Zejtari, Ismail Ergun nga Balikesiri në Turqi, i cili merret me prodhimin e tespihëve të koleksionuar, punon dhe shet tespihë nga fragmentet e meteorit me çmim prej 30 mijë dollarë.
Ergun me punimin e tespihëve të koleksionuar merret për 15 vite. Ai shton se për bërjen e tespihëve përdor gurë të çmuar dhe kjo është arsyeja pse tespihët janë kaq të shtrenjta. Nganjëherë përdor edhe diamante, por kërkesë për tespihet e tij është e madhe, edhe pse shumica habiten kur ta kuptojnë çmimin e lartë.
Aktualisht është duke punuar katër tespihë nga fragmentet e një meteori.
"Doja diçka ndryshe. Kërkova fragmente nga meteori. Ishte shumë vështirë të përpunohej, megjithatë arrita t’i punoj katër tespihë. Tespihët e mi i ekspozoj edhe në panaire. E di që diçka e tillë ekziston edhe në vende tjera, por janë shumë të shtrenjta. Çmimi i tyre mund të arrijë edhe deri në 300 mijë dollarë, por unë i shes për 30 mijë", shpjegon Ergun, duke shtuar se këto fragmente, ndryshe nga gurët tjerë, përpunohen shumë më vështirë.
Ergun tha se si dy nga katër tespihet e punuar janë blerë nga koleksionuesit.
"Ekzistojnë disa lloje të meteorëve. Është i vështirë përpunimi i atyre të cilat kryesisht përbëhen prej hekuri. Disa, copëtohen dhe nuk mund të përpunohen. Sikurse metali edhe ato përpunohen me përdorimin e nxehtësisë", shton Ergun, i cili sqaron se për prodhimin e tespihëve të tillë mund të nevojiten edhe 20 ditë.