Qeni i rrugës gjen foshnjën e porsalindur dhe e dërgon para një shtëpie

Këto ditë, në rrjetet sociale është publikuar një foto tronditëse, ku shihet një qen i rrugës i cili në gojën e tij bartte një foshnje të sapolindur.

Siç shkruajnë mediat arabe, ky rast tronditës ka ndodhur në Oman (sipas emirates247.com, thuhet se rasti ndodhi në Arabinë Saudite).
Në kërkim të ushqimit në mbeturina, qeni kishte gjetur foshnjën të cilën nëna e kishte lindur disa orë më parë dhe e kishte braktisur. Foshnja e porsalindur ende e kishte kordonin e kërthizës. Qeni e kishte kapur foshnjën me nofulla dhe e kishte lënë para një shtëpi dhe kishte filluar të leh derisa pronarët e shtëpisë kishin dalë jashtë.
Për fat të mirë, kjo histori pati një fund të lumtur, ngase foshnja kishte mbijetuar.