“...Bëj mirë ashtu siç të ka bërë Zoti ty, e mos bëj të këqija në tokë, se Zoti nuk i do çrregulluesit.” (El-Kassas, 77)
Zoti urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve dhe ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon që të merrni mësim. (En-Nahl, 90)
Feja islame ёshtё njё sistem qё ka pёr synim tё formojё njeriun ideal. Formimin e elitёs qё ёshtё shembull pёr mbarё njerёzimin. Njё elitё kjo e kompletuar nga tё gjitha drejtimet qё i bёn ata pёr tё qenё model pёr tё tjerёt. Profeti i fundit Muhamedi (sav) tregon se ky prototip ka dy krahё tё fuqishёm qё e bёjnё tё tillё: “Devotshmёri ndaj Zotit të Lartë dhe (njeri me) moral shembullor”. (Tirmidhiu, Birr, 62)
Nisur nga kjo formulё profetike kuptojmё se lumturia e dy botëve arrihet vetёm me dy elemente tё pandashme; zbatim i këshillave të Zotit dhe shembulli etik. Kёshtu qё, të mendohet se mjafton morali i vetëquajtur i mirë dhe të thuhet: “e kam zemrën e pastër” duke vlerësuar si të panevojshme orientimin hyjnor, sipas islamit kjo gjё nuk sjell si rezultat lumturinë e vёrtetё. Kjo formulё duhet tё lexohet mirё edhe nga aspekti tjetёr: për një lumturi të dyanshme nuk mjaftojnë vetëm namazet, agjërimet dhe ibadetet e tjera, bashkë me këto duhet patjetër edhe edukata, mirёsjellja, respekti dhe dashuria ndaj të tjerëve. Pra, nё njё farё mёnyre mund tё thuhet se besimtar i mirё ёshtё ai qё pёrveç linjёs sё rregullt qё duhet tё ketё me Zotin duke zbatuar urdhёresat e Tij dhe duke u shmangur nga ndalesat qё ka caktuar Ai, besimtar i vёretetё ёshtё ai qё krahas këtyre, vlerёsohet me njё notё maksimale edhe nga familja e tij, nga tё afёrmit, fqinjtё e nga rrethi shoqёror i tij. Kjo ka kёtё domethёnie; besimtari i devotshёm medoemos duhet tё jetё edhe shembull me sjelljet e tij, atёherё ёshtё i kompletuar. Nuk mund tё jetё edhe besimtar i mirё edhe person qё nuk respekton familjen tij, qё i mёrzit ata. Edhe mysliman i mirё edhe person qё fyen tё tjerёt, qё i shqetёson ata, ёshtё e pamundur tё jetё! Nga e njёjta gojё që dalin edhe fjalё kur’anore edhe fjalё banale, ёshtё pamundur tё jetё pjesё e karakterit tё njё myslimani tё denjё! Kёto dhe shembuj tё tjerё kontradiktorё kanё njё raport tё vetёm: vlera – antivlera, tё cilat ёshtё e pamundur t’i posedojё i njёjti person, i cili ёshtё ndjekёs i gjurmёve tё Muhamedit (sav).
Morali i mirë është hija e cilësive të Zotit mbi njerëzit dhe reflektimi hyjnor i shfaqur tek njerëzit. Pajisja me moral të mirë tregon afërsinë tek Zoti dhe për këtë arsye morali i lartë është një nga objektivat e adhurimeve. Përshembull, një nga qëllimet e namazit dhe të agjërimit është t’i formojë njeriut moralin shembullor. Vetëm me anë të moralit të lartë mund të ketё dashuri dhe harmoni në njё popull. Një popull që e prish moralin, ёshtё i destinuar të shkatërrohet e të zhduket dhe për këtë është dëshmitare edhe vetë historia.
Profeti ynё Muhamedi (s.a.v.s.) duke na treguar pёr natyrёn njerёzore na e bёn tё ditur edhe se çfarё e bёn njeriun mё tё dashur tek tё tjerёt: “Është e pamundur që njerëzit t’i gëzoni dhe t’i kënaqni duke iu gjendur në ndihmë materiale. (Nuk mjafton pasuria për këtë) Prandaj, me fytyrë të qeshur dhe me moral të mirë mundohuni t’i gëzoni ata.” (Hakim, I, 212)
Ata që do të jenë në shkallën më të lartë të xhenetit dhe më pranë Muhamedit (a.s.) në botën tjetër, përsëri janë ata që janë të pajisur me moral të mirë. Për këtë na lajmëron vetë Muhamedi(s.a.v.) duke thënë: “Ai që është me moral të lartë është më i dashur tek unë dhe më pranë meje në Ditën e Kijametit” (Ibn Hibban, II, 231)
Nё njё rast tjetёr Profeti ka thёnё: “Besimtarët më të pjekur në besim janë ata që kanë moralin më të mirë” (Ibn Hibban, IX, 483)
Morali që e përsos njeriun në të dy botërat, padyshim që është morali islam. Ky moral ka lindur brenda sistemit të vlerave universale të vendosura nga Kur’ani, është formuar me traditën profetike dhe është përsosur duke u zbatuar nga personaliteti shembullor, Profeti i fundit (paqja qoftë mbi të). Sa’d bin Hishami (r.a.) i tha Aishes (r.a.): “O nëna e besimtarëve! Shpjegomë për moralin e të Dërguarit të Zotit.” Ajo e pyeti: “-A nuk lexon Kur’an ti?” Sa’di i tha: “-Po, lexoj.” Atëherë Aisheja (r.anha) i tha: “-Morali i të Dërguarit të Zotit ishte Kur’ani.” (Muslimi, Musafirun, 139)
Të gjitha cilësitë morale që Zoti i Madhëruar i lavdëron në Kur’anin Famëlartë, me plotkuptimin e fjalës ishin të përmbledhura tek i Zgjedhuri i Zotit, Muhamedi (a.s.). Prandaj edhe Zoti i Madhëruar i tha: “Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit” (Kur’ani, 68/4)
I dërguari i Zotit aq shumë i kushtonte rëndësi zbukurimit të moralit saqë edhe qëllimin e profecisё së tij e ka shprehur në këtë mënyrë: “Unë jam dërguar që të plotësoj moralin e mirë” (Muvatta, Husnul khuluk, 8)
Tani, me pasazhe nga Kur’ani dhe me fragmente nga jeta e Profetit tonё Muhamedit (s.a.v.s.) le tё mundohemi tё përmendim disa prej virtyteve kryesore qё duhet tё jetё i pajisur çdo besimtar shembullor.
Modestia
Feja islame i ka kushtuar shumё rёndёsi thjeshtёsisё. Zoti i Madhёruar thotё: “Ju mos lavdёroni vetveten, Allahu e di mё sё miri se kush ёshtё i devotshёm”(Nexhm, 53/32)
“Allahu nuk don asnjёrin qё lavdёrohet” (Llukman, 31/18)
Fjalёt e mёposhtme tё Muhamedit (a.s.) janё tё spikatura pёr tё kuptuar rёndёsinё e thjeshtёsisё tek njeriu: “Allahu e lartёson atё qё paraqitet modest para Tij, ndёrsa atё qё i paraqitet arrogant Atij, e poshtёron.” (Fejzu’l-Kadir, VI, 108-109)
“Pa dyshim qё Allahu, mua ma shpalli qё tё jeni modestё” (Rijadu’s-Salihin, II, 37)
Ky virtyt ishte pjesё e karakterit tё Profetit tё fundit. Njё ditё Muhamedit (a.s.) i vjen njё person nё shtёpi, i cili dridheshe nga emocionet. Pejgamberi pa kёtё gjendje tё tij dhe i tha: “Qetёsohu, unё nuk jam mbret. Jam biri i njё gruaje kurejshite qё hante mish tё thatё.” (Gazalî, Ihjâu Ulûmi’ddin, Kajro 1954, II, f. 483, 484)
Abdullah bin Xhubejri (r.a.) rrёfen njё ngjarje mjaft domethёnёse; Një ditë Pejgamberi kur po ecte në rrugë me një grup të shokëve të tij, njëri prej tyre desh ta mbronte nga dielli të Dërguarin e Zotit me një mbulesë. Kur e pa hijen Muhamedi (a.s.), ngriti kokën lart, e pa që njëri po i bënte hije. E urdhёroi që ta lëshonte dhe pasi e vendos në tokë mbulesën, i drejtohet duke i thënë: Edhe unë jam njeri sikur ju! (Hejthemi, IX, 21).
Muhamedi (a.s.) i qortonte ata që e lartësonin atë duke u thënë: “Mos më ngritni më lart gradës që kam, sepse Zoti i Madhëruar para se t’më bënte profet më bëri rob të Tij” (Hejthemi, IX, 21) Njё njeri i urtё dikur e kёshillonte tё birin: “Biri im, nuk formohet shoqёri me kёdo. Nuk bёhet shoqёri me njё njeri qё ta sjell shpinёn nё raste nevoje e as me njё njeri qё kur ngrihet nё post tё sillet me pёrbuzje e arrogancё.”
Mbështetja në zgjedhën hyjnore(1)
Të dorëzohesh tek Zoti nuk e ka kuptimin të braktisësh punën e çdo gjë t’ia veshësh skenarit hyjnor (kaderit). Kur njëri e pyeti Pejgamberin (a.s.) “A të dorëzohem tek Zoti pasi ta kem lidhur kafshën apo pa e lidhur?” Pejgamberi (a.s.) i tha: “Njëherë lidhe, pastaj dorëzohu tek Zoti” (Tirmidhiu, Kijame, 60)
Kjo tregon, që besimtari duhet të bëjë aq sa ka mundësi, pastaj tё mbёshtetet tek Zotit. Shembulli mё i përkryer për ndjenjën e dorëzimit tek Zoti ёshtё ngjarja e fshehjes sё Pejgamberit (s.a.v.s.) me Ebu Bekrin (r.a.) në shpellën Thevr. Një njeri kaq i veçantë si Muhamedi (a.s.), për t’mos rënë në duart e mizorëve mekas që kërkonin ta vrisnin, bën maksimumin që mund të bënte një njeri, gjersa s’kishte më nga të shkonte veçse të fshihej në një shpellë në majë të një kodre. Profeti i qetë me ndjenjën që të jep dorëzimi/ tevekkuli, i drejtohet Ebu Bekrit (r.a.) i cili ishte i tensionuar se mos e vrisnin të Dërguarin e Zotit, duke i thënë: “Mos ki frikë, Allahu është me ne!”. Muhamedi (a.s.) me këtë veprim sikur iu drejtua Zotit duke i thënë: “Zoti im, sikur të kisha krahë të fluturoja edhe atë do e bëja për t’u shmangur nga armiqtë, por ja që me fuqinë time prej njeriu vetëm kaq munda të bëj, tashmë Ti e ke çdo gjë në dorë...” Kjo është mënyra e dorëzimit që duhet të marrim shembull ne. Nga kjo kuptojmë se çdo njeri, për çfarëdolloj qëllimi që i ka vendosur vetes, fillimisht duhet të bëjë maksimumin e mundur dhe pastaj të dorëzohet plotësisht tek Ai që ta shohë ndihmën e Tij qoftë edhe në një “rrjetë merimange”, ashtu sikur u shpëtua Pejgamberi (s.a.v.s.) nga ajo situatë..
Durimi
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet. Përgëzoji durimtarët!” (Bekare, 155)
“Pa dyshim qё Allahu ёshtё me ata qё bёjnё durim!” (Bekare, 153, 155)
Të bësh durim nuk do të thotë të shtrëngosh dhëmbët ndaj padrejtësive që bëhen nga të tjerët. Të bësh sabër do të thotë të rezistosh që të mos kryesh ndonjë vepër që të pendohesh prapa. Pejgamberi (s.a.v.s.) e pёrkufizon durimin duke thёnё sё sabri ёshtё tё sillesh me gjakftohtësi para njё lёkundjeje qё tё shkakton ndonjё ngjarje. (Buhari, Xhenaiz, 32).
Qëllimi i sabrit është të mos jesh i tensionuar para ngjarjeve të papritura dhe vështirësive dhe të mos bësh ndonjë vepër të papërshtatshme duke bërë panik.
Bujaria dhe altruizmi
“Kurrë nuk do ta arrini mirësinë e plotë derisa të mos e jepni më të shtrenjtën e pasurisë suaj. Çfarë do që jepni Allahu atë e di” thotë Zoti i Madhëruar në versetin 92 të sures Ali Imran. Dhe profeti Muhamed (a.s.) njerëzit i paralajmëron duke u thënë: “Nuk beson askush nga ju derisa të mos dëshirojë për të tjerët atë që e dëshiron për veten e tij”
Një ditё, njё djalë i vogël shkoi te Profeti dhe i paraqiti kërkesën e nënës për t’i dhënë një këmishë. Në atë çast Profeti s’kishte këmishë tjetër veç asaj që kishte në trup. Ai i tha djalit të vinte një herë tjetër. Djali shkoi, por u kthye menjëherë me kërkesën e nënës për t’ia dhënë këmishën që kishte në trup. Profeti hyri në shtëpi, e nxori këmishën dhe ia dha djalit. Në atë kohё, Bilali (r.a.) po këndonte ezanin. Por, Profeti nuk doli të falej sepse nuk kishte këmishë në trup. Një pjesë e shokëve tё Profetit u shqetësuan. Hynë në shtëpi të tij dhe e gjetën pa këmishë... (O. N Topbash, Frymëra mëshire nga Muhamedi, f. 109) Ibn Abbasi (r.a.) e tregon kështu bujarinë e Profetit: “I Dërguari i Allahut (s.a.s.) ishte më bujari ndër njerëzit. Bujaria e tij shtohej edhe më shumë në ramazan. Gjatë gjithë jetës s’i pat thënë “jo” askujt që ia pat shtrirë dorën!” (Buhari, Bedu’l-Vahj, 5-6; Nesai, Sijam, 2)
Profeti thotë kështu: “Vetëm dy njerëz janë për t’u pasur zili; njëri është ai që shpenzon në rrugë të drejtë pasurinë që ia ka dhënë Zoti dhe tjetri është ai që vepron me atë dituri që i ka dhënë Zoti dhe që ia mëson të tjerëve.” (Buhari, Birr, 15)
Ndjenja e falënderimit
“Nëse falënderoni do t’ua shtoj të mirat” thotë Zoti tek sureja Ibrahim, verseti 7. Profeti thotë që “Kush nuk posedon ndjenjën e tё falënderuarit dhe tё qenurit mirёnjohёs ndaj njerëzve, nuk di të falënderojë Zotin” (Ebu Davud, Edeb, 11; Tirmidhi, Birr, 35; Musned, 2/258, 295, 388, 3/32, 74)
Njё qё nuk falёnderon pёr mungesat, as bollekun nuk e falёnderon. (Musned, 4/278, 375)
Kёshtu qё, myslimanёt shembullor nё gojёn e tyre kanё pёrherё shprehje falёnderimi dhe mirёnjohjeje ndaj Krijuesit tё tyre dhe ndaj çdo personi qё i meriton ato. Profeti ynë në çdo vepër të tij ishte për ndjenjën e falënderimit, madje edhe ibadetin e bёnte me kёtё ndjenjё. Aisheja (r.a.) na e tregon këtë gjendje të tij në këtë mënyrë; I Dërguari i Zotit falte namaz natën gjersa iu frynin këmbët. Kur i thashë që: -Përse bën kështu, o i Dërguari i Zotit, kur ty të janë falë gjynahet? Profeti mё përgjigjet: -“A mos të jem një rob që e falënderon Atë?” (Buhari, Tefsir, 48/2)
Nga kjo kuptojmë se namazi duhet të falet me ndjenjën e falënderimit. Lutemi qё Zoti i Madhёruar t’na bёjё prej atyre qё nuk do falimentojnё nё botёn tjetёr pёr arsye tё sjelljes sonё me njerёzit! Lutemi qё nё tё vёrtetё tё jemi prej atyre qё Profeti ynё i dashur Muhamedi (a.s.) tё krenohet me korrektёsinё tonё nё ibadete dhe me sjelljen tonё shembullore! Amin!
1. Nё literaturёn islame kjo njihet me termin “tevekkul”
Artur Tagani
Etika, 11