Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Prej Tij falje, ndihme dhe udhëzim kërkojmë. Kë e udhëzon All-llahu në rrugë te drejtë ai me të vërtetë është i udhëzuar, e atë të cilin Allahu e le në humbje, askush nuk mund ta vë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i dërguar i Tij, i cili me shembullin e tij të ndritur ka treguar se çfarë duhet të jemi ne. Salavatet dhe bekimet qofshin mbi të, familjen e tij të ndershme, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë në të mirë deri në Ditën e Kiametit.
Kjo është koha në të cilën shtypja dhe dhuna i ka pushtuar të gjitha hapësirat, madje edhe mendjet e fëmijëve të cilët nuk janë ende në gjendje që sinqerisht të peshojnë dhe masin vlerën e një akti të vetëm, e lëre më të marrin parasysh rezultatet dhe pasojat e tij. Duke bërë dhunë këta fëmijë mbështeten në dobësinë e sistemit për të parandaluar dhunën në njërën anë, dhe forcën e dukshme të atyre që i përkrahin ata në dhunë, në anën tjetër. Në këtë mënyrë, krijohet një brez shumë kritik, me veprimet e të cilëve nuk mund të jenë krenarë pasardhësit e tyre. Ky është një nga drejtimet e gabuara që shkojnë brezat e rinj.
Në të njëjtën kohë, ka një tjetër problem me muslimanët tanë, e kjo është bindja se dikujt i mjafton të jetë musliman, e me këtë çdo gjë në jetën e tij dhe të pasardhësve të tij çdo gjë është e rregulluar. Sikur që përkatësia në Islam, e cila vetvetiu vepron automatikisht dhe nuk ka nevojë për të bërë përpjekje që vlerat e parimeve Islame, të mbrohen në praktikën e muslimanëve nga efektet negative të rrethit.
Është paradoks se në vendin tonë, në të njëjtën kohë zhvillohen diskutimet rreth dy temave, për delikuencën – devijimin e të miturive dhe futjen e arsimit fetar në nivelin e kopshteve të fëmijëve parashkollor. Forcat e caktuara nuk mund ta pranojnë faktin se ajo është e mundur që mual-limja dhe murgesha (motra e nderit) të bëjnë punën e tyre në të njëjtin kopsht, secili me grupin e vet të edukimit. Këtu përsëri, kundërmon një rezistencë ateiste. Nuk duam xhamia, nuk duam edukim fetar në kopshtet e fëmijëve, sepse ajo i ndan fëmijët tanë, por në të njëjtën kohë tërë fajin për sjellje të keqe të fëmijëve, e cila çon në delikuencë, i atribuohet qeverisë apo dikujt tjetër.
Shoqëria në përgjithësi, e muslimanët në veçanti, nga prindërit e deri te institucionet edukativo arsimore duhet të përgjigjen për emanetin - besimin të cilin e kanë, me të cilin na kanë ngarkuar paraardhësit tanë, emanetin – besimin për rritjen dhe edukimin e pasardhësve mbi parimet e vlerave të vërteta. Ne muslimanët besojmë se këto vlera janë të përmbledhura në fe - besim dhe kësaj duhet t’i përmbahemi.
Paraardhësit tanë na lëne amanet fenë, e cila ofron marrëdhënie të drejtë me Allahun xh.sh., me njerëzit dhe me gjithë botën, por të parët tanë nuk ekzistojnë më. Tani jemi vetëm ne dhe përgjegjësia është jona. I Plotfuqishmi thotë:
" Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata. (El-Bekare, 134.)
Nuk do të na ndihmojë asgjë ajo që kemi pasur paraardhësit e nderuar. Ne mund të jemi vetëm krenarë për ta, por përgjegjësia për fëmijët tanë bie mbi ne.
Pejgamberi a.s.thotë: “Atë që e ngadalëson puna e tij, nuk do ta përshpejtojë origjina e tij!
Të besojmë drejtë dhe të kemi qëndrim të drejtë ndaj fesë!. Në të njëjtën kohë të punojmë ashtu si kërkon feja jonë! Në këtë është dalja nga kriza e kësaj dhe e botës tjetër.
Pejgamberi a.s. thotë: “Dje pashë një ëndërr të çuditshme. Në ëndërr pashë një njeri nga ummeti im, erdhi tek ai meleku i vdekjes për t’ia marr shpirtin, por erdhi bamirësia ndaj prindërve të tij dhe e largoi nga ai. Pashë një njeri nga ummeti im, iu hap dënimi i varrit, por erdhi abdesi i tij, dhe e largoi nga ai. Pashë një njeri nga ummeti im, i rrethuar nga shejtanët erdhi Dhikri (përmendja e Allahut) dhe e shpëtoi nga duart e tyre. Pashë një njeri nga ummeti im, i rrethuar nga melekt e dënimit, erdhi namazi i tij dhe e shpëtoi nga duart e tyre. Pashë një njeri nga ummeti im, i tharë nga etja. Sa herë që afrohej afër burimit e largonin nga aty. Pastaj erdhi agjërimi i tij, e i dha të pijë ujë dhe ia shuajti etjen e tij. Pashë një njeri nga ummeti im, Pejgamberët ishin ulur në hallka – rrathë, dhe sa herë që afrohej hallkës, e largonin prej saj. Pastaj erdhi pastrimi i tij nga xhunupllëku, e mori për dore dhe e vendosi pranë meje. Pashë një njeri nga ummeti im, para tij errësirë, pas tij errësirë, nga e majta errësirë, nga e djathta errësirë, sipër tij errësirën dhe nën të errësirë, e ai endej në te. Pastaj erdhi haxhi dhe Umreja e tij, e morën nga errësira dhe e quan në dritë. Pashë një njeri nga ummeti im, i drejtohej besimtarëve, e ata nuk flisnin me të. Pastaj erdhi mbajtja e lidhjeve familjare dhe i tha: "O besimtarë, flisni me të! Flisni me të! Pashë një njeri nga ummeti im, duke u përpjekur që me dorën e tij të mbrojtur fytyrën e tij nga të nxehtit e zjarrit. Pastaj erdhi bamirësia e tij dhe u bë mbrojtje për fytyrën e tij dhe hije mbi kokën e tij. Pashë një njeri nga ummeti im, e kishin rrëmbyer zebanijtë (rojet e xhehenemit) nga të gjitha anët, por erdhi urdhërimi i tij në të mirë dhe ndalimin nga e keqja dhe e çliruan nga duart e tyre dhe e dorëzuan tek melekët e rahmetit. Pashë një njeri nga ummeti im, i gjunjëzuar, e në mes tij dhe Allahut një perde. Pastaj erdhi sjellja e tij e mirë, e kapi për dore dhe e çoj tek Allahu. Pashë një njeri nga ummeti im, Libri i llogarive duke i ardhur nga e majtë. Pastaj erdhi frika e tij ndaj Allahut, e mori librin e tij dhe ia dha nga ana e djathtë. Pashë një njeri nga ummeti im, peshorja e veprave të tij të mira ishte e lehtë, erdhën ibadetet e tij vullnetare dhe përparësia në to, dhe ia rënduan peshoren. Pashë një njeri nga ummeti im, qëndron në prag të xhehenemit, erdhi frika ndaj Allahut dhe e largoi nga aty. Pashë një njeri nga ummeti im, duke ra në xhehennem, erdhën lotët e derdhura nga pendimi dhe e nxorën nga zjarri. Pashë një njeri nga ummeti im, qëndronte në Urën e Siratit, duke u dridhur sikur dridhet një gjethe e palmës, erdhi mendimi i mire për Allahun, e qetësoi dridhjen e tij dhe kaloi. Pashë një njeri nga ummeti im, në Urën e Siratit, herë zvarritej e herë tërhiqej, e nganjëherë qëndronte i varur pezull, erdhi salavati mbi mua, e mori për dore, e drejtoi në Urën e Siratit dhe kaloi. Pashë një njeri nga ummeti im, erdhi para dyerve të Xhennetit, ndërsa dyert u mbyllën para tij, erdhi La ilahe il Allahu i tij, ia hapën dyert dhe hyri në Xhennet.
Të dashur vëllezër,
Ta jetojmë meritueshëm besimin tonë, të bëjmë mirë, e në atë të jemi të sinqertë! Sinqeriteti në besim dhe punë është thelbi i besimit, dhe mburoja e devijimit moral.
Pejgamberi a.s. thotë: “Kush e shqipton sinqerisht “La ilahe il Allah” do të hyjë në Xhennet. E pyetën: E Çka do të thotë kjo "sinqertë", o i Dërguari i Allahut? Ai tha: Që kjo ta largojë nga ndalesat – haramet e Allahut”.
Nëse puna nuk është e mirë, e ndershme dhe e sinqertë, atëherë as lidhjet familjare e as origjina nuk të ndihmon !!! E Kot është kërkojmë lavdinë e paraardhësve tanë. Ta marrim përgjegjësinë për situatën tone në kohën tonë?
Tregojnë: Për Harun al-Rashidin kur u kthye nga haxhi qëndroi disa ditë në Kufe. Kur doli në rrugë, i doli përpara Behluli i çmendur dhe e thirri tri herë, me zë shumë të lart: "O Harun, o Harunit, o Harun". Haruni i habitur pyeti: "Kush më thirr kështu" Ata i thanë: "Ky është Behluli i çmendur". Haruni u ndal dhe urdhëroi që të hiqet perdja e transportit të tij. Përndryshe, ai me njerëz fliste prapa perdes. E pyeti Behlulin: "A nuk po më njeh?" Ai u përgjigj: "Po, të njoh"? "E pra, kush jam unë?" E pyeti kalifi, ai u përgjigj: "Ti je ai që do të jetë i pyetur kur dikujt i bëhet zullum në lindje e ti je krejtësisht në perëndim, Allahu, megjithatë, në Ditën e Kiametit, do të të merr në përgjegjësi për atë zullum". Haruni qau dhe e pyeti: " Çka mendon për gjendjen time?". Ai u përgjigj: "Hallin tënd e gjej në librin e Allahut xh.sh., dhe këtë në mesin e këtyre dy ajeteve: “Të ndershmit janë të sigurt në Xhennet, e mëkatarët janë të sigurt në Xhehennem". "E çka do të bëhet me veprat tona?", pyeti Khalifja. Ai u përgjigj me ajetin: “Allahu pranon vetëm prej të drejtëve – të devotshmëve!” Khalifi pyeti: "E si do të jetë çështja e lidhjes tonë të gjakut me Resulullahin, s.a.v.s.?" Ai u përgjigj: “E kur i fryhet surit, atëherë lidhjet familjare mes tyre nuk do të ketë ...” Khalifi pyeti: "E si do të jetë puna me ndërmjetësimin – shefeatin e Resulullahut s.a.v.s. ?”. Ai u përgjigj me ajetin: “Atë ditë do të ketë dobi nga ndërhyrja – shefati vetëm te të cilit ia lejon dhe ia mundëson Allahu xh.sh. që të bisedohet për të.”
Andaj, të bëjmë vepra të mira dhe të jemi të sinqertë me Allahun, sepse Ai vetëm veprat e tilla i pranon!
Zoti ynë, na ndihmo që ta ndalojmë zullumin tonë ndaj të tjerëve. Na ndihmo që besimin dhe veprat tona t’i pastrojmë nga papastërtitë dhe nga të pavërtetat. Na japë forcë që t’i përgjigjemi sfidave të kohës sonë. Na ndihmo që emanetin e besimit ta përcjellim në mënyrë të ndershme te pasardhësit tonë. Amin.
Mr. Sead ef.Seljubac
Shqipëroi: Esat ef.Rexha