Sipas hulumtimeve të fundit të kryera nga shkencëtarët amerikan del se deri në vitin 2050, nëse vazhdon volumi aktual i ndotjes, masa e plastikës në oqeane do të jetë më e madhe se masa totale e peshkut.
Sipas një studimi të kryer nga Qendra amerikane McKinsey, gati 95 për qind e gjithë ambalazhimit plastik të prodhuar në botë, në vlerë në mes 73 dhe 110 miliardë euro, hudhet poshtë pas vetëm një përdorimi.
Nga kjo, së paku tetë milionë ton në vit përfundojnë në oqeane, qe është përafërsisht një kamion plotë mbeturina çdo minutë.
Është vlerësuar se në oqeane, sot ka më shumë se 150 milion ton plastikë.
"Nëse nuk merren masa rigoroze të riciklimit në nivelin global, supozojmë se, më se voni, në vitin 2050, masa e ambalazhimit plastik në oqeane do të tejkaloj rezervat e peshkut në masë", thuhet në raportin e Qendrës McKinsey.
Me fjalë tjera, është vlerësuar se deri në vitin 2025 në çdo tre ton të peshkut në oqean do të jetë një ton plastik, ndërsa deri në vitin 2050 më shumë plastikë se peshk.
Sipas raportit të shkencëtarëve amerikanë, për ndryshim në përdorimin e paketimit plastikë kërkon bashkëpunimin global midis prodhuesve të mallrave, prodhuesve të paketimit, kompanive të riciklimit, qyteteve, qeverive dhe të gjitha organizatave relevante.
Përktheu: Esat Rexha