Aborti është një krim i shëmtuar. Faktorët që ndikojnë më së shumti në vendimin për abortit janë mosha ere apo e vjetër e gruas, numri i madh i fëmijëve, arsyetimi se fëmija është nga prostitucioni apo zinaja, të ardhurat e vogla ekonomike, frika nga varfëria, si dhe shumë faktorë të tjerë. Megjithatë, nëse aborti ndodh për arsyet e lartcekura, pa asnjë dyshim ai është krim.

Para se të fillojmë diskutimin për këtë çështje, mendoj se është e udhës që fillimisht t'i shpjegojmë kuptimet e abortit. Nëse hulumtojmë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, fjala abort na jep kuptimin e dështimit(1)
Ndërsa, në planin profesional apo terminologjik, aborti nënkupton: "Përfundimin e shtatzënisë para javës së 22-të."
Pra, për abortin kemi një përcaktim kohor, ndërsa kalimi i kohës së përcaktuar nuk është abort.
Shtatzënia është një gjendje fiziologjike, e natyrshme, e cila nuk dëmton organizmin e gruas nëse tregohet kujdesi i duhur.(2)
Ndërprerja e shtatzënisë para javës së 22-të quhet abort (dështim), ndërsa pas javës së 22-të quhet lindje.(3)
Sidoqoftë, lirisht mund të themi se aborti është një krim i shëmtuar. Faktorët që ndikojnë më së shumti në vendimin për abort janë: mosha e re apo e vjetër e gruas, numri i madh i fëmijëve, arsyetimi se fëmija është nga prostitucioni apo zinaja, të ardhurat e vogla ekonomike, frika nga varfëria, si dhe shumë faktorë të tjerë. Megjithatë, nëse aborti ndodh për arsyet e
lartcekura, pa asnjë dyshim ai është krim.
Zoti xh,sh. në Kur’anin fisnik thotë: “Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne sigurojmë furnizimin tuaj! E mbytja e tyre është mëkat i madh." (El Isra, 31).


Llojet e aborteve


Rreth 15% e gjithë shtatzënive përfundojnë me abort, Një pjesë e tyre ndodhin aq herët saqë gruaja as që e kupton se aborton. Pjesa më e madhe e aborteve ndodh para javës së 12-të. Shkaku kryesor i dështimeve të shtatzënisë është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se dëmtohet struktura gjenetike e tij.(4)

Abortet klasifikohen në disa lloje, siç janë:

* Aborti spontan - ky lloj aborti ndodh pa dëshirën e pacientes. Është përshkruar si humbje e shtatzënisë para javës së 22-të, dhe fryti në këtë fazë nuk është i aftë për jetë jashtë mitrës. Fazat e këtij aborti janë: aborti kërcënues - kur shtatzënia mund të vazhdojë; aborti jokomplet – kur shtatzënia nuk mund të vazhdojë, por ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike; aborti komplet - kur shtatzënia nuk mund të vazhdojë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike; dhe aborti i paevitueshëm - kur shtatzënia nuk mund të vazhdojë.
* Aborti i indukuar - është procedurë e ndërprerjes së shtatzënisë në mënyrë vullnetare. Ky lloj aborti bëhet me dëshirë apo kërkesë të gruas.
* Aborti i shkaktuar për çështje klinike apo shëndetësore - te ky lloj aborti ndikon gjendja shëndetësore e gruas.(5)


Abortet mund t'i klasifikojmë edhe në aborte legale dhe ilegale


Babai i mjekësisë, Hipokrati, në betimin e tij të famshëm thotë: "Nuk do t'i jap leje gruas që të shkaktojë abortin.” Por, sot pak mjekë-gjinekologë mendojnë kështu, prandaj edhe pjesa me e madhe e tyre kryejnë aborte, ndoshta edhe për përfitime personale. Te gruaja, por edhe te partneri (bashkëshorti), aborti lë pasoja fizike, psikike dhe sociale.(6)


Pasojat pas abortit


Menjëherë pas abortit disa gra ndiejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë, që sipas tyre mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore.
Pjesa tjetër e grave paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbjeje. Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë pa dyshim se është reagimi i partnerit/mashkull ndaj abortit. Meshkujt, fillimisht mund ta trajtojnë problemin me qetësi, duke e lënë zgjedhjen në dorë të gruas/partneres. Por, ndryshe mund të ndodhë te disa të tjerë që kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë. Ne të dy rastet, me kalimin e kohës, ndjenjat mund të ndryshojnë, dhe meshkujt nisin të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave, si: faj, trishtim, deri edhe inat e zemërim.(7)

Pasojat psikologjike pas abortit janë:

* Depresioni, ndjenja e fajit, keqardhja;
* Pagjumësia dhe ëndrrat e frikshme;
* Frustracionet, humbja e vetërespektit, vetërrënimet psikike, ftohja emotive/pesimizmi;
* Rrënimin e marrëdhënieve familjare ose në çift;
* Simptomat e humbjes së kujtesës, psikoza;
* Vështirësitë në përqendrim;
* Humbja e interesave dhe dëshirës për të jetuar, shfaqja e veseve;
* Prirja për të qarë shpesh;
* Rënia e aftësive në punë, pengesat në komunikim, etj.

Çdo individ e përjeton traumën e abortit në mënyrë të veçantë, por askush nuk e kalon pa vuajtur. Çdoherë që kryhet një abort prindërit e foshnjës së vrarë e ndiejnë zbrazëtinë e madhe që lë humbja e fëmijës.


Ndërsa, nga pasojat fizike të abortit mund të përmendim:


* Dëmtimin e pakthyeshëm të mitrës;
* Vdekjen e gruas nga hemoragjia;
* Lëndimin e organeve të tjera (zorrëve, stomakut, tubave ovarial, etj);
* Sterilitetin (pamundësinë për të pasur fëmijë);
* Helmimin e gjakut, tromboembolitë (mpiksjen e gjakut në vena);
* Prishjen e ciklit menstrual;
* Paraqitjen e shtatzënive jashtë mitrës;
* Shtimin e mundësive për aborte spontane;
* Rritjen për shfaqjen e kancerit të gjirit, etj.


Ç’thotë jurisprudenca islame për abortin e fëmijës së krijuar, por që është i sëmurë?


Kuvendi i organizatës së Fikhut Islam në Lidhjen e Botës Islame, gjatë mbledhjes së dymbëdhjetë, të mbajtur në Mekë më 11-18 shkurt 1990, diskutuan rreth abortit dhe, pas debatit nga komisioni i kuvendit dhe mjekëve specialistë, u vendosën disa çështje të rëndësishme. Në këtë mbledhje u vendos që, nëse shtatzënia ka arritur periudhën prej njëqind e njëzet ditëve, nuk lejohet aborti edhe nëse kontrolli mjekësor konstaton se fëmija është i paaftë fizikisht apo psikikisht. Abortin pas njëqind e njëzet ditëve e kanë lejuar vetëm në ato raste kur është konstatuar se mbajtja e shtatzënisë rrezikon jetën e nënës. Në këto raste lejohet aborti edhe nëse vërtetohet se është shtatzëni e shëndetshme, për të shmangur kështu një prej dëmeve të mëdha, humbjen e gruas. Por, aborti mund të lejohet edhe në ato raste kur shtatzënia nuk ka mbushur njëqind e njëzet ditë nga fillimi i shtatzënisë, dhe nga raporti mjekësor i mjekëve të besueshëm është konstatuar se fëmija është me të meta në krijim dhe nuk mund të shërohet. Nëse fëmija mbetet, ai do të ketë jetë të vështirë dhe të dhimbshme, dhe kjo do të jetë vështirë edhe për familjen e tij. Në këtë rast lejohet aborti me kërkesë të dy prindërve.(9)
Sipas mendimit të dijetarëve, aborti është i ndaluar edhe që në ditën e parë të krijimit të embrionit.
Ndalimi i tij është edhe më i madh sa më shumë që kalojnë ditët, dhe në të gjitha rastet është obligim për njeriun që të pendohet për këtë krim.
Këshilli evropian për studime dhe fetva ka thënë: "Nuk lejohet abortimi sipas rregullave të jurisprudencës islame, as në fillim të barrës e as më pas." Pesha e mëkatit është në varësi të kohës së barrës. Në fillim të barrës mëkati është me i lehtë dhe, sa më shumë të rritet fëmija në barkun e nënës aq më i madh është edhe mëkati i abortit të fëmijës.
Dhe, pas 120 ditësh, aborti është rreptësisht i ndaluar, dhe konsiderohet prej llojeve të vrasjes që obligohet shpagimi i gjakut, me vlerë 213 gram flori. Kjo sasi i ndahet trashëgimtarëve që nuk kanë marrë pjesë në abortin e fëmijës.
Një çështje që është diskutuar shumë po ashtu është edhe aborti i fëmijëve të paligjshëm, jashtë martese. Sipas Sheriatit islam esenca është që njerëzit të lihen të gjallë të jetojnë. Pra, mëkati është i njëjtë si për fëmijët nga prindërit e martuar ashtu edhe për ata fëmijë jashtëmartesor. Dëshmi për këtë është edhe fjala e Allahut: "Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) Beni Israilëve së, kush mbyt një njeri (pa të drejtë ), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (Beni Israilëve) u erdhën të Dërguarit Tanë me argument, mandej edhe pas këtij vendimi shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufirin në mbytje) në këtë tokë .” (Maide, 32).(10)
Këtë porosi të Allahut, Pejgamberi a.s., e zbatoi në vendimmarrje, kur një grua erdhi te Pejgamberi a.s., dhe i tregoi se kishte mbetur me barrë nga zinaja.
Pejgamberi a.s., e urdhëroi të presë derisa të lindte, t'i jepte gji fëmijës së saj, e pastaj ta braktiste atë që të aprovohej dënimi i përcaktuar për të.(11)


_______________________
(1) http://www.fjalori.shkenca.org/ 10.04.2015.
(2) Dispozita fetare dhe Këshilla mjekësore për të porsalindurin, Sabit
Gashi, Gazmend Gjota, Botimi 1, Prishtinë: Lib Art. 2010, f.89.
(3) Menaxhimi i komplikimeve të shtatzënisë dhe lindjes. Matthews Mathai, Harshad Sanghvi, Richard J. Guidotti. World Health Organization, 2000. f. S-10.
(4) http://sq.wikipedia.org/wiki/Aborti. Maj 2013 data: 16.04.2015
(5) Menaxhimi i komplikimeve të shtatzënisë dhe lindjes. Matthews Mathai,
Harshad Sanghvi, Richard I. Guidotti. World Health Organization, 2000. f. S-10.
(6) https://jonabodoj.wordpress.com/2010/05/02/debati-per-abortim-kur-kryhet-dhe-cilat-jane-pasojat/, Jona Bodoj Maj , 2010 data: 10.04.2015,
(7) httpz/ /www.bebaimecom/perinatologjia/aborti-dhe-pasojat-e-tij,Obst-Gyn Mimoza Keta Tetor 2011.data:15.04.2015, 3 http://w.w.w.stetoskopi.com/node/583 Copyright © 2012 - 2014. stetoskopi.com. data:16.04.2015,
(9) Qështjet bashkohore të fikhut, Përmbledhje
nga grup autorësh, profesorë pranë universitetit të hapur në Kairo. Shtypshkronja "Aj Graf MATBAA” 2011, f. 284, 286 dhe 295.
(11) Po aty, f. 296.



Fitore Jaha - Ahmeti