Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Prej Tij falje, ndihme dhe udhëzim kërkojmë. Kë e udhëzon All-llahu në rrugë te drejtë ai me të vërtetë është i udhëzuar, e atë të cilin Allahu e le në humbje, askush nuk mund ta vë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i dërguar i Tij, i cili me shembullin e tij të ndritur ka treguar se çfarë duhet të jemi ne. Salavatet dhe bekimet qofshin mbi të, familjen e tij të ndershme, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë në të mirë deri në Ditën e Kiametit.
Të dashur vëllezër të imanit dhe te Islamit.
Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: "Allahu ua ka përshkruar disa detyrime (farze) , prandaj mos i mohoni. Ai ka vendosur kufizime të caktuara, prandaj mos i tejkaloni ato. Allahu i ka ndaluar disa gjëra, kështu që përmbajuni atyre, ndërsa disa gjëra nuk i ka komentuar nga mëshira ndaj jush, jo nga harresa, prandaj ju mos pyetni për to." (Ed-Darekutni, e En-Neveviu e karakterizuar si hasen).
Në një tjetër hadith thotë: "Ajo që Allahu e ka lejuar në Librin e Tij është hallall, çka ka ndaluar është haram, e atë që e ka heshtur është mëshira e pakufishme e Allahut ... (El-Hakim, e El-Bezzar e ka vendosur në sahih)
Çka është hallall (e lejuar), e çka është haram (e ndaluar) është pyetje e cila ende para ardhjes së Kur’anit - Islamit i kishte shqetësuar të gjithë popujt që kanë jetuar para nesh. Kështu ne shohim se gjatë gjithë historisë njerëzore gjithmonë ka pasur gjera të lejuara dhe të ndaluara. Disa ndalesa – harame apo lejime - hallalle kane ardhur direkt nga Allahu xh.sh., e disa gjëra vetë njerëzit ia kane lejuara ose ia kanë ndaluar vetvetes.
Kishte edhe të tillë që shkuan në ekstrem duke i lejuar vetes absolutisht çdo gjë, duke filluar nga ushqimi, pija, blerja, shitja, biznesi, marrëdhëniet intime etj. Siç ishin persët, ose idhujtarët para-islamikë, ku fjala vjen gruaja mund të trashëgohet si një objekt i thjeshtë.
E në anën tjetër ishin vet ata të cilët ia ndaluan vetes edhe ato gjëra të cilat përndryshe janë të lejuara, siç është shembull i murgjve të krishterë të cilët u tërhoqën në asketizëm (heqja dorë nga të gjitha bukuritë e kësaj bote), duke konsumuar vetëm një lloj të caktuar të ushqimit, duke iu shmangur edhe pastrimit dhe larjes në atë masë që konsiderohej mëkat në qoftë se njeriu i lanë këmbët, e shkuarja në banjo është konsideruar akt i pendimit.
Njerëzit shpeshherë ia kane lejuar vetvetes disa gjëra te caktuara, sepse iu dukeshin të bukura ose edhe përkundër dëmeve materiale, shpirtërore dhe fetare, pretendonin kënaqësi. E nga ana tjetër, disa herë i kanë ndaluar disa gjëra, duke menduar se në këtë mënyrë i afrohen zotit të tyre ose shenjtërive të tyre. Edhe njeri edhe tjetri janë të humbur, nuk ishin në rrugë të drejte, për shkak se masa e të mirës dhe të keqes, hallallit dhe haramit, ishte ndjenja e tyre, e cila pa udhëzimin hyjnore me siguri do të humb.
Le të marrim vetëm si shembull, ku në një shtet lopa konsideruar si kafshë e shenjtë, e cila nuk prehet dhe nuk hahet, përderisa në pjesën tjetër të botës hahet çdo gjë që lëviz, duke filluar nga karkalecat, krimbat, minjtë, gjarpërinjtë dhe të gjitha llojet e mundshme të insekteve.
Për shkak të gjithë kësaj, Allahu xh.sh., na dërgoi Muhamedin s.a.v.s., për të na mësuar se çka është hallall dhe çka është haram, në mënyrë që të mos humbim dhe mos t’ia lejojmë vetes atë që na pëlqen, e t’ia ndalojmë atë që nuk na pëlqen. Allahu i përshkruan ata që e ndjekin Pejgamberin s.a.v.s., në atë që ai ka urdhëruar dhe ndaluar, se ata janë në rrugë të drejtë, të cilët jetojnë jetën në mënyrë të drejtë, dhe thotë: "Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil,e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit. "(El-Earaf, 157)
Kur erdhi Kur’ani - Islami, idetë e gabuara ishin masovikisht të përhapura dhe mëkatet, konfuzioni dhe mospërputhjet, kur është fjala për atë që është hallall dhe çka është haram. Për këtë, njëra nga detyrat themelore te Islamit ishte për të krijuar një grup të masave, parimeve dhe rregullave. Në bazë të këtyre parimeve u krijua më vonë kriteri për të gjykuar se çka është hallall dhe çka është haram. Duke praktikuar parimet e shpallura ne Kur'anin e Shenjtë komuniteti i nderuar musliman qëndron në pozicionin në mes të gjitha devijimeve ekstremiste, bëhet komuniteti i rrugës së mesme, duke u bërë populli më i mirë që ndonjëherë u shfaq në Tokë.
" Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit. . "(Ali Imran, 110)
Njohja e hallallit dhe haramit, duke i ditur kufijtë e Allahut xh.sh., është një shenjë e mëshirës se madhe të Allahut xh.sh., kështu që duhet të përpiqemi për të mësuar se çka është hallalli dhe çka është harami në fenë tonë për të mos humbur. Thotë Pejgamberi s.a.v.s., "Atij të cilit All-llahu ia dëshiron të miren ia mëson të kuptuarit e besimit." D.m.th. e mëson çka është hallall e çka është haram.
Në hutbet e radhës, në vijim, me vullnetin e Zotit xh.sh. do t’i trajtojmë principet në të cilat janë themeluar rregulloret që kanë të bëjnë me hallallin dhe haramin, të cilat do të na ndihmojë të kuptojmë të vërtetën, si dhe të kuptojnë se nuk është çdo gjë haram siç pretendojnë disa, e as nuk është hallall, por ka shumë gjera të qarta hallall që duhet të respektohen, si dhe disa gjëra që janë haram nga të cilat duhet të rrimë larg.
E lus Allahun që të na bëjë prej atyre që do ta njohin mire besimin e tyre, të cilët do të dinë se çka është hallall dhe të përmbahen asaj, si dhe të dinë çka është haram, dhe të qëndrojnë larg saj. Amin.
Bilal ef. Hoxhiq
Perktheu:Esat Rexha