O ti që ke mallëngjim për bukurin Hyjnore, o udhëtar në rrugën e vërtetë! Le të na ndihmoj All-llahu i Madhërishëm ty dhe neve, që t’i përmbahemi rrugës së Tij. Le të na udhëzoj të punojmë atë me të cilën Ai është i kënaqur me ne. Ai është që na tregon çfarë do të thotë afërsia e Tij, duke na dërguar pejgamberët e Tij dhe duke na treguar rrugën dhe mënyrën e arritjes së lumturisë së përhershme.
O pasues i cili dëshiron të arrish besim të vërtetë!
Mos u merr me biseda boshe dhe të pavlera, por përmende All-llahun pa ndërprerë, lexo Kur’an, udhëzoi në rrugë të vërtetë ata që kanë humbur, largo nga e keqja dhe udhëzo për të mirë, pajto vëllezërit fetar të ndarë. Zgjidhe shokun përkatës i cili do të inkurajoj në rrugën e përbashkët, sepse imani forcohet me vëllain besimtar. Ruaju e mos u shoqëro me personin i cili nuk e di vlerën e të Vërtetës. Bëhu i drejtë, se drejtësia bakrin e kthen në ar. Edhe një gjë që është e rëndësishme për ty është ushqimi i lejuar (Hallall), sepse rruga e Pejgamberit a.s. fillon në ushqimin e lejuar dhe fitimin e lejuar. Themelet, shtyllat e fesë, ndërtohen në ushqimin e lejuar.
O pasues i sinqertë! Ushqehu me modesti, sepse kjo lehtëson zemrën dhe rritë bindjen ndaj All-llahut dhe ndaj ibadetit.
Zbukuroi dhe ndriçoi natën dhe ditën në bindje dhe ibadet ndaj Zotit tënd, posaçërisht krijoi pesë kohët e namazit në kohën e tyre, për tu ofruar All-llahut fisnik duke i shërbyer. Ndërsa në mes kohëve të namazit të jesh vigjilent duke e mbushur kohën me qëllime të mira dhe vepra të bukura, zbukuro kohën me vepra që janë në përputhshmëri me islamin.
Mos fli përderisa nuk të kaplon gjumi. Mos ha për derisa nuk ndien uri.
Nëse di të lexosh Kur’an, bëje zakon, që për çdo ditë të lexosh disa fletë nga Kur’ani, dhe le të bëhet ky ibadet i zakonshëm. Deri sa lexon ngrite zërin sa ta dëgjosh veten. Lexo ngadal, pa u ngutur, duke MEDITUAR për kuptimet e larta. Gjatë leximit të ajeteve në të cilat tregohet mëshira e All-llahut me përulësi kërko mëshirën e Tij. Merr mësim dhe këshillë nga ajetet ku përmendet këshillimi. Dhe gjithnjë mendo për shpëtimin tënd. Derisa i lexon ajetet që flasin për cilësitë e besimtarit të sinqertë, siç theksohet në Kur’anin fisnik:
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre”. (El Mu’minunë, 1-9)
Mendo cilat prej këtyre cilësive i posedon dhe falëndero për këtë All-llahun e madhërishëm, ndërsa nëse nuk i ke mundohu me tërë qenien që t'i përvetësosh.
Ndërsa kur lexon ajetet që zbulojnë cilësitë e pabesimtarëve dhe hipokritëve, pra të atyre që e fshehin të vërtetën, mendo për atë a mos ke ndonjë cilësi të tyre, dhe nëse zbulon që ke ndonjë cilësi mundo ta flakësh. Por, nëse nuk ke atëherë falëndero Mbrojtësin tënd.
Edhe diç me rëndësi për ty që të nevojitet dhe është e domosdoshme që VAZHDIMISHT, çdo moment të kesh kujdes nga ajo që vie nga nefsi, kontrollo dhe mbaje çdo moment nën përkujdesje.
Le të bëhet gjë e rëndomtë të jesh modest ndaj All-llahut të Plotfuqishëm dhe të kesh turp nga Ai. Sepse nëse ke turp nga Krijuesi, në zemrën tënde përveç All-llahut nuk mund të qëndrojnë ndjenjat dhe mendimet e këqija.
E kam pasur një shok i cili e kishte zakon në letër të shënonte çfarë ka folë dhe ka vepruar gjatë tërë ditës. Në mbrëmje kontrollonte çdo fjalë dhe lëvizje që kishte bërë. Për fjalët që kishte gabuar kërkonte falje nga All-llahu (ISTIGFAR), ndërsa nëse duhet të pendohej bënte TEUBE. E në tjerat falënderonte All-llahun e madhërishëm.Ndërsa unë shënoj edhe më tepër se shoku im, edhe mendimet dhe çfarë më bie ndërmend gjatë ditës, në mbrëmje e kontrolloj.
Ka edhe diç që me doemos të nevojitet mos e kalo kohën tënde kotë në gjëra të pavlera. D.m.th. shfrytëzo me mençuri çdo moment të jetës sate. Ngutu, në kohën e farzeve, menjëherë kryeje farzin. Nëse është koha e sunnetit apo nafilës, kryeje atë.
Kur fillon një punë ose një ibadet i cili të ofron te All-llahu i madhërishëm, mendo se është puna apo ibadeti yt i fundit dhe që nuk të ka mbetur kohë ta përsëritësh atë. Mendohu dhe kujtohu që je për herë të fundit në këtë botë para Zotit tënd. Nëse në punë dhe ibadet kështu vepron, do të arrish SINQERITET dhe BINDJE, ndërsa pranimi i një vepre tek All-llahu varet nga sinqeriteti dhe bindja.
O djalosh në fillim të rrugës sate! Ndër gjërat më të rëndësishme për ty është sjellja e bukur. Ndaj secilit sillu bukur dhe drejtohu me butësi ashtu si i përgjigjet pozitës dhe derit të tij. Ai i cili i anashkalon rregullat e sjelljes së bukur është person me karakter të dobët. Mos u shoqëro me atë që ka karakter të keq. Ashtu sikur që njerëzit jan të ndryshëm, dije se edhe sjellja e bukur paraqitet në forma të ndryshme.
Siç dihet nga hadithi i cili thotë: “Jam dërguar të plotsoj moralin e bukur”
Pejgamberi s.a.v.s. më i zgjedhuri në mes pejgamberëve, u dërgua të tregoj rëndësinë e sjelljes së bukur duke treguar formën më të përkryer të moralit dhe sjelljes (AHLAK), e kjo pa dyshim do të thotë se sjellja e bukur, karakteri i bukur dhe qëllimet e bukura janë ndër gjërat më të rëndësishme.
Ndaj shërbëtorëve dhe punëtorëve tu sillu bukur. Ata janë shokët dhe vëllezërit tu. All-llahu të ka bërë mbikëqyrës së tyre për të parë se si sillesh ndaj tyre dhe në këtë mënyrë të sprovon.
Edhe ti je rob i All-llahut. Ashtu siç dëshiron ti të sillet ndaj teje All-llahu i madhërishëm ashtu sillu ndaj shërbëtorëve dhe punëtorëve, ngase ti do të fitosh atë shpërblim në atë ditë kur tërësisht je i varur nga Mëshira dhe Butësia e All-llahut.
Nëse je i martuar udhëzo gruan tënde dhe fëmijët të sillen mirë. Në një hadith thuhet: “Të gjitha krijesat janë ijali i All-llahut (IJAL – të gjitha krijesat të cilat All-llahu i madhërishëm i furnizon, i ushqen i mbron...) dhe më i dashur tek All-llahu është ai i cili është më i dobishëm për familjen e tij”. Kjo d.m.th. që të gjitha krijesat janë “Ijali i All-llahut, ndërsa robi më i dashur i All-llahut është ai i cili punon për fëmijët dhe familjen e tij. Thënë shkurt ashtu siç dëshiron që All-llahu të jetë i mëshirshëm ndaj teje, i butë dhe i vëmendshëm edhe ti bëhu i tillë ndaj familjes sate dhe ndaj tjerëve.
Edhe një këshillë me rëndësi për ty: mos u bëj mik, shok dhe bashkudhëtar i atij që është rob i epsheve të tija.
Edhe diç: në fe vazhdimisht, vazhdimisht përparo. Mos harro t'i lutesh Krijuesit të lartësuar që të ndihmoj nga pozita që ke për momentin të kalosh në shkallë dhe pozitë më të mirë dhe më të lartë. Dhe çfarë do që bën, dhe nuk bën, në çdo pozitë dhe në çdo lëvizje tënde QENDRO me KRIJUESIN, mos e harro, vëre gjithnjë prezencën e Tij.
O pasues i rrugës së vërtetë! Të këshilloj që të varfëritë gjithmonë të kenë dobi nga ti, qofsh i varfër ose i pasur, qoftë kur je i gëzuar apo i mërzitur.
Ajo që vazhdimisht dhe çdo moment i ndihmon të varfëritë është argument që me zemër beson që pasuria yte që e ndan në prezencën e All-llahut nuk pakësohet. Sepse shejtani pa ndërpreri, pa pushim të pëshpërite: “Nëse i jep të varfrit nga pasuria yte ti e shkatërron veten. Si do ta harxhosh pasurinë, dhe kur një ditë vëren në kasën tënde asnjë para, e kështu do të turpërohesh ndaj miqve tu. Për këtë ruaje pasurinë dhe ke kujdes ndaj ndryshimeve që sjellë koha. Nuk dihet çka bëhet nesër.”
Nëse dominon gjendje e varfërisë shejtani përsëri vazhdon: “Ruaje pasurinë për vete. Askujt mos i jep asgjë. Nuk e di derisa do të zgjatë kjo gjendje. Nëse s’të mbetet asgjë ka mbaruar puna yte. Askush nuk do të ndihmoj. Secili do të nënçmoj pa para. Nuk je askushi. Të gjithë do të refuzojnë dhe do të bëhesh barrë e tjetër kujt”…
Dhe ja kështu pëshpëritjet dhe cytjet e shejtanit gjithnjë e më shumë e rëndojnë zemrën tënde, duke e shtyrë njeriun në koprraci të skajshme. Për këtë, na ruajt Zoti, besimtari mund të jetë i privuar të kuptoj versetin e Kur’anit fisnik:
“Zoti im, shkatërro pasurinë e tyre, dhe shtrëngo zemrat e tyre…” Ishte kjo lutja e Musait a.s. kundër faraonit që të dënoj me koprraci. Për shkak të kësaj lutje egjyptasit vërtetë u dënuan me koprraci dhe urrejtje, andaj faraoni dhe populli i tij do të përgjigjen para All-llahut për shkak se disa prej të varfërve në mesin e tyre kishin vdekur nga uria dhe për këtë u dënuan.
Koprraci nuk mund të kuptoj as porosinë e hadithit: “Tek All-llahu gjinden dy melek të cilët çdo mëngjes thonë: O Zoti ynë, ndihmoje atë që furnizon tjetrin, dhe shkatërroje atë që fuqishëm lidhet për pasurinë e tij.” Kuptimi i këtyre fjalëve është: “O Zoti ynë, kompensoju pasurinë e atyre që ndihmojnë të varfrit dhe ndaj pasurin e tyre, u kompenso me atë pjesë që e ka dhënë, dhe shkatërroje pasurinë e atyre që bëjnë koprraci.
Gjithashtu koprraci nuk mund ta kuptoj bukurinë e urtësisë të kësaj bisede:
Kur Ebu Bekri r.a. e solli tërë pasurinë e tij në duart e nderuara të Pejgamberit, s.a.v.s. e pyet: “O Ebu Bekr, çka i ke lënë familjes sate?”
Ai u përgjigj: “Ua kam lënë All-llahun dhe Resulin”. Ndërsa kur Omeri r.a. e ofroi gjysmën e pasurisë së tij, në të njëjtën pyetje u përgjigj: “Familjes ia kam lërë gjysmën e pasurisë”. Atëherë, Pejgamberi, s.a.v.s tha: “Ndryshimi në mes juve dyve i përgjigjet ndryshimit në mes fjalëve tuaja.”
Shkurtimisht, me ndihmua të varfrin me pasurinë tënde, d.m.th. me pranua furnizimin nga Furnizuesi i Vërtet. Pasi është kështu o fjalosh, ndaj nga pasuria jote një pjesë për të varfrit, e mos u frikëso se do të biesh në varfëri dhe skamje. All-llahu i madhërishëm me siguri do ta plotësoj premtimin e Tij, si ty ashtu edhe tjerëve, e kërkuat ju apo jo.
O pasues i sinqertë! Ndalo hidhërimin tënd, sepse nëse vepron kështu All-llahu do të jetë i kënaqur, ndërsa shejtani i dëshpëruar.
Hidhërimi shkaktohet kur nuk mund të mbizotërosh nefsin dhe mendjen tënde. Kur ti mbizotëron hidhërimin tënd, nefsi do ta dij kufirin e tij dhe nuk do ta kaloj, por do të jetë i bindur ndaj teje. Jepi rëndësi kësaj këshille, sepse do të fitosh shumë në peshojën e ditës së Gjykimit. Andaj, nuk mund të paramendosh sa është dobia nga ajo nëse e falë vëllain tënd besimtar dhe përballon vështirësitë të cilat ti shkakton vëllai besimtar. Mos harro, si sillesh ti ndaj robërve të All-llahut, ashtu All-llahu do të sillet ndaj teje.
Pasi është kështu, ti prano këtë cilësi e cila pushton zemrat, bëhu i gatshëm ti zgjatësh dorën e ndihmës, paqes dhe drejtësisë. Kjo natyrë dhe sjellje e bukur kësisoj bëjnë që në zemrat e tjerëve të mbillet dashuria dhe nderi.
I dashuri i All-llahut, Pejgamberi ynë a.s. na këshilloi ta duan njëri tjetrin, dhe nëtë urdhër e ka përsëritur vazhdimisht.
O djalosh në fillim të rrugës sate! Gjithmonë bën mirë, sepse mirësia zgjon turpin dhe modestin ndaj All-llahut. Zemra e mbushur me ndjenjën e mirësisë ndien prezencën e madhështisë së All-llahut. Kur Xhibrili a.s. e pyeti Pejgamberin, s.a.v.s. “Ç’është mirësia”? Pejgamberi a.s. u përgjigj: “Ta adhurosh All-llahun sikur me e parë”. Pas kësaj tha: “Nëse ti nuk e shehë All-llahun, All-llahu të shehë ty” kjo shkallë e mirësisë i siguroi besimtarët modesti dhe përulësi ndaj Zotit të lartësuar. Pejgamberi i bekuar a.s. ka thënë: “Modestia është lumturi e madhe”. Ai i cili është modest asnjëherë nuk tregohet i madh apo i fuqishëm dhe asnjëherë nuk tregon tirani.”
O djalosh i sinqertë! Në agim kërko falje dhe përmende All-llahun (ISTIGFAR dhe DHIKËR). Nëse kërkimi i faljes bëhet menjëherë pas gabimit të bërë, mëkati zhduket tërësisht, ndërsa nëse vie pas ibadetit dhe mirësisë bëhet dritë dhe gëzim. Përmendja e All-llahut (Dhikrull-llah) e qetëson zemrën, e liron nga ngushllëqet dhe e mbushë me lumturi.
“O djalosh i hutuar! Mundohu ta zgjidhësh nyjën e mëkateve në zemër. A mendon se fryma që merr është e fundit. Kthehu kah All-llahu dhe pendohu, sepse nuk e di kur dora e vdekjes (EXHEL) do të ndaj kah jeta. Duhet përkujtua rastin e faraonit i cili u pendua kur filloi të ngulfatet në det, ndërsa All-llahu i madhërishëm iu përgjigj se është vonua me pendim. Vdekja vie papritur, dikujt duke ngrënë, dikujt duke pirë, dikujt derisa është me bashkëshortin në krevat, dikujt në gjumë dhe nuk zgjohet më etj. Andaj, mos lësho rastin asnjë moment që me këto këshilla të drejtosh veten në rrugë të vërtet. Nëse vazhdimisht në këtë mënyrë tërheq vërejtjen nefsit tënd që të zgjohet, me lejen e All-llahut, do të zgjidhet nyja e mëkateve në zemrën tënde.
O pasues i vëmendshëm! Pasi që kjo botë (DUNJA) është arë e botës tjetër (AHIRET) dhe rrugë që të arrihet lumturia e përhershme nuk duhet kuptuar si diç të keqe, por përkundrazi të mirë dhe e pranuar. Ajo çfarë është e keqe në këtë botë është të përkushtosh jetën tënde dëshirave, lakmive, epsheve duke qenë pa brengosje ndaj obligimeve të Krijuesit tënd. Kur u pyet Pejgamberi, a.s. “Çka është kjo botë?” u përgjigj: “Ajo që të bënë pa obligime ndaj Krijuesit.” D.m.th. kjo botë është ajo që të pengon të përkujtosh Zotin Bujar dhe ti bindesh, por tërë ajo që në te të largon nga Zoti yt.
Në një hadith thuhet: “Kujt i është më e dashur kjo botë se bota tjetër All-llahu e ngarkon me tre gjëra:
1. Ngushllëkun dhe brengën që nuk e lëshon kurrë 2. varfërinë nga e cila nuk mund të pasurohet kurrë dhe 3. epshin që nuk mund ta kënaq kurrë.
Kuptimi i këtij hadithi është: Ai i cili i jep përparësi dhe rëndësi kësaj bote ndaj botës tjetër, All-llahu e ngarkon me tre gjëra: 1. deri në vdekje është në ngushleqe, brenga dhe varfëri 2. tërë jetën është tërësisht i varur nga gjërat e kësaj bote 3. i imponohen epshi dhe pangopësia.
Por, nga kjo nuk duhet nxjerrë përfundim të gabuar që duhet anashkaluar dhe mos interesuar për këtë botë duke u dorëzuar pa punës dhe përtacisë, sepse hadithet janë fare të qartë: “All-llahu e do të shehë besimtarin e tij si punon”. “All-llahu vërtet e do robin e Tij – punëtor”, “Ai i cili fiton në mënyrë të ndershme është i dashuri i All-llahut.”
All-llahu i madhërishëm i merr në Mëshirën dhe mbrojtjen e Tij ata që merren me ndonjë punë, zanat dhe tregti. Secili nga pejgamberët e mëdhenj ka pas punën dhe profesionin e tij. Tregohet se një herë Omeri r.a. hasi në një grup njerëzish që rrinin. I pyeti: “Kush jeni ju? Ata u përgjigjën: “Ne jemi adhurues dhe të dëgjueshëm.” “Na ruaj Zoti, ju nuk jeni të dëgjueshëm, ju jeni të shitur. Ata që janë të bindur, mbjellin tokën e pastaj shpresojnë në Mëshirën e Atij që furnizon dhe mbështeten tek Ai.”
Disa dijetar të vërtetë mendojnë se sipas Sheriatit, puna, zanati, tregtia dhe cili do qoftë profesion i cili mundëson njeriut që në mënyrë të lejuar të arrin pasurin, duhet menduar si një prej kushteve (sharteve) të besimit dhe kanë thënë se ky është VAXHIB. Këtë mendim ata e bazojnë në urtësinë e thellë të versetit kuranor:
“E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut,.…” (El Xhumua, 10)
Nëse ësthë kështu, do me thënë këtë botë nuk duhet lërë anash duke zgjedhur përtacinë, por nuk duhet lejuar që të mbizotëroj lakmia për grumbullimin e pasurisë e me të të lavdërohesh dhe krenohesh, të mbizotëroj lakmia të grumbullosh pasuri në mënyrë të palejuar (haram). Nuk duhet të lejosh që në zemër të vendoset dashuria ndaj gjërave kaluese ashtu që të harrosh All-llahun dhe botën tjetër.
Ata që adhurojnë vetëm këtë botë gjatë gjithë jetës ndiejnë mërzi dhe pakënaqësi sepse dëshirat e tyre janë pa fund.
Dëshira për këtë botë është si gjendja e atij që punë një deti – sa më shumë punë aq më e etur është. O djalosh fisnik! Bëhu i kënaqur me atë që All-llahu ta ka përcaktuar nga kjo botë, sepse, dëshiron ose nuk dëshiron ti, do të takoj vetëm ajo që të është përcaktuar. All-llahu i madhërishëm i ka thënë Musait a.s.
“O njeri, nëse je i kënaqur me atë që të është përcaktuar do të arrish qetësinë shpirtërore dhe do të jesh i lavdëruar. Nëse nuk je i kënaqur me atë që të është përcaktuar do ta përplasi këtë botë mbi ty që do të bredhësh në te, ashtu si bredhin kafshët e egra në shkretëtirë, do të tregoj Madhështinë dhe Fuqinë Time, kështu që nuk mund të kapësh asgjë përveç atë që Unë të përcaktoj, dhe çdokush do të gjykoj.”
Vëlla i dashur! Paramendo që All-llahu të japë tërë pasurin e kësaj bote, prapëseprapë do të kesh vetëm një vend kudo të jetosh, rroba për të mbuluar dhe ushqim për të ngopur barkun tënd. Këto tre gjëra mund ti ketë edhe ai që nuk interesohet për këtë botë.
O pasues i sinqertë! Ke kujdes, mos lejo që pasurinë shpirtërore dhe lumturin e përhershme ta zëvendësosh për këtë jetë kalimtare e cila vdes me vdekjen tënde. Është e mundur që momenti i fundit (EXHELI) të vie posa të bësh hapin e parë në këtë botë dhe dëshirat tua të kësaj bote mbesin të parealizuara.
Mundohu të kuptosh urtësinë e thellë të versetit kuranor:
“...Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër”. (El Bekare, 200)
O pasues i bindur! All-llahu i madhërishëm le të zgjojë nga gjumi i pa interesimit dhe indiferencës, dhe le të udhëzoj kah e Vërteta, tek e cila do të arrish hap pas hapi. Le të hapë sytë e zemrës sate.
Asnjëherë mos harro se çdo gjë që ke bërë ose e ke thënë, gjatë tërë jetës sate në këtë botë kalimtare e cila është vetëm sprovim, do të pyetesh duke dhënë llogari në divanin e shenjtë të drejtësisë absolute. Mos lejo të barazosh llogarinë për ditën e gjykimit. Shpëtimi i vetëm dhe mundësia dhe rasti i vetëm është që më parë të llogaritë veten tënde dhe tërë borxhin ta paguash këtu, ndërsa në botën tjetër të shkosh pa borxh dhe tërësisht i pastër.
Vlla i nderuar! Ke kujdes në urdhrin e Pejgamberit a.s. i cili thotë: “Bëje llogarinë në vetën tënde para se të pyetesh për llogari dhe vëre shpirtin tënd në peshojë para se ta peshojnë.”
Koha që kalon në këtë jetë është sikurse një kasafortë e shpirtit tënd, e ti për këtë kasafortë do të përgjigjesh. Nëse nuk e kontrollon llogarinë në kasë duhet të përgjigjesh për borxhin e mbetur.
Barazo llogarinë deri sa ke kohë, sepse nëse këtë nuk e bën tani, atë ditë në llogarinë e vërtetë, e unë këtë e di sikur me qenë atje së bashku do të kukatësh dhe thirr në ndihmë. Por nuk do të gjesh askënd i cili do të përgjigjet thirrjes sate dhe ndihmoj. Vetëm do të dëgjosh fjalët e All-llahut të madhërishëm:
“"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes". (El Israë, 14)
“.... "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezentë, e Zoti yt nuk i bën padrejtë askujt”. (El Kehf, 49)
Dhe atëherë nuk ka dobi nga pendimi. Nëse varrësohesh në barazimin e llogarisë dije se dera për ty është e mbyllur. Atëherë e dinë çfarë duhet bërë? Trokit në dyert e Mëshiruesit, të vetmet dyer para të cilave secila krijesë mund të kërkoj strehim.
Në këtë botë ekzistojnë tre rreziqe të cilat të pengojnë të barazosh llogarinë me veten tënde, të përkujtosh Zotin Bujar dhe vëzhgosh vetveten.
1. Pa interesimi dhe indiferenca e cila pa ndërprerë rritet;
2. Vala e epsheve nga vet nefsi;
3. Traditat dhe zakonet
Ai i cili di të ruhet dhe mbrohet nga këto tre rreziqe, me lejen e All-llahut do të arrijë shpëtim në dy botët.
Mos harro fjalët e All-llahut të madhërishëm:
“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve”. (El Arkebutë, 69)
Qoftë selami mbi krijesën më të dashur, Muhammedin a.s. familjen e tij dhe shokët besnik…
Përgatiti dr. Ali Iljazi