Një zemër e shëndoshë dhe shumëpërmendëse e Allahut, që e pastron gjuhën dhe shpirtin me fjalën dhe veprën e mirë, është ajo zemër që përpiqet në rrugën e Allahut në çuarjen në vend të së vërtetës dhe vetëm të së vërtetës, ajo zemër që nuk ndalet në këtë udhë të përndritur dhe punon me tërë shpirtin për të lënë gjurmë në këtë rrugë të bukur.
“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët, vetëm ai i cili del para Zotit me zemër të shëndoshë shpëton.” (Esh-Shu’ara, 88-89.)
Pra ajo zemër që është ruajtur nga mëkati dhe nuk ka anuar nga shtrembërimet. Zemër e shëndoshë e çiltër dhe e pastër me qëllime dhe nijete të sinqerta e të drejta. Kur Allahu Fuqiplotë na tregon për besimtarët dhe lidhjen e tyre, na lajmëron në kuran atë lidhje e bashkim me zemër të pastër e të shëndoshë: “ Dhe Ai është që i bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund të bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithfuqishëm e i Urtë”. (El Enfalë:63).
Pra nëse ne japim gjitha pasurit e tokës për t’i bashkuar zemrat tona në punë të mira nuk do ja arrinim pa ndihmën e Krijuesit tonë, dhe sigurisht që ndihma e tij na forcon e na vetëdijeson në dashuri e mirësi ndaj vetes dhe të tjerëve, duke mos urrejtur asnjë krijesë që ka krijuar Allahu xh.sh.
Pejgamberi Muhamed a.s. thotë: “Nëse një pjesë e trupit është e shëndoshë i tërë trupi është i shëndoshë e nëse ajo pjesë e trupit është e sëmurë i tërë trupi është i sëmurë, e ajo pjesë është zemra.
Zemra e shëndoshë qetësohet kur përmendet Krijuesi: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.(Rrad 28).
Pra zemra e besimtarit rehatohet kur dëgjon mësimet e Zotit dhe fjalën e Tij, sepse ato mësime dhe norma sjellin dobi, zhvillim, edukim dhe qytetrim, por dhe lartësim tek Krijuesi dhe krijesat me punë të mira. Zemra e mirë sjell veprën e mirë sepse një humanist po nuk pat zemër të mirë nuk jep as gjënë më të vogël, pra është dorështrënguar, ka zemër, por zemra e tij nuk reflekton në mirësi dhe dashuri ndaj tjetrit. Allahu i Madhërishëm na tregon se Kuranin e ndjekin dhe pasojnë ata që kanë zemër dhe e duan këtë islam me zemër e jo si një shumicë e madhe vetëm me gjuhë dhe formalisht. Allahu tregon sesi ia zbriti Muhamedit a.s Kuranin në zemër, që t’ua japë me zemër shërbesën e vërtetë mbar umetit dhe tërë njerëzimit me dashuri dhe paqe.
“Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".(Bekare-97).
Pra vërtetësitë e librave dhe mësimeve që i kanë pasur edhe të dërguarit e mëhershëm për umetet dhe gjeneratat e veta, duke u ndalur këtu se edhe atyre u është ardhur shpallja dhe ata e kanë pasur në zemër besimin e pastër monoteist, e i kanë thirrur me besim e përkushtim me tërë zemrën e tyre dhe me dashuri që edhe njerëzit tjerë të ndjekin rrugën e vërtet të shpirtrave të bindur ndaj Allahut Fuqiplotë.
Njeriu për njeriun duhet të jetë njeri dhe human, të mendoj me mirëqenje, për ndihmë reciproke, ashtu si besimtari për besimtarin që janë si shtyllë për njëri-tjetrin, nuk duhet ta kenë zili njëri-tjetrin sepse Pejgamberi a.s. tha “Zilia i djeg veprat e mira si zjarri drutë”. As nuk duhet të ketë urrejtje me zemrën e tij, por vetëm dashuri dhe afërsi siç na mëson Allahu, Krijuesi i njerëzve. “Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.” (El-Hixhr, 47).
Njerëzit shpeshherë e shohin arsyen për të fituar zemrën e dikujt, por në realitet nuk duhet qenë gjithmonë kjo si çështje. Nga Françesko de Asizi, tregohet se një njeri kish marrë guximin të flasë me buzët e tij dhe arsyen e mendjes që ta braktisë një njeri me të meta që kujdesej për të, ai s’kishte këmbë jetonte në karrocë, por kujdestari i tij kish ndjekur dhembshurinë e zemrës e kishte parë me syrin e zemrës një njeri që ishte i paralizuar e qëndronte në karrocë ai kishte lënë mënjanë arsyen-logjike dhe kishte futur në funksion dhembshurinë e zemrën për të mos e braktisur atë.
Çka i qetëson dhe i afron zemrat??
1. Dashuria ndaj njëri-tjetrit
2. Shpresa dhe dhënia e optimizmit të tjerëve dhe vetes
3. Fjala e mirë me veten dhe të tjerët
4. Mosparagjykimi dhe ofendimi i tjerëve
5. Largimi dhe zhdukja e përgojimit dhe bartjes së fjalëve
6. Përmendja e Allahut apo dhikri
7. Leximi i Kuranit
8. Dhënia e lëmoshës
9. Sadakaja në buzëqeshje, në vepra dhe në ndihmë reciproke
10. Bojkotimi i nervozizmit
11. Evitimi dhe largimi i punës dhe fjalës së keqe