“Futbolli luhet edhe brenda në xhami”
Imami i xhamisë “Ferah Mahallesi Merkez Camii” e cila ndodhet në Stamboll të Turqisë, u ka bërë një surprizë të këndshme fëmijëve që ndjekin mësimin në këtë xhami.
Me qëllim që fëmijët të adaptohen më lehtë me ambientin e xhamisë, ai ka organizuar një lojë futbolli, për t’i gëzuar ata.
Në videon, të cilin mund ta shikoni edhe ju, shihet imami dhe një plak, duke luajtur futboll.
Në sfond shihen edhe fëmijët të cilët bëjnë tifo siç duket për mësuesin e tyre (imamin), teksa plaku bënë përpjekje ta mbroj “portën” e tij, nga goditjet e imamit.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës