Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Prej Tij ndihme, falje dhe udhëzim kërkojmë. Kë e udhëzon All-llahu në rrugën e drejtë ai me të vërtetë është i drejtuar, e atë të cilin Allahu e le ne humbje, askush nuk mund ta ve në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar, I cili me shembullin e tij te ndritshëm ka treguar se çfarë duhet të jemi. Salavatet dhe bekimet qofshin mbi të, familjen e tij fisnike, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin në të mirë gjer në ditën e kiametit.
Të dashur vëllezër.
Në hutben e kaluar kemi folur për temën me titullin “Hallalli dhe Harami”, ku kemi përmendur se njohja e hallallit dhe haramit është përgjegjësi e çdo besimtari dhe besimtareje për te mos humbur dhe për të qëndruar ne të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Sot, me ndihmën e Allahut xh.sh. ne do të flasim për parimet bazë mbi të cilat bazohen rregullat e hallallit dhe te haramit.
Parimi i parë është lejueshmëria e gjërave.
Ky parim na tregon se çdo gjë që Allahu e ka krijuar dhe nga ajo kanë dobi njerëzit, në thelb është e lejuar dhe nuk është haram – e ndaluar , përveç asaj që është e ndaluar nga ana Allahut xh.sh. e shprehur me tekst të qartë dhe të theksuar në Kur’an dhe Sunet. Nëse teksti nuk është autentik (sahih), ose në qoftë se nuk është i qartë në përshkrimin e ndalesës - haramit, në këtë rast zbatohet parimi origjinal i lejueshmërisë - hallallit.
Allahu i Plotfuqishëm thotë: "A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç'ka në qiej e ç'ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.Lukman, 20)
Krejt çka është krijuar në Tokë, është krijuar për hatër të njeriut, që njeriu të shërbehet me të gjitha këto gjëra në mënyrë që t’ia lehtësojë jetën e tij ne ketë bote dhe te përmbush me dinjitet besimin – amanetin e marr nga Allahu xh.sh. si mëkëmbës i Tij në tokë.
Zona e Haramit në Islam sipas ligjit-Sheriatit është shumë e ngushtuar, ndërsa zona e hallallit është e zgjeruar në nivele të papara. Sikur njeriu t’i numëronte të gjitha ato që Allahu xh.sh. ia ka lejuar, në njërën anë, e më pas të numëronte të gjitha ato që i ka të ndaluara, nga ana tjetër, do ta vërente se vetëm një numër i vogël i gjërave të parëndësishme I është ndaluar, dhe se një numër i madh i gjerave i është lejuar. E përkrah kësaj do ta kuptonte se Allahu xh.sh. ia ka ndaluar vetëm atë që është e shëmtuar, e dëmshme, e padobishme, dhe në ato që nuk ka dobi te vërtetë për njeriun.
Salman al-Farisi thotë se ka thënë Pejgamberi s.a.v.s., kur është pyetur për yndyrën, djathin dhe lëkuren, është përgjigjur: "Hallall – e lejuar është ajo që All-llahu në librin e Tij e ka identifikuar si të lejuar, e haram është ajo qe Ai e ka ndaluar në të. E ajo për te cilën Ai nuk flet është, falje dhe e lejuar për ju. "(Et-Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh)
Pejgamberi s.a.v.s., nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë për pyetjen e parashtruar, por e ka njoftuar pyetësin, e njëherit edhe umetin e tij në lidhje me një parim shumë të rëndësishëm që vlen për çdo gjë tjetër, ashtu që nga kjo përgjigje jepet për të kuptuar se në qoftë se gjërat nuk janë të ndaluara me shkronjat e Kur ' anit, atëherë ato janë të lejuara.
Këtu, kur është fjala për pranueshmërinë apo ndalueshmrinë, duhet të dallojmë dy gjëra, e ato janë gjërat që kanë të bëjë me adetet, aktivitetet e përditshme dhe shprehitë në njërën anë, dhe çështjet që kanë të bëjnë me adhurimin - ibadetin në anën tjetër.
Sa I përket zakoneve - adeteve dhe shprehive te jetës, ato ne parim janë të lejuara, përveç një numri të vogël të cilat Allahu xh.sh. I ndalon. Atëherë ne duhet të dimë se në punët e përditshme ka gjëra që Allahu nuk ndërhynë, por ia ka lëne njeriut si mëkëmbës i Tij për t’i menaxhuar ato siç janë: rregullat që lidhen me komunikacionin, rregullat e sigurisë së trafikut, rregulloret për përdorimin e produkteve të caktuara dhe të tjera.
Çdo ligj dhe rregullore që vjen nga njerëzit dhe të çon në vendosjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë dhe nuk shkel parimet e Islamit është e dëshirueshme për Allahun e Madhërishëm dhe duhet të respektohet. Le të marrim si shembull vetëm rregullat e trafikut, të cilat Allahu xh.sh. nuk i ka urdhëruar, por njerëzit, në mënyrë qe të vendoset rendi dhe siguria në të. Kalimi nëpër dritë e kuqe e ve ne rrezik kryesin e deliktit si dhe të gjithë ata që janë përfshirë në komunikacion. Vozitja nëpër zonën e këmbësorëve mund të shkaktojë vdekjen e këmbësorëve etj. Disa nuk e kuptojnë se duhet të respektohen këto ligje dhe kur te kalojnë nëpër të kuqe thonë: “Askund nuk shkruan në Kur’an e as ne hadith se ne nuk duhet të kalosh”.
Përkundrazi, Kurani dhe hadithi pretendojnë të rivendosin rendin, dhe çdo çrregullim dhe shkatërrim e dënojnë. Allahu xh.sh.thotë: "Dhe mos bëni çrregullime në tokë pasi që në të është vendosur rregulli ..."
Sa i përket adhurimit – ibadetit, gjërat që kanë të bëjnë me besimin ato I përcakton vetëm Allahun xh.sh. Lidhur me këtë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush shpikë ndonjë adhurim-besim nga mendja e tij, kushdo qofte ai, është në humbje, që duhet të refuzohet." (Muttefekun alejhi)
Kjo është për shkak se adhurimi – ibadeti nuk mund të behet për askënd tjetër përveç All-llahut, dhe ibadeti – adhurimi nuk mund te kryhet ndryshe përveç në mënyrë që Ai e parashikon atë. Kushdo që trillon apo shkruan ndonjë rregull në adhurim – ibadet, është i humbur dhe ai është falsifikator. Përveç vet Ligjvënësi ka të drejtë t'i përshkruajë mënyrat e adhurimit përmes të cilave qenia njerëzore mund të jetë më afër Tij. Zakonet dhe detyrat e përditshme, megjithatë nuk i ka specifikuar Ligjvënësi, ato I kane vendosur vetë njerëzit.
Asgjë në Islam, kur ajo lidhet me adhurimin-ibadetin, njeriu nuk guxon të flas nga mendja e tij, se kjo është hallall apo haram.
Adhurimet-ibadetet i ka caktuar All-llahu xh.sh., Ai urdhëron kur, në cilin muaj dhe sa ditë agjërohet. Ata që punojnë ndryshe, e agjërojnë p.sh. tre ditë, ata e fusin në Islam atë që duhet hequr. Gjithashtu numri i namazeve farz është përcaktuar në mënyrë rigoroze dhe askush nuk mund t’i shtoj ose t’i zvogëloj numrin e tyre. Allahu e ka vendosur se si, kur dhe kujt i duhet dhënë zekati, e jo njerëzit. All-llahu ka urdhëruar muajin në të cilin kryhet Haxhi, I ka caktuar rregullat e tij, ashtu që njeriu nuk mundet vetvetes t’ia caktoi dhe t’ia përshkruaj gjërat e adhurimit - ibadetit, sepse te të gjitha këto gjera duhet të ndiqet dhe të praktikohet ashtu siç Allahu ka urdhëruar.
E lus Allahun që të njohin kufizimet – kufijtë e Tij dhe qe mos ti tejkalojmë ato, ti njohim ndalimet – haramet e Tij dhe t’iu përmbahemi atyre, ti njohim farzet e Tij dhe të mos mohojnë ato. Amin.
Bilal ef. Hoxhiq
Përshtati: Esat Rexha