Hoteli më i madh në botë do të ndërtohet më Mekke

Hoteli më i madh në botë, i cili pritet të përfundoj në vitin 2017, do të hapet në Arabinë Saudite, në qytetin e shenjtë të Mekkes.

Projekti mbulon një sipërfaqe prej 1.4 milion metër katrorë, ndërsa ndërtohet 1.7 km larg nga xhamia e shenjtë në Mekke.
Hoteli Abraxh Kudai, projekti i të cilit do të kap shifrën 3.5 miliard dollarë, do të ketë mbi 10.ooo dhoma në 12 kulla të ndryshme, 70 restorante dhe një sallë të madhe konferencash.
Hoteli, gjithashtu do të ketë edhe pistë për helikopter, stacion të autobusëve, parking në tre shkallë dhe qendër komerciale.