap apo çel më shumë kafe ose kafene dhe cili do të përdor më shumë alkool, edhe atë më të shtrenjtë, do të jetë më i civilizuar dhe më i kulturuar. Në një konferencë që u mbajt në SH.B.A, në të cilën qëllim kryesor ishte si të largohen dukurit negative, e ndër ata dukuri u përmend edhe alkooli që i ka kapluar popuj të ndryshëm. Në atë konferencë si dëme nga alkooli përmendën: prishjen e moralit, sëmundjet shëndetësore, dëmet ekonomike, fatkeqësitë e komunikacionit, etj. Në atë konferencë kishte prezentë shumë musliman. Njeri prej muslimanëve u ngrit dhe u tha se muslimanët ilaçin për këtë sëmundje dhe dukuri negative e kanë gjetur para 1400 viteve, e ky është që mos të pihet alkooli.
Shtetet e perëndimit në krye me SHBA-të harxhojnë me miliona dollar që t'i largojnë dukuritë dhe sëmundjet e shumta që janë si pasojë nga alkooli, kurse siç theksuam më lartë muslimanët e kanë ilaçin që para 14 shekujve, e ky është edhe argument i pa mohueshëm për mrekullinë e Kur’anit.
- Shërimi me alkool
Ka njerëz që mendojnë se shërimi me alkool dhe pirja e tij për shërim lejohet. Ky është mendim i gabuar sepse kur Allahu një gjë e ndalon, prej saj nuk ka as dobi e as shërim. Nuk mund të ketë dobi prej një harami dhe askush nuk mund të shërohet nga harami. Allahu është krijues i njeriut dhe e njeh njeriun ma mirë se njeriu vetveten e tij. Në këtë kontekst Allahu e di se çka është e mirë për robin e Tij dhe çka është e dëmshme. Besimtarët e vërtetë alkoolin nuk e përdorin për shërim.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Vërtetë Allahu nuk la ilaçin e juaj në atë që ua ndaloi." (Transmenton Muslimi)
- Dhurata nga alkooli
Besimtarët përveç që nuk e përdorin alkoolin për shërim, gjithashtu nuk pranojnë dhe nuk dhurojnë dhurata alkooli. Nuk e përdorin se është e ndaluar.
"Nuk duhet prej besimtarit të jetë alkooli dhuratë nga ai e as dhuratë për të, sepse ai është i mirë e nuk dhuron pos të mirës dhe nuk pranon pos të mirës”. (Dr. Jusuf El-Kardavi
Nga gjithë kjo që u tha del se alkooli është armik i njeriut. Allahu njeriut i dha logjikën me të cilën duhet të jetë i aftë të kuptoj se çka është e dobishme e çka është e dëmshme dhe përveç kësaj përmes shpalljes e mësoi, ia tërhoqi vërejtjen që mos të shoqërohet me armikun dhe ia tregoi pasojat që e godasin nga armiku.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave." (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)
Me të vërtetë në alkool ka fesat (ç'rregullim) që shkakton kokëdhembje, turbullim dhe hidhërim dhe të ndalon nga ibadeti, dhikri, namazi etj. Ai, është sjellës i çdo vështirësie (problemi), shkaktar i mëkateve, sepse konsumuesi i tij e humb mendjen e tij, e humbë vlerën, ngarkohet me çdo lloj të krimit, e turpëron (shkatërron) nderin dhe anon kah e shëmtuara dhe sherri (e keqja).
- Pasojat e konsumimit të alkoolit
Mënyra se si reagojmë ndaj alkoolit nuk varet vetëm nga sasia e konsumuar, por edhe nga situata në të cilën ndodhemi, nga forma fizike, gjendja shpirtërore gjatë atij momenti etj.
1. Nëse kemi një peshë të lehtë trupore, reagojmë shpejt ndaj një sasie të vogël alkooli. Nëse nuk kemi ngrënë, alkooli na deh më shpejt sesa kur konsumohet gjatë ngrënies ose pas saj.
2. Një person që nuk është mësuar me alkool dehet shumë më shpejt se një i mësuar me të.
3. Nën moshën 16-vjeçare alkooli nuk asimilohet aq lirë sa tek të rriturit, për shkak të mëlçisë, e cila nuk është ende e zhvilluar plotësisht.
Nuk duhet të harrojmë që alkooli është një substancë psikotrope, e cila modifikon perceptimin e realitetit. Duke pasur parasysh specifikat e zhvillimit psiqik në adoleshencë, alkooli përbën rrezik të madh në stabilizimin e psiqikës.
"Vajza ime 17-vjeçare më tregon që gjatë mbrëmjeve me shokët, ajo pi shumë lloje përzierjesh alkoolike. A është kjo më e rrezikshme sesa birra?"
Këto përzierje të alkoolit të fortë (apo likerit) me lëng frutash apo lëngje të gaziruara shiten si të parapërgatitura ose edhe përgatiten në moment nëpër bare ose festa shtëpie. Në një përzierje të tillë përqendrimi i alkoolit varet nga sasia dhe nga lloji i tij. Mund të themi që këto përzierje janë më të rrezikshme se birra, sepse:
a) Duke qenë se është një përzierje me lëngje frutash, ëmbëlsia e tyre mbulon shijen e hidhur të alkoolit dhe si rrjedhojë pimë më shumë.
b) Ka më shumë alkool sesa në një birrë.
c) Me këtë lloj përzierjeje adoleshentët mësohen pak nga pak me alkoolin e fortë.
Për më tepër, gazi karbonik përshpejton kalimin e alkoolit në organizëm. Shitja e alkoolit të fortë, në vendet e Evropës dhe vende të tjera është e ndaluar për fëmijë nën moshën 18 vjeç. Përqendrimi i alkoolit varet nga pesha e vet individit, nga numri i gotave që ka pirë, nga sasia e alkoolit që ka pasur në gotë dhe nga ritmi i konsumimit.
Ia një shembull i alkoolemisë (alkoolit në gjak), pa ngrënë përpara. Nëse vajza ka një peshë të lehtë trupore, përqendrimi do të jetë më i lartë. Po nesër në mëngjes? Përqendrimi i alkoolit në gjak ulet 0.1% në orë.
Ia një shembull: Te një vajzë e re 17-vjeçare, 50 kg, që pi një "koktej" (5 cl përzierje alkoolike) çdo një orë, pa ngrënë asgjë, përqendrimi i alkoolit në gjak do të jetë...
Pas 1 ore dhe 2 kokteje: 0,6% = turbullim i lehtë,
Pas 2 orësh dhe 2 kokteje: 1,0% = dehje, ekuilibër i shqetësuar,
Pas 3 orësh dhe 3 kokteje: 1,4% = humbje e kontrollit,
Pas 4 orësh dhe 4 kokteje: 1,9% = somnolencë, letargji.
Transmeton Xhabir Ibn Abdullahu se e ka dëgjuar Pejgamberin alejhi selam se ky ka thënë në vitin e Çlirimit të Mekës: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, cofëtinat, derrin dhe idhujt." Dikush tha: "A mund ta shesim dhjamin e cofëtinës, me të cilin lyhen anijet, lëkurat dhe e përdorin për ndriçim?" Tha: "Jo, kjo është haram!" Pastaj Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Për këtë shkak Allahu është hidhëruar me hebrenjtë, sepse pasi Allahu ua ndaloi dhjamin e shtazëve, e kanë shkrirë, shitur dhe i kanë shfrytëzuar vlerën e tyre!" (Transmeton Buhariu)
Siç shkruan në hadithin paraprak, Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar përdorimin e katër gjerave, kurse në pyetjen se a lejohet shitja e dhjamit të cofëtinës, thotë se edhe ai është i ndaluar dhe se Allahu është hidhëruar me hebrenjtë, të cilët edhe pas ndalesës e kanë shitur dhjamin dhe i përdornin paratë e fituara nga ai. Simaku transmeton se e ka dëgjuar "Alkame Ibn-Vailin, kurse ky transmeton nga babai, se ka qenë në shoqëri me Pejgamberin alejhi selam kur e ka pyetur Suvejd Ibn Tariku (apo Tarik ibn Suvejd) mbi alkoolin dhe Muhammedi alejhi selam ia ka ndaluar. Ai pyeti: "A mund të mjekohemi me të?" Pejgamberi alejhi selam u përgjigj: "Ai nuk është mjekim por sëmundje." (Transmeton Tirmidhiu)
Ne jemi ummet i fitres (natyrores), kurse Pejgamberi ynë në Isra, kur iu afrua gota e qumështit dhe gota e verës zgjodhi qumështin.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Natën që isha në Isra, mu ofruan dy enë: në njërën kishte qumësht, kurse në të dytin vera. Më tha (meleku Xhibrili): "Zgjidhe cilën të duash!" Dhe unë zgjodha qumështin dhe e piva. Më tha: "Zgjodhe atë që është natyrore, por sikur ta kishe marrë verën, ummeti yt do të lajthonte!" (Transmeton Buhariu)
- Dëmtimet nga alkooli në aspektin mjekësor
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (Maide, 90-91)
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka vendosur rregull të artë për sa i përket alkoolit, i cili përfundimisht e ka ndaluar konsumimin e tij.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ajo lëndë që të deh kur është shumë, edhe pak prej saj është e ndaluar." (Transmeton Buhariu)
Allahu e ka mallkuar atë që konsumon alkoolin, qoftë edhe në sasi të vogël. Këtë e vërtetojnë ajetet dhe hadithet para më shumë se një mijë e katërqind vitesh përmes gjuhës së të Dërguarit të Allahut. Mirëpo disa mjekë pretendojnë se sasia e vogël e alkoolit mund të konsiderohet si ilaç dhe shërim, ndërsa disa të tjerë pretendojnë se sasia e vogël e alkoolit e freskon zemrën.
Çfarë thonë studimet e fundit rreth tematikës së alkoolit?
Bazuar në një studim të cilin e ka bërë dr. Sarah Lewis nga sektori i mjekësisë shoqërore nga Universiteti Bristol, është vërejtur lidhja e fortë ndërmjet konsumimit të alkoolit dhe presionit të gjakut. Ajo thotë se konsumimi i alkoolit ndikon në presionin e gjakut shumë më tepër sesa kemi konsideruar më parë. Një grup hulumtuesish kanë konstatuar se nëse njeriu konsumon një sasi të vogël alkooli, kjo do të ndikojë negativisht në shëndetin e tij dhe gradualisht çon në ngritjen e presionit të gjakut dhe si rrjedhojë mund të pësojë vdekje të papritur nëse nuk largohet nga konsumimi i alkoolit përfundimisht. Dr. Sarah vazhdon duke thënë se ky studim ka rezultuar se konsumimi i alkoolit e rrit presionin e gjakut më tepër se ç'e kemi menduar në të kaluarën, madje qoftë edhe nëse konsumohet në sasi të vogla. Hulumtuesit konstatojnë se kur njeriu konsumon alkool, qoftë edhe pak, e pastaj e le atë, në trupin e tij mbetet një sasi alkooli, e cila largohet vetëm pas dhjetë ditësh.
Hulumtuesit nuk kanë precizuar saktësisht sa kohë qëndron alkooli në qelizat e njeriut pas konsumimit të tij dhe lidhur me këtë nuk ekzistojnë studime të hollësishme, mirëpo i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka lajmëruar se konsumuesit të alkoolit nuk i pranohet namazi dyzet ditë! I Lartësuar qoftë Allahu! Sikur i Dërguari i Allahut dëshiron prej nesh që çdo qelizë prej qelizave në trupin tonë të jetë e pastër, e çiltër, në mënyrë që t'i drejtohemi Allahut me namaz dhe të na pranohen lutjet tona. I Lartësuar qoftë Allahu! I Dërguari e ndalon konsumimin e alkoolit edhe në sasi shumë të vogla, ndërsa hulumtuesit po përsërisin sot të njëjtat fjalë dhe me shumë bindje deklarojnë: "Edhe sasia e vogël e alkoolit i sjell dëm njeriut." Ah, sikur të braktiset përfundimisht!
Kjo është shkenca, gjithnjë duke dëshmuar vërtetësinë e kësaj feje të pastër dhe se i Dërguari ynë, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, kur ndaloi nga konsumimi i alkoolit dhe çdo pije dehëse tjetër, ka qenë në të vërtetën.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. (Nexhm, 2-4 )
Kurse atyre që e ofendojnë këtë të Dërguar, paqja e Allahut qoftë mbi të, u themi: "Çfarë ju ka bërë ky i Dërguar, i cili është më i mëshirshëm ndaj jush sesa mjekët tuaj?" U them vëllezërve dhe motrave të mia për hir të Allahut, ky i Dërguar i mëshirshëm për njerëzimin a nuk meriton ta nderojmë madje edhe duke e përhapur një hadith dhe mrekulli të tij, në mënyrë që të mësojë e tërë bota se kush është ky i Dërguar dhe cila është feja jonë? Prandaj, vëllezër të nderuar, kërkoj nga ju t'i përhapni mrekullitë e këtij të Dërguari Fisnik, me shpresë që ai të na shikojë Ditën e Gjykimit me syrin e dhembshurisë, me shpresën që do të jetë i kënaqur me ne. Kush respekton të Dërguarin, ai ka respektuar Allahun dhe me atë që është i kënaqur i Dërguari, edhe Allahu do të jetë i kënaqur me të.
Përdorimi i alkoolit është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, dëmton shumë rëndë edhe pankreasin. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu, është vërtetuar se sasia e rrezikshme e alkoolit është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik, alkooli që përmban pije dehëse, ndërsa përdorimi 100-150 gr alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë asgjë, papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin deri në momentin që vdesin.
Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkalle sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 ml alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100 ml alkool etilik ose mbi dy dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet, jep në mënyrë të sigurt dëmtime te pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut, që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë.
- Pirja e alkoolit (verës), qoftë edhe një pikë
Në hadithet e Pejgamberit alejhi selam, ka kërcënim të fortë ndaj atyre që pinë alkool (verë).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Me të vërtetë ka zotim nga Allahu për atë që pinë alkool, (në Ditën e Gjykimit t'i jep të pijë "Tinetul Habal"). Të pranishmit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, ç'është Tinetul-Habal?" Tha: "Djersa e banorëve të Zjarrit apo lëngu (qelbi) i banorëve të Zjarrit." (Transmeton Muslimi)
"Kush vdes duke qenë konsumues i alkoolit, do ta takojë Allahun, si me pas qenë adhurues i idhujve." (Transmeton Taberaniu)
Në këtë kohë bashkëkohore kanë dalë lloje të shumta të pijeve alkoolike me emra të ndryshëm. I kanë emërtuar me emra si: birrë, vodkë, shampanjë, uiski etj. U paraqitën ata të cilët Pejgamberi alejhi selam, na ka paralajmëruar për ta.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Njerëzit nga ummeti im do të pinë verë, dhe do ta quajnë atë me emra të tjerë." (Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu)
"Me siguri do të ketë në ummetin tim njerëz të cilët, kurvërinë, mëndafshin, verën dhe instrumentet muzikore do ti konsiderojnë të lejuara." (Transmeton Buhariu)
Ata i emërtojnë edhe me "pije shpirtërore", në vend të emërtimit verë apo raki dhe këtë e bëjnë për sajesë apo mashtrim.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë." (Bekare; 9)
Sheriati ka caktuar rregull madhështor i cili ka ndërprerë dhe shkulur rrënjët e kësaj shpifjeje madhështore. Ai rregull është në fjalët e Pejgamberit alejhi selam.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Çdo gjë që deh është verë (alkool), dhe çdo gjë që deh është haram." (Transmeton Muslimi)
"Shumica e asaj që deh dhe pakica e saj është haram." (Transmeton Ebu Davudi)
Prandaj çdo gjë që e ngatërron mendjen dhe deh, është haram, pa marr parasysh pak ose shumë. Sado që të shtohen emrat, apo të shtohen të emërtuarat është gjë e njëjtë, e gjykimit për të është i njohur (haram).
-Pendimi për alkoolin
Si përfundim një këshillë prej Pejgamberit alejhi selam, për ata që pinë pije alkoolike.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
"Kush pi pije alkoolike dhe dehet, nuk do t'i pranohet namazi katërdhjetë ditë, po vdiq hyn në zjarr, e nëse pendohet, Allahu ia pranon pendimin. Nëse kthehet edhe pi përsëri dehet, nuk do t'i pranohet namazi katërdhjetë ditë, po vdiq hyn në zjarr, nëse pendohet Allahu do t'ia pranojë pendimin. Nëse përsëri pi dhe dehet, nuk do t'i pranohet namazi katërdhjetë ditë, nëse vdes do të hyjë në zjarr. e nëse pendohet, Allahu do t'ia pranojë pendimin. E nëse kthehet dje përsëri e bën atë, Allahu e ka hak t'i jep të pijë nga: "Redgatul-Hibal". Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut ç'është Redgatul-Hibal?" Tha: "Lëngu (qelbi) i banorëve të zjarrit." (Transmeton Ibn Maxhe)
Pasi halli i atyre që konsumojnë pije alkoolike qenka kështu, si do të jetë halli me ata që konsumojnë atë që është edhe më e keqe - drogën?!!!"
Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej alkoolit.
AMIN !