Refuzon të shes Kuranin e parë të qëndisur për 2 milionë dollarë

Tetë vite punë i janë nevojitur kaligrafit sirian Mahir el-Hudarijut të punoj kopjen e parë të Mushafit, harfet e të cilit janë të qëndisura me fije ari, dhe katër vite për qëndisjen dhe regullimin e kopertinës së Mushafit.

Kopja e parë e Kuranit të qëndisur është ekspozuar në panairin e Librit në Stamboll, i hapur më 31 korrik.
Ai thotë se ka marrë një ofertë dy milionë dollarëshe nga një biznesmen, por që e ka refuzuar, sepse nga kjo punë nuk dëshiron përfitime materiale.
Ai ka shprehur dëshirën që ky Mushaf të ruhet në një muze, ku do të kenë mundësi ta shohin të gjithë ata që dëshirojnë.