Dhimbja e kokës është një dhimbje shumë e mërzitshme, e që shpeshherë e shoqëron secilin prej nesh.
Atëkohë, në shumicën e rastit, e errësojmë dhomën ku qëndrojmë, marrim tableta ose bëjmë masazh zonën e dhimbshme. Megjithatë, ndonjëherë as kjo nuk është e mjaftueshme për të pakësuar dhimbjen. Por, a e keni ditur se disa lloje ushqimesh mund ta lehtësojnë apo edhe ta parandalojnë dhimbjen kokës? Mësoni cilat janë ato dhe shpëtoni nga kjo dhimbje bezdisshme.
Rosto patate
Për të kompensuar sasinë e humbur të kaliumit mjaftojnë vetëm disa rosto patate.
Shalqiri
Dehidrimi është shkaktari kryesor i dhimbjes së kokës, andaj në vend të pilulave përdorni ushqime të pasura me ujë, si shalqiri, për shembull. Uji në fruta dhe perime përmban minerale esenciale të tilla si magneziumi, që është mineral i rëndësishëm në parandalimin e dhimbjes së kokës.
Kafja
Sipas ekspertëve kofeina zvogëlon enët e gjakut dhe ndihmon për të lehtësuar dhimbjet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kafja e tepruar mund të shkaktoj dhimbje edhe më të mëdha të kokës, andaj ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Bajamet
Sipas studimeve të shumta magneziumi i cili gjendet në bajame mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës. Gjithashtu, bajamet ndihmojnë edhe personat që vuajnë nga migrena, përveç bajameve ju mund të hani edhe banane, kajsia të thata, avokado, oriz apo arra indiane.
Jogurti
Nëse ndieni pulse të rënda në kokë, kjo do të thotë se keni mungesë të kalciumit. Mënyra më e lehtë është të pini një gotë jogurt të lëngshëm që është i pasur me kalcium, për këtë gotë do të jenë mirënjohëse edhe zorrët tuaja.
Spinaqi
Nëse spinaqi e “ndihmon popajin për t'u bërë i fortë”, atëherë ai do t’ju ndihmoj edhe juve që ta hiqni qafe dhimbjen e kokës. Në fakt, spinaqi ndihmon për të reduktuar presionin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e kokës, thonë ekspertët.