Artisti dhe dizajnuesi i famshëm arab ka paditur kompaninë zvicerane të orëve Omega SA për plagjiaturë, shfrytëzim të veprës së tij artistike, njofton gazeta franceze Quitiden de l'artit.
Ahmed Mater, artist dhe bashkëthemelues i iniciativës së artistëve "Edge of Arabia", pohon se kjo kompani ka shfrytëzuar veprën e tij nga viti 2012 për reklamën “Magnetism I”
Në këtë reklamë në vend të Qabes, e cila tërheq miliona njerëz të cilët bëjnë tavaf rreth saj, paraqitet ora e prodhuesit zviceran rreth së cilës gjenden grimcat metalike.
Megjithatë shefi i kompanisë, Brastien Buss, thotë se nuk shqetësohet për padinë. Sipas tij fotografia paraqet rezistencën e fortë të orës ndaj fushës magnetike, ku grimcat metalike nuk mund t’i afrohen asaj.