Lojërat e fatit – bixhozi, lotaria, bastet, lojëra me letra, shahu ...

Përfshirja e të gjitha lojërave të fatit brenda një shkrimi nuk është e mundur, e sidomos nëse mendojmë t'i përpunojmë ato në mënyrë sistematike.

Në këtë shkrim, kam paraqitur vetëm disa, për neve më të njohurat, lojëra, e të gjithë të tjerat kanë të njëjtin status në Sheriatë, sikurse ato që përmenden. Meqenëse objekt i të gjitha lojërave të rrezikshme është pasuria gjegjësisht të hollat, këtë temë do ta filloj me rëndësinë e ruajtjes së pasurisë dhe qëndrimin e Sheriatit ndaj saj.

Pasuria dhe rëndësia e ruajtjes së saj në Islam

Obligimi për ruajtjen e pasurisë, është një nga qëllimet më të larta të Sheriatit. Islami ka vendos rregulla dhe metoda për fitimin dhe investimin e pasurisë. I ndaloi të gjitha rrugët që çojnë në shkatërrimin e pasurisë, në mënyrë të paligjshme. Prandaj, për këtë arsye janë caktuar rregullat; e blerjes dhe shitjes ligjore, kreditë, qiratë, dhuratat, dhe të ngjashme, si forma të sakta dhe legjitime të të bërit biznes ose te menaxhimit me pasuri.
Ndalohen të gjitha format e përvetësimit të paligjshëm të pasurisë, ku në vend të parë është marrja e kamatës - fajdesë- interesit, pastaj bixhozi, monopoli, ryshfeti, korrupsioni, shitblerja e bazuar në mashtrime, vjedhja, trafikimi me droge dhe narkotikë të tjerë.
Pasuria zë një vend të veçantë në Islam dhe Hurmetin e saj të njëjtë si feja, jeta, nderi dhe arsyeja. Në këtë na udhëzojnë fjalët e Pejgamberit s.a.v.s., në Haxhin e lamtumirës: "Ndërhyrja në pasurinë tuaj, në jetën dhe reputacionin tuaj është e ndaluar ashtu siç u janë e ndaluar çdo armiqësi në këtë ditë të pranishme - të sodit, në këtë vend dhe në këtë qytet".
Pronari i vërtetë dhe i vetëm, në këtë botë dhe në botën tjetër është Allahu i Madhërishëm. Disponimi me pasurinë tonë është vetëm formë e administrimit. Ne jemi mëkëmbës të Allahut në tokë. Allahu thotë: " Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh". (El-Hadid, 7)
Tema për lojërat e rrezikshme, të fatit, e mbi të gjitha lojërat e bixhozit është shumë e rëndësishme, ku në Kur'an janë përmendur bashkë me alkoolin. Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave. Bixhozi nuk është asgjë më pak i rrezikshëm se alkooli. Dëmet janë të mëdha si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Që të dyja, edhe njëra edhe tjetra, në vetvete përmbajnë dëme materiale, morale, shëndetësore, madje edhe politike.
Bixhozi dhe lojërat tjera të rrezikshme sot janë shumë të përhapura. Mjetet e informimit i përmendin gjithnjë e më shumë këta emra për të njëjtat lojëra. Shumë kush ka filluar të mendojë, për shkak të pranisë së vazhdueshme të këtyre të këqijave në media, se bëhet fjalë për mjetet e ligjshme për përvetësimin e pasurisë. Lojërat e rrezikshme, tani janë të lidhura me shumë lojëra sportive dhe gara, gjë që çuan gjer në atë shkallë sa që lojërat e dëshiruara të përzihen me bixhozin e jashtëligjshëm. Prandaj, është e nevojshme për të qartësuar dhe ndarë sportin nga ajo që nuk i përket. Ky është qëllimi im për të bërë në pjesën e dytë të tekstit.
Kumari - lojërat e fatit janë të rrezikshme për individin dhe shoqërinë. Ato janë vetvetiu krim. Por, krimi është hyrje për shumë krime tjera të tilla siç janë: vrasja, vetëvrasja, vjedhja, ryshfeti, prostitucioni, çrregullimet në familje etj. Mos t'i përmendim reflektimet e dëmshme të këtyre lojërave në neglizhencën e fesë dhe detyrave fetare. Tema kryesore është bixhozi, në kuadër të së cilës do të shpjegojë qëndrimin e Sheriatit edhe për lojërat tjera të paligjshme dhe të dyshimta, siç janë: lojërat e fatit, bastet sportive, baste lotarie, luajtja me letra, shah, gara sportive, etj.

Bixhozi

Do të vejmë re se bixhozi ka hyrë në të gjitha poret e shoqërisë. Ai është i pranishëm në shtëpi, shkollë, klube, sheshe, hotele, trena, anije, aeroplanë. Ai është bërë qëllim i shumicës, sepse këtë e kanë parë si mënyrën më të shpejt për të fituar pasuri. Shumë vende perëndimore kanë tentuar të ndalojnë bixhozin dhe kjo rezultoi përgjithësisht e ndaluar, por pavarësisht nga ky ndalim hapen kazino në të cilat luhet, ditë e natë. Metodat e lojërave të fatit janë avancuar në krahasim me ato që ishin të njohur në fillim. Me paraqitjen e pajisjeve elektronike bixhozit i është dhënë formë e re e praktikës. Lojërat e fatit e kanë përmbytur të gjithë botën dhe prej tyre organizohen spektakle të vërteta dhe ngjarje kulturore. Sikur të donim ta definonim bixhozin, atëherë do të thoshim: "Bixhozi është çdo lojë mes dy ose më shumë personave i cili është subjekt i parave, në të cilën fituesi i lojës merr nga humbësi". Bixhoz është çdo lojë e fatit, që i dekurajon njerëzit nga të përmendurit e Zotit dhe në faljen e namazit . Bixhozi është term i gjerë që përfshin të gjitha lojërat që janë të bazuara në fat, në rast, në frikë dhe rrezik, ku njëra anë me siguri korrë fitore dhe tjetra me siguri humb. Islami është kategorik në ndalimin e bixhozit. Ka shumë argumente nga Kur'ani, Suneti, konsensusi i dijetarëve musliman dhe arsyeja.

Kur'ani

" Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).... '' (El-Bekare, 219)
" O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? "(El-Maidah, 90-91)

Bixhozi, si dhe alkooli janë ndaluar gradualisht. Në fillim të Islamit ishte lejuar si alkooli. Sahabët luanin me deve, e Pejgamberi, s.a.v. s., nuk ua ndaloi. E që gradualisht, pas pyetjeve të tyre për statusin e bixhozit dhe të alkoolit në Islam, të ndalohen. Në to ka pak përfitime për njerëzit, por dëmi është më i madh. Bixhozi pjesërisht është reduktuar, por nuk u ndal krejtësisht derisa arriti ajeti i cili e ndaloi plotësisht: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar..... ".
Fjala "të neveritshme" i referohet gjykimit të këtyre akteve në Islam. Në Kur'an gjithmonë paraqitet kur dëshiron diçka te ndalohet. I tillë është rasti në këto shembuj: "... pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse...." (El-Haxh, 30)
Ose në një ajet tjetër: "... ose mish derri, ai është i ndytë," (Al-Anam , 145).
Allahu xh.sh. e ka krahasuar bixhozin me statujat që janë shenjë e politeizmit dhe e bëri punë të djallit - shejtanit dhe burim të armiqësisë, e ky është segment i veçantë që flet për dëmet e bixhozit. E që në fund Allahut xh.sh., të bëjë pyetje (E a do t’i braktisni?) të cilat në këtë rast e shënon urdhërim siç thotë komentatori El-Alusi në tefsirin e tij.

Suneti

Ka shumë hadithe që flasin për lojërat e fatit dhe ndalimin e tyre. Disa prej tyre janë:
1. Hadithi nga Ebu Hurejre, r.a., në të cilin Pejgamberi s.a.v. s. ka thënë: "Kushdo që i thotë shokut të tij:" Eja të luajmë bixhoz", le të ndajë sadaka." Siç mund të shihet nga hadithi Bixhozi është mëkat i rëndë që vetëm përmendja e të njëjtit kërkon dhënie të sadakasë.
2. Sulejman ibn Burejde transmeton nga babai i tij se Pejgamberi s.a.v. s., ka thënë: "Kush luan bixhoz është e njëjtë sikur ta vejë dorën në mish dhe në gjakun e derrit." Në këtë hadith bixhozi është krahasuar me mishin dhe gjakun e derrit. Të dyja ose edhe njëra edhe tjetra janë të ndaluara. Prandaj krahasimi i tyre me lojërat e fatit do të thotë se është e ndaluar.

Ixhmaja - konsensusi i dijetarëve muslimanë

Dijetarët islamë pajtohen për çështjen e ndalimit të të gjitha llojeve të lojërave të fatit. Kjo është për shkak të dëmit të madh që sjellë me vete bixhozi për individin dhe shoqërinë.

Dëshmitë racionale

1. Bixhozi është mjet për shkatërrimin e pasurisë. Përderisa ruajtja e pasurisë është një nga pesë objektivat më të larta sheriatike. Arritja e pasurisë në shpejtësisë (dhe në fat) i kundërvihet rregullave të Sheriatit mbi fitimin dhe arritjen e pasurisë për shkak të së cilës investohet përpjekje dhe mund i madh si një mjet për të ardhurat hallall. Gjithë kjo nuk është e pranishme në bixhoz.
2. Bixhozi është lojë e fatit. Ajo e vret ose e mbyt instinktin e njeriut për veprim, paralizon fuqinë produktive të njeriut. Njeriu mëson dembelizmin dhe mbështetet në nafakën pa kurrfarë përpjekje. Kjo është absurde.
3. Shkatërrimi i familjes. Shumë familje brenda natës ose brenda një ore bëhen të varfër pasi që ishin shumë të pasur. Sa ka familje që gëzonin krenarinë dhe pasurinë, ku më pas një anëtar i familjes e shkatërron - zhduk për një moment.
4. Bixhozi është arritje e pasurisë ose pasurim në mënyrë të paligjshme. Ajo njeriun në grabitje, vetëvrasje, sherr në familje dhe shkakton armiqësi të llojeve tjera të ndryshme.
5. Bixhozi ndikon në gjendjen shëndetësore të njeriut. Shkakton sëmundjen nervore, sepse të gjithë forcën e tij mendore e angazhon - përqendron në lojë. Frika e humbjes është konstante e shkakton sëmundjet mendore. E gjithë kjo tregon faktin se bixhozi është i ndaluar dhe njeriu i arsyeshëm asnjëherë nuk do të thonë ndryshe - të kundërtën.

Format dhe llojet e bixhozit

Në kohën e sodit është vështirë t’i numrash të gjitha për shkak të emrave dhe numrit të madh të tyre. Megjithatë, ajo që ata të gjithë e kanë të përbashkët është se në to ka dy ose më shumë parti ku një fiton dhe tjetri humb. Një tjetër segment i përbashkët është rastësia, lumturia dhe frikë, gjegjësisht rreziku.

Loja e fatit - lotaria - dhe Bingo

Lotaria është lojë e njohur shoqërore me para. Forma aktuale e lojës së sotëm konsiston në faktin se shteti apo një kompani ose organizatë bamirëse paraprakisht shtypur kuponët në të cilët ndodhen numrat. Pjesëmarrësit në një lojë i blejnë kuponët pa ndonjë vlerë të rëndësishme dhe pastaj i rrumbullakojnë numrat për të cilët shpresojnë se do të nxirren në lotari. Pastaj organizohet tërheqja publike e numrave të shtypura në topa. Kush janë me fat dhe numri i tyre tërhiqet, ai fiton shuma të mëdha parash. Bingo, ka të njëjtin kuptim, përveç që nuk ka rrumbullakim të numrave, por ka vetëm një numër të shtypur në kupon , i cili në qoftë tërhiqet, pronari i tij fiton. Gjëja më e dhimbshme në gjithë këtë është fakti se shumë organizata bamirëse i qasen kësaj forme të fitimit të të ardhurave në mënyrë që të mbledhin fonde për të financuar projektet. Është gabim i madh të mendosh se muslimanët e humbën ndjenjën e të bërit mirë ose të bamirësisë. Ka bamirësi ende në këtë umet, dhe mendoj se muslimanët nuk duhet të mbështeten në mënyra të tilla të paligjshme për të mbledhur pasurinë, sidomos kur është fjala për lojërat e fatit. Rruga më e më e mirë për të mbledhur pasurinë për qëllime bamirësie është për të ftuar njerëzit në hajr, që t'u shpjegohet rëndësia e projekti të caktuar nga ana e Islamit dhe misionit islam, të bëhet përpjekje për të ngjall te ata ndjenjën e bamirësisë dhe kontributeve vullnetare, e jo të mbështetet në pasion dhe në bixhoz. Sa i përket lojërave të fatit në qëllime humane dhe bamirësie, ato janë të ndaluara në Islam, edhe pse kanë për qëllim ndihmën e të varfërve dhe ndërtimin e xhamive. Kur Kur'ani ndaloi bixhozin, arabët larguan pikërisht që të varfrit të ndihmohen. Pra, kishin të njëjtin qëllim si lotaria për qëllime bamirësi. Por, megjithatë Kur'ani e ka ndaluar bixhozin - gjegjësisht lotarinë. Edhe nëse supozojmë se në të ka përfitime të mëdha për të varfëritë dhe për shoqërisë në përgjithësi, në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e botës për shkak të kësaj ka humb. E as këtyre të varfërve nuk u garantohet se do të jetojnë. E sa i përket lotarisë për qëllime komerciale, ajo i ka mashtruar shumë njerëz. Një herë kanë fituar në të dhe mendojnë se gjithmonë do të jenë me fat dhe do të fitojnë. Për shkak të lotarisë e kanë lënë punën dhe fitimin me shpresën se këtë javë ata do të jenë fituesit me fat dhe se moderatorja e veshur në mënyrë provokative do të jetë e buzëqeshur. Shumë prej tyre kështu kanë humbur duke shpresuar humbur jo vetëm atë që tashmë e kanë fituar, por të gjithë pasurinë e tyre. Në fund të fjalimit për lotarinë do të doja të citoj një hadith të Pejgamberit s.a.v.s., i cili është transmetuar nga Ahmedi në Musnedin e tij, ku Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: "Ai që luan në lojërat e fatit dhe falet, është i ngjashëm me atë që merr abdes me pleh dhe me gjak derri, e më pas falet". Krahasimi i lotarisë me plehun e qelbur dhe gjakun e derrit flet për neverinë e kësaj loje.

Basti – Kushti

U shpik në Francë në vitin 1860. Më pas erdhi në jetë në Britani të Madhe, Australi dhe Amerikë. Kolonialistët britanikë e sollën në Egjipt në vitin 1911. Ashtu u bartë edhe në mesin e muslimanëve. Aspekti më i famshëm i bastit është basti në garat e kuajve. Konkurrentët dhe kuajt e tyre mbanin numra të caktuar, e simpatizantët dhe njerëzit që donin përfitime të shpejta depozitonin paratë në këtë apo atë konkurrent - garues. Ata thoshin: "Nëse fiton garuesi me këtë apo me atë numër, paratë janë të miat, gjegjësisht tonat. E në qoftë se fiton garuesi i tjetër, paratë janë të tuat , gjegjësisht të juajat ". Masa e cila ve bastin, nuk merr pjesë drejtpërdrejt në lojë, por ata janë tifozë dhe vëzhgues. Ky lloj basti është sot e kësaj dite më i famshëm. Të gjitha bastet tjera janë imitime dhe kopje te kësaj të parës. Sot, njerëzit vejnë baste në gjithçka dhe në çdo gjë. Nuk ka dyshim se basti - kushti nuk ka bazë në Islam. Ky konsiderohet një nga llojet më të rënda të bixhozit. Për arsye se loja e bastit me para është në mes pjesëmarrësve të shumtë. Disa prej tyre me siguri fitojnë, përderisa të tjerët humbin. Kjo është një rregull bazë i lojës së bixhozit.
- Pastaj, e përbashkëta e bastit dhe e bixhozit është se, te të dyja bëhet fjalë për fitimin e pasurisë në mënyrë të palejueshme - haram.
- Paraja hidhet në pa kthim duke shpresuar në fitoren e supozuar (iluzore).
- shkatërrimi i edukatës, në atë mënyrë që personi adaptohet në përtaci dhe pritje të nafakës së paramenduar.
- Basti dhe bixhozi nxisin përçarje dhe urrejtje në mesin e pjesëmarrësve, duke çuar në grindje, kacafytje, rrahje madje edhe në vrasje. Ky është mesazhi dukshëm në Kur'an për ndalimin e bixhozit: "Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?..." (El-Maide, 91).
Magazina El-Muslimun në numrin e saj 124/ 1407 hixh. në faqen numër tre transmeton "që shumë psikologë evropian kanë kërkuar nga qeveritë e tyre ndalimin e basteve në garat e kuajve. Këtë e kanë shpjeguar ashtu që basti nxit armiqësi ndaj anës së kundërt. Çdo tifoz dëshiron që garuesi i tij të fitoi për të tërhequr ose bartur bastin. Frikë të vazhdueshme për para shkakton tensionin dhe nervozizmin. Nuk është aspak e lehtë kur e sheh tjetrin duke i marr paratë tuaja pa kurrfarë mundi. Kjo nxitë në hakmarrje dhe në atë moment jemi të gatshëm për çdo gjë. "Islami e ka bërë vrapimin e kuajve mburrje për forcën muslimane, ndërsa armiqtë e kanë bërë mjet për shkatërrimin e këtij Umeti, humbje të kohës, pasurisë dhe futje të urrejtjes në mesin e anëtarëve të një qyteti, fshati madje edhe familje.

Loja me letra

Loja me letra si një formë bixhozit apo argëtuese sot është shumë e pranishme tek ne në dhe jashtë vendit. Luhet me letra në të holla ose për hobi dhe argëtim. Është e vërtetë se nuk ka tekst të qartë për lojën me letra në Kur'an apo në Sunetin e Pejgamberit s.a.v.s. Megjithatë ekziston analogjia në bazë të së cilës mund të sjellim qëndrimin e sheriatit mbi këtë çështje. Me analogjinë, për lojën me letra, qëndrimi i sheriatit për lojërat e bixhozit dhe lojërat e fatit mund të thuhet: nëse luhet me letra me para, atëherë loja me letra automatikisht është e ndaluar. Loja me letra, si dhe lojërat tjera të fatit dhe bixhozi, janë të bazuara në fat. Ulemaja e medhebit Shafi ka vendosur një rregull të përgjithshëm në lidhje me lojërat për të cilat nuk është e specifikuar në tekstin e Kur'anit dhe Sunnetit. Ajo thotë: "Të gjitha lojërat që kanë bazën në rastësi dhe në vlerësim kanë statusin e bixhozit". Nuk ka dyshim se loja me letra e ka bazën në vlerësim dhe në rastësi. Sa i përket luajtjes me letra si hobi dhe argëtim, ajo mund të marrë statusin lojës së shahut, nga arsyeja se kanë të përbashkët humbjen e kohës dhe pengim nga të përmendurit e Allahu xh.sh.
Në lojën me letra nuk ka kurrfarë dobie, e humbja e kohës nuk shkon në favor të besimtarit, i cili e konsideron këtë botë vetëm si një stacion kalimi. Kështu që ai, muslimani, nxiton për të përfituar nga koha e përcaktuar për të dhe nuk ka kohë për të humbur. Sepse ai kurrë nuk e di se kur do të ndodhë ora e vdekjes dhe do t'ia ndërpresë punën e papërfunduar. Besimtari gjithmonë e ka parasysh hadithin e Pejgamberit, s.a.v.s., të cilin tashmë e kemi përmendur, e që tregon se besimtari do pyetet se si e ka kaluar kohën në rininë e tij. Rinia është pjesë e kohës, e kaluar në këtë botë. Mjerë ai që kohën e tij e ka shpenzuar duke luajtur me letra.

Loja e shahut

Pyetja e lojës së shahut është shumë aktuale sot. E përfshirë në lojërat e fatit sepse kjo lojë i ka karakteristikat e bixhozit. Njerëzit që besojnë në Allahun pyesin nëse është edhe loja e shahu si edhe lojërat tjera të bixhozit, a është e ndaluar apo jo. Apo është e ndaluar në disa raste, e në disa të tjera jo. Në këtë pjesë të tekstit do të përpiqem të sjellë qëndrimin e sheriatit lidhur me lojën e shahut. Shahu e ka origjinën nga fjala "shishrenk", që në persisht do të thotë gjashtë lloje të ngjyrave, d.m.th. gjashtë lloje të figurave me të cilat luhet; mbreti, mbretëresha, kali, topi, gjuetari, ushtari. E ka shpikur një indian i urtë i quajtur Ibn Dahir. Qëllimi i lojës është mundja e palës kundërshtare, duke e neutralizuar mbretin. Qëllimi i lojës është i njohur për të gjithë. Shahu mund të luhet me të dhe pa to, d.m.th., nga hobi.

Pozicioni i Sheriatit në lidhje me lojën e shahut me të holla

Sheriati e ndalon lojën e shahut me të holla për arsyen e thjeshtë se kjo është vetëm një formë e bixhozit. Kush fiton, paratë janë të tij. Dikush gjithmonë duhet të fitojë apo të humbasë. Përjashtim është pozicioni pat, por kështu rrallë herë përfundon. Sa përket dëshmisë të këtij ndalimi, janë të njëjtat dëshmi të cilat flasin për ndalimin bixhozit me atë që në fjalën ose temën për lojën e shahut pa kompensim të specifikojë disa prova që flasin për shahun.

Pozicioni i Sheriatit në lidhje me lojën e shahut pa para

Numër i madh i dijetarëve e konsiderojnë lojën e shahut, me para apo pa para, të ndaluar duke e radhitur nën termin e përgjithshëm të bixhozit. El-Kurtubiu në komentin e tij të Kur'anit thotë se me ajetin për bixhozin është ndaluar edhe shahu, e njëjta bëhet fjalë për lojë me para apo pa to. Çdo lojë në të cilën harxhohet koha, shkakton përçarje, të largon nga dhikri, është e njëjtë si alkooli. Ka shumë hadithe të cilët janë cituar si dëshmi për ndalimin e luarjës së shahut, por që të gjithë janë të dobët. Arsyeja është se shahu nuk ishte i njohur në kohën e Pejgamberit, s.a.v.s.
Ibn Haxheri thotë: "Nuk ka asnjë tekst të Pejgamberit s.a.v.s. që flet për shahun." Gjithashtu edhe Ibn Kethiri thotë: "Sa i përket haditheve që përmendin shahun asnjë prej tyre nuk është i besueshëm". Meqë nuk ka hadithe që flasin për shahun nuk mund të thuhet qartë se ai është i ndaluar. Unë personalisht mendoj se ai nuk është i pëlqyeshëm siç ka thënë Imam Shafiu. Arsyeja e papëlqyeshmërisë është ajo se në të nuk ka ndonjë përfitim të madh. Lërja e saj është më e mirë se praktikimi. Muslimani është i urdhëruar që maksimalisht ta shfrytëzoi kohën në përkujtimin e Allahut xh.sh., dhe në detyra tjera të dobishme që do t’i nevojiten në këtë botë (Dynja) dhe në botën tjetër (Ahiret). Njeriu do të pyetet për jetën dhe rininë në të cilin ai kaloi.
Hadithi thotë: "Njeriu nuk do të lëvizë në Ditën e Ringjalljes përderisa të mos pyetet për katër gjëra; për jetën si e ka kaluar, për diturinë dhe a ka punuar sipas saj, për pasurinë si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar dhe për rinin si i ka kaluar". Islami ia ka lejuar shumë sporte të bukura, të tilla siç janë: kalërimi, qitja në shenjë dhe noti dhe këtë për shkak të qëllimit fisnik; fitimi i forcës dhe aftësitë për xhihad. Ky qëllim nuk mund të gjendet në shah. Prandaj, unë mendoj se nuk janë në të njëjtën shkallë disa prej sporteve të lartpërmendura dhe shahu. Pasojat e lojës së shahut janë negative. Nëse pasojat janë krejtësisht negative, atëherë ai bëhet patjetër i ndaluar. Nëse përkrah lojës janë prezente faktet e mëposhtme ajo gjithashtu bëhet e ndaluar rreptësisht:
1. Nëse një njeri për shkak të lojës së shahut e shtynë namazin, apo ndonjë farz tjetër.
2. Nëse loja e shahut luhet në të holla.
3. Nëse bëhet profesion për të marrë para.
4. Nëse është shkas për fyerje dhe nënçmim.

Qëndrimi ndaj Sheriatit ndaj garave sportive

Islami inkurajon në sport dhe në asnjë rast nuk është kundër asaj që njeriu të zhvillon trupin e tij dhe shpirtin. Sporti dhe garat sportive ishin të njohura në epokën para-islame, si dhe islame. Të gjithëve na është i njohur ajeti që flet për bijtë e Jakubit a.s., të cilët bënin gara në vrapim. Në të thuhet: " O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!" ...." (Jusuf, 17)
Buhariu e transmeton hadithin në të cilin thuhet se Pejgamberi s.a.v.s., ka bërë gara mbi devenë e tij. Më pas hadithi që thotë se Aisha r.a., ka bërë gara me Pejgamberin, s.a.v.s., në vrapim. Kjo tregon qartë se sporti dhe garat sportive janë të lejuara. Dijetarët islamë në përgjithësi i kanë lejuar garat që ka për qëllim forcimin e Ummetit, përgatitjet dhe ushtrimet për të luftuar kundër armikut, për çka padyshim bëjnë pjesë edhe shkathtësitë luftarake.
Nga këto gara ka dobi. Pra, kështu është me të gjitha llojet e sporteve që kanë këto qëllime. Ka dy lloje të garash. Gara me kompensim (me para) dhe gara pa kompensim (pa para). Garat pa kompensim janë të lejuara, nëse kanë njërin nga objektivat e përmendura më lart: përgatitjen për xhihad, punë, ruajtjen kondicionit, shfaqjen e forcës karshi armikut, etj. Në këtë rast, lejohen të gjitha llojet e garave sportive që nuk i përcjellin gjërat e ndaluara të tilla siç janë përzierja e burrave dhe grave, zbulimi i avretit, fyerjet, vulgariteti etj. Dëshmi të këtij lloji të garave ka shumë. Ne do të përmendim në kontekstin e disa lojërave.

Mundje

Ebu Davudi transmeton se Rukan u kap me Pejgamberin, s.a.v.s., në mundje dhe Pejgamberi s.a.v.s. e rrëzoi.

Ngritja e gjërave të rënda (tani e njohur si peshëngritje)

Pejgamberi, s.a.v.s., kaloi pranë një grupi, të cilët ngritnin gurin në mënyrë që të shihnin se cili prej tyre është më i fortë. Atë nuk ua ndaloi.

Gjuajtja me hark

Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: " Kush mëson gjuajtjen me hark, e më pas e harron dhe e injoron, nuk është prej nesh".

Noti

Omeri ra, ka thënë: "Mësojani fëmijëve tuaj notin dhe gjuajtjen me hark, ndërsa grave tjerrjen."
Të gjitha llojet e tjera të sporteve që nuk luajnë me të holla janë të lejuara, me analogjinë e lartpërmendurën, sipas Ibn Kuddame.

Garat me kompensim

Të gjithë juristët muslimanë pajtohen se garat me kompensim janë të lejuara në tri raste; në garat me kuaj, në garat me deve dhe në gjuajtjen me hark. Pejgamberi, s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka gara përveç në tri lloje: gara me deve, gara me kuaj dhe gara në gjuajtje me hark ".
Pejgamberi, s.a.v.s., mbikëqyri garën me kuaj dhe e shpërbleu fituesin. Megjithatë, shtrohet pyetja a është e lejuar gara me kompensim për këto tri disiplina? Kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjemi në mënyrën e mëposhtme. Moment kyç në përgjigje është çështja e financuesve. Juristët islamë thonë se ka tri palë që mund të financojnë garat:
1. Nëse garat financohen nga një palë e tretë e jo nga garuesit, atëherë këto lloje të garave janë të lejuara . Çështja është se dikush, për shembull, thotë: "Kush fiton prej jush, do t'i japë shpërblimin një shumë të caktuar". Është e lejuar për arsye se njëri fiton e tjetri nuk humb. Ata nuk kanë investuar paratë e tyre, por paratë erdhën si shpërblim.
2. Nëse gara është financuar nga njëri prej garuesve, nëse për shembull thotë: "Nëse më mundë ose nëse ti fiton, unë do të jap një shumë të caktuar, dhe nëse unë të fitojë, unë nuk do të marrë asgjë. "Ky lloj poashtu është i lejuar, sepse kjo në vetvete nuk përmban asnjë formë të bixhozit e cila domosdoshmërisht kërkon nga të dyja palët në lojë fitoren ose humbjen. Në këtë rast, vetëm një mund të fitojë, por jo dhe të humb.
3. Rasti i tretë është që të dy garuesit të marrin pjesë në financimin e lojës, dhe t'i thonë njeri tjetrit: "Nëse unë fitojë, unë përfitoj, e në qoftë se ti fiton, ti përfiton". Sipas shumicës së studiuesve muslimanë nuk është e lejuar që financimi i shpërblimit i lojës i cili i jepet fituesit të garës të jetë nga të dy garuesit, përveç nëse i lejohet dhe të tretit të marrë pjesë, ashtu që në qoftë se fiton t'i jepet shpërblimi. Argument për këtë është hadithi që transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a., i cila thotë se Resulullahi alejhi sel-lem, ka thënë: "Kur e sjellë kalin mes dy kuajve, dhe nuk është e sigurt se do të jetë i mundur, mund të marr pjesë. Por, nëse e sjell kalin mes dy garuesve dhe është i sigurt se do humb, atëherë kjo është bixhoz". Pse? Pikërisht sepse, në qoftë se ai është i sigurt se do të humb, në këtë rast fiton njëri nga dy garuesit të cilët kanë investuar paratë e tyre. Një prej tyre me siguri humb, ndërsa tjetri me siguri fiton. E në rast se i treti, i cili ka hyrë në mesin e tyre, nuk është i sigurt se do të humb, ekziston mundësia që ai të fiton dhe të merr paratë që ai nuk i kishte investuar. Pra, kështu duket se garën e ka financuar një i huaj siç është rasti në pjesën e parë. Nëpërmjet këtyre rregullave të përgjithshme mund të shihen të gjitha sportet tjera të tilla si futbolli, vrapimi, not, etj.

Përfundim ose Rezyme:

1. Garat me paratë e investuara direkt nga pjesëmarrësit në lojë janë të ndaluara.
2. Garat pa para, por për të ruajtur kondicionin, përgatitjet dhe shfaqjen e forcës kundrejt armikut, janë të lejuara. Kushti është që në gara të mos ketë pjesëmarrje të burrave dhe grave bashkë, të mos theksohet avreti - zbulimi i pjesëve të turpshme, çka do të thotë se garuesit duhet të jenë të veshur siç duhet - sipas rregullave dhe normave. Pastaj, në gara nuk lejohet të ketë fyerje dhe nënçmim.
3. Garat me shpërblim - çmimin të cilin e ndanë pala e tretë, e jo drejtpërsëdrejti pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë, lejohet sipas kushteve të përcaktuara më lartë (nën dy).



Senaid Zaimoviq
Përshtati: Esat Rexha