Rreziku për sulme në zemër rritet pas konsumimit të alkoolit
Konsumimi i vetëm një doze i cilësdo pije alkoolike mund të dyfishojë rrezikun për sulme në tru gjatë 60 minutave të ardhshme, ka shkruar revista Stroke.
Hulumtuesit nga Harwardi shtojnë se dy orë pas konsumimit të pijes alkoolike, gjasat për sulme në tru janë për 60% më të larta, derisa normalizimi i rrezikut të vërejtur vjen pas disa orëve.
Sipas mendimit të tyre, deri te rritja e gjasave për sulme në tru menjëherë pas konsumimit të alkoolit vjen për shkak të presionit të rritur të gjakur dhe rrezikut më të madh të krijimit të trombeve të gjakut.
Në studimin e ri kanë marrë pjesë 390 persona të hulumtuar, të cilët kanë pasur sulme në tru të shkaktuara nga koagullimi i gjakut /koha/
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës