Futbollisti i Fiorentinës, Muhammad Salah, ndihmon ndërtimin e xhamive në Itali

Sulmuesi i Fiorentinës, Muhammad Salah, ka dhuruar 60.000 € për bashkësinë muslimane të Firences.

Sipas portalit Calcio Mercato, shuma e dhuruar e parave do të përdoret për ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame në provincën italiane të Toscanës.
Salah, futbollisti egjiptian i cili në Fiorentinë erdhi nga Chelsea, është bërë i popullarizuar në Serie A, pasi që nga dymbëdhjetë ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.
Salah ka zakon që pas golit të shënuar të bëj sexhde, me çka ka fituar respektin e muslimanëve lokal. "Menjëherë pas mbërritjes në Firence, Salah është interesuar për lokalitetin e xhamisë", tha presidenti i Unionit të bashkësive dhe organizatave islame në Itali.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip