Si ta ruajmë shtëpinë nga veprimet e shejtanit?

Diskutimi mbi këtë temë është shumë i rëndësishme, sepse ajo sjell me vete përfitime të shumë anshme, ndër të cilat më e rëndësishmja është njohja e rrugës, prej së cilës më së miri mund të ruhet shtëpia e muslimanit nga veprimet dhe të këqijat e shejtanit që i sjell me vete.

Kemi pasur rastin të dëgjojmë shumë njerëz duke u ankuar për problemet e ndryshme në shtëpitë e tyre, qoftë për problemet familjare, qoftë për shqetësimet mendore - shpirtërore, qoftë për mungesë të bereqetit ose ankesat ndaj fëmijëve... etj, në përgjithësi, ata nuk janë të vetëdijshëm se nga vijnë këto probleme.
E vërteta është se ato vijnë nga djalli, i cili ka vetëm një detyrë, ta shqetësojë njeriun, ta mashtroj, siç ka premtuar dhe në të cilën u zotua, pasi Allahu xh.ah., e kishte mallkuar, në çka aludon ajeti: "(Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë! Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë...” (El-Hixhr, 39-40)
Prandaj, do të mundohem t’i qasemi përmendjes së gjërave që do të na ndihmojnë të mbrohemi nga shejtani në vendin ku më së shumti qëndrojmë, e kjo është shtëpia jonë.

1. Kujtimi – përmendja e Allahut xh.sh. me rastin e hyrjes në shtëpi

Transmetohet nga Ebu Malik el-Eš'arija, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Kur një njeri hyn në shtëpi, ai duhet të thotë: " Allahumme es'eluke Hajre-l-mevlixhi ve hare-l-mahrexhi. Bismil-lahi velexhna ve bismil-lahi harexhna ve alallahi rabbina tevekkelna”', e, atëherë le të përshëndet familjen e tij me selam”. Kuptimi i lutjes është: "Zoti im, më dhuro të mira kur të hyjë dhe kur të dalë. Me emrin e Allahut hyjmë dhe me emrin e Tij dalim dhe në Zotin tonë mbështetemi." (Ebu Davudi 4/325., Shejh Albani e ka vlerësuar autentik)

2. Përshëndetja e familjes me selam

Ka thënë En- Neveviu: "Mustehabb (bukur) është që të thuhet “Bismil-lahi” dhe sa më shumë të përmend Allahu xh.sh., dhe të përshëndet me selam, pavarësisht se a ndodhet dikush nga njerëzit në shtëpi apo jo, gjë e cila mbështetet nga fjalët e Allahut: "Kur të hyni në një shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni." (En-Nur, 61)
Transmetohet nga Enes ibni Maliku, se Pejgamberi s.a.v.s., i ka thënë: "Biri im, kur të hysh në shtëpi jep selam, do të lëshohet bereqeti mbi ty dhe familjen tënde" (Tirmidhiu 4/161.)
Transmetohet nga Ebu el-Umame Bahiliu se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Tre persona janë nën mbrojtjen e vazhdueshme të Allahut:
• Njeriu që del për të luftuar në rrugën e Allahut. Ai është nën mbrojtjen e Allahut, derisa Allahu nuk ia merr shpirtin – ta vrasin dhe ta fus në Xhennet apo e kthen të pajisur me plaçkën e luftës ose me shpërblimin qe e ka fituar.
• Njeriu i cili shkoi në xhami. Ai është nën mbrojtjen e Allahut derisa Allahu nuk ia merr shpirtin apo e kthen me shpërblim ose prenë që e ka fituar.
• Njeriu i cili hynë në shtëpinë e tij me përshëndetjen e paqes – selamit edhe ai është nën mbrojtjen e Allahut." (Transmetuar nga Ebu Davudi me sened të mirë)

3. Kujtimi i Allahut me rastin e ushqimit dhe pijes

Transmetohet nga Xhabiri, r.a., ka thënë: "Kur njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe kur gjatë hyrjes dhe të ushqyerit e përmend Allahun, shejtani thotë (shokëve të tij): "Nuk ka për ju (në këtë shtëpi) as konak e as ushqim”. E kur hyn në shtëpi dhe nuk e përmend Allahun, shejtani thotë: “E gjetet konakun”, e nëse nuk e përmend Allahun edhe gjatë ushqimit, shejtani thotë: “E gjetet edhe ushqimin”. (Muslim, 13/190)

4. Leximi i shpeshtë i Kur'anit në shtëpi

Kurani sjellë erë të këndshme në shtëpi, e zbukuron atë dhe e dëbon nga ajo shejtanin.
Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh'ariu r.a., se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin, është sikur shembulli i qitros, e cila ka aromë të këndshme dhe shije të mirë, ndërsa shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin, është sikur shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë të këndshme po ka shije të ëmbël. Kurse shembulli i hipokritit, i cili e lexon Kur’anin, është sikur shembulli i borzilokut, që ka aromë të këndshme po shije të hidhur, kurse shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kur’anin, është sikur shembulli i kungullit të egër, që nuk ka aromë po dhe shijen e ka të hidhur”. (Buhariu, 9/66 p;. Muslim, 6/83 p).
Gjithashtu, leximi i Kur'anit në shtëpi me frikërespekt i tërheq meleqtë, siç transmetohet nga Ebu Saed Al-Hudrija, r.a., se Usejd Ibn Hudajri një natë, derisa ishte duke lexuar Kur'an, e vërejti se kali i tij po hidhet (dridhet). Vazhdoi të lexojë, e kali edhe herën e dytë dridhej. Kur e bëri këtë për të tretën herë, përsëri dridhej. Usejdi thotë: "U frikësova se mos e ka shkelur Jahjan, e u nisa drejt tij. Në atë moment pashë diçka si hije mbi kokën time, e cila ishte e mbushur me drita, derisa u ngrit në qiell dhe u zhduk, kështu që nuk kam mundur ta shoh më. Kur u zgjova shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i thash: "O i Dërguari i Allahut, mbrëmë në thellësinë e natës, derisa isha duke lexuar Kur'an, e pash kalin tim duke u dridhur." Për këtë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., i tha: "Lexo, o biri Hudajrit" Ai tha: "Kam lexuar edhe për herë të dytë është dridhur." I tha Pejgamberi s.a.v.s.: "Lexo, biri i Hudajrit!" Ai tha: "Unë përsëri lexova, por ai edhe për të tretën herë u dridh". I tha Pejgamberi s.a.v.s.: "Lexo, o biri i Hudajrit!" Ai tha: "Pas kësaj e ndërpreva - u ndala dhe shkova te Jahjaja, nga frika se mos e ka shkel kali. Pastaj vërejta diçka si një hije e mbushur me dritë mbi kokën time, deri sa u ngrit në qiell dhe u zhduk, kështu që nuk kisha mundësi ta shoh më." Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Këto ishin meleqtë të cilët të kanë dëgjuar duke lexuar. Nëse do të kishe vazhduar të lexosh, të gjithë njerëzit do t’i shihnin dhe nuk do të mund të fshiheshin." (Buhari 9/63;. Muslimi 6/82.)

5. Pastrimi i shtëpisë nga zëri i Iblisit – shejtanit

Allahu xh.sh. në Kur'anin famëlartë ka shpallur: "Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre," (Isra ', 64)
Muxhahidi ka thënë (nxënësit Abdullah ibn Abbasit), mufessir – komentues i njohur: "Zëri i shejtanit (që është përmendur në këtë ajet) është kënga, muzika." Për fat të keq, shohim se shumica e shtëpive është mbushur me zërin e Iblisit - shejtanit (këngë dhe muzikë), madje edhe te ata të cilët rregullisht e kryerjen faljen e namazit, që është një e keqe e madhe, e për këtë në shtëpi vijnë shejtanët, e nga ajo largohen melekët. E si mos të largohen, kur ato këngë janë të mbushura me thirrje në haram (atë që Allahu e ka ndaluar). Abdullah ibn Mesudi ka thënë: "Kënga (muzika) nxitë hipokrizinë në zemër, sikur që uji nxitë rritjen e bimëve."
Të dashur vëllezër, mos të lejojmë që në shtëpitë tona të bashkohen Libri i Allahut xh.sh., Kur'ani, i cili thërret në çdo të mirë dhe largon nga çdo e keqe dhe libri i shejtanit, e kjo është kënga dhe muzika, e cila qon në çdo të keqe dhe largon nga çdo e mirë.
Imagjinojeni besimtarin i cili falë namazin, agjëron Ramazanin, me gjuhën e tij i shqipton fjalët si p.sh.: "Ka vetëm një jetë." "Le të ruajnë perënditë."; "Ti je Perëndia i zemrës sime." "Eja të dehemi." etj. dhe shumë fjalë tjera që shfaqen në këngët, dhe disa nga këto fjalë mund të nxjerrin nga besimi. E gjithë kjo është në kundërshtim me Islamin dhe nuk ka të bëjë me të, edhe pse disa u përpoqën t’ia atribuojnë atë atij. Shumë kush që flet për veten e tij se është pasues i Imam Ebu Hanifes, medh'heb i cili është i përhapur në vendin tonë, fare nuk lexon atë që ai ka thënë për këngën. Ka thënë: "Dëgjimi i këngës është fiks (mëkat), e pasimi i saj është kufr (mosbesim)." Kur Iblisi arrin të hyjë në shtëpi, atëherë ai thërret tërë ushtrinë e tij nga të gjitha anët, dhe ata në tërë shtëpinë mbjellin fesadin – përçarjen, duke hedhur armiqësi, urrejtje, zili në mesin e familjarëve. E nëse muzika (kënga) dëgjohet shumë në shtëpi, atëherë shejtanët banojnë në atë shtëpi.

6. Pastrimi shtëpive nga pikturat dhe skulpturat

Muslimani është i detyruar që ta pastroj shtëpinë nga statujat e ndryshme përveç atyre për të cilat është transmetuar se janë të lejuara, si lodra për fëmijë. Po ashtu, duhet pastruar shtëpinë nga fotografitë, me përjashtim të atyre që janë bërë domosdoshmëri në këtë kohë, siç janë kartat e identitetit. Arsyeja për këtë është se melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka piktura dhe statuja. E kundërta e kësaj, kur melekët dalin nga ajo, atëherë është e sigurt se në atë shtëpi vendosen shejtanët. Transmetohet se Aisheja, r.a., ka thënë: "E bleva një jastëk në të cilën ishin disa foto (figura). Kur i pa Pejgamberi s.a.v.s., u ndal para derës dhe nuk pranoi të hynte. E vërejta në fytyrën e tij hidhërimin. I thashë: "O i Dërguar i Allahut, pendohem tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij. Çfarë kam bërë?" Ai tha: " Çka është puna e atij jastëku?" I thashë: "E bleva atë për t'u ulur dhe për të fjetur mbi të." Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ata që i kanë vizatuar këto foto do të dënohen për to në Ditën e Gjykimit, ashtu që do t’ju thuhet: Ngjallni këtë që e keni vizatuar (krijuar) "Pastaj ai tha: "Me të vërtetë, në shtëpitë ku ka fotografi nuk hyjnë melekët" (Buhariu 10/392 dhe Muslimi 14. / 90).

7. Ruajtja e shtëpisë nga qentë

Transmetohet nga Ebu Talha, ra, se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen dhe piktura." (Buhariu 6/312; Muslimi 14/841..)
Transmetohet nga Aisheja, ra, se ka thënë: "Xhibrili i pat premtuar Pejgamberit s.a.v.s., se do ti vijë në një kohë të caktuar, erdhi ajo kohë, e ai nuk erdhi. Në dorën e tij (d.m.th. në dorën e Pejgamberit,s.a.v.s.) kishte një shkop, të cilën e hodhi nga duart e tij dhe tha: "Allahu dhe i dërguari i Tij nuk e thyejnë premtimin". U kthye dhe pa një qenush nën shtrat. Tha: "O Aishe, kur ka hyr ky qen në dhomë?" Aisheja tha: "Pasha Allahun nuk e di." Pastaj urdhëroi që të nxirret nga dhoma. Veçse e bëri këtë ia arriti, Xhibrili. I tha Pejgamberi s.a.v.s.: "Më premtove se do të vije, të kam pritur. Megjithatë, ti nuk erdhe " .Xhibrili i tha: “ Më pengoi qen i cili ishte në shtëpinë tënde, e ne nuk shkojnë – hyjmë në ato shtëpi ku qen dhe foto'" (Transmetuar nga Muslimi 14/18; Buhari 6/316.... )

8. Falja e namazeve nafile në shtëpi

Transmetohet nga Ibn Umeri sei ka thënë: "Diçka nga namazet tuaja leni për shtëpitë tuaja dhe mos i shndërroni shtëpitë t’uaja në varreza" (Buhariu dhe Muslimi)
Ka thënë Imam Neveviu: "Pejgamberi s.a.v.s. në këtë hadith na inkurajon në faljen e namazit vullnetar – nafile në shtëpi, sepse njeriu këtu është më fshehur dhe larg nga ajo që të falet për ta parë dikush. Gjithashtu një nga arsyet është se me këtë sillet bereqeti në shtëpinë dhe zbresin mëshira dhe melekët, e nga ajo ikin shejtanët. "

Një fjalë e bukur dhe buzëqeshje e shndërritur

Është e njohur se shejtani përpiqet të shkatërroj shoqërinë islame, harton plane, bënë kurtha – intriga dhe mendon për metodat që mund t’i përdor për këtë. Një nga këto metoda është thyerja – shkapërderdhja e familjes islame, sepse ajo është tulla e parë në shoqëri. Kjo tregohet nga hadithi i Xhabirit r.a., ku i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: "Me të Vërtet Iblisi vendos fronin e tij mbi ujë, pastaj nga aty i dërgon vëzhguesit e tij. Vendin më të mirë e zë ai që e ka mbjellë më së shumti të keqen. Vjen njëri nga ata dhe i thotë: "Nuk e kamë lënë të qetë filanin derisa nuk e ndava atë dhe gruan e tij." Iblisi e afron afër vetit dhe i thotë: "Ti ke bërë atë që duhet", ose "Ti ke bërë punë të mirë." (Muslim, 17/157.)
Është e qartë se mbjellja e mosmarrëveshjes ndërmjet bashkëshortëve është bazë për prishjen e shoqërisë nga themelet e saj.
Prandaj i këshillojmë bashkëshortët apo prindërit që të jenë të sjellshëm me familjet e tyre dhe për bisedat me ta le t’i përdorin fjalët më të bukura, për të mos mbjellë shejtani urrejtjen në mes tij dhe familjes së tij.
Thotë Allahu xh.sh.: "..E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut". " (El-Isra ', 53)
Fjala e bukur e hap gjoksin, mbanë – ruan marrëdhëniet e bukura dhe përhap lumturi midis bashkëshortëve.
Lusim Allahun xh.sh., që t’na ndihmoj në përmbushjen e këtyre gjërave në mënyrë që të jemi nën mbrojtjen e Tij, nga armiku më i madh i yni Iblisi, dhe që shtëpinë tonë të mbushen me gëzim, lumturi, harmoni dhe me të gjitha gjërat tjera të bukura



Semir Imamoviq
Përshtati :Esat ef.Rexha


Artikulli i kaluar
Tekbiri fillestar