Trinjakët identikë, 1 në 200 milion

Për nënën 23-vjeçare ishte habi dhe tronditje e madhe kur e kuptoi se po priste trinjakë. Por, habia më e madhe për të ishte fakti se ata ishin identikë.

Vogëlushët Roman, Rocco dhe Rohan kanë qëndruar për 6 muaj në kujdes intensiv, por tani gëzojnë shëndet të plotë.
Kanë qenë të shumtë ata që i thoshin se fëmijët e saj janë identikë dhe ajo për ta vërtetuar diçka të tillë ka kryer testet e ADN-së. Pas testeve, nëna mësoi se ata ishin vërtetë identikë dhe raste të tilla për ngjizjet natyrale janë shumë të rralla, 1 në 200 milion.
Nëna duket se tani nuk e ka problem që të identifikojë të vegjlit e saj. Ajo tregon se secili prej tyre ka një karakteristikë të veçantë.