Ceremonia e shpërndarjes së diplomave të studentëve të FSI

Dje me datë 27.12.2016, u bë ceremonia e shpërndarjes së 30 diplomave për nivelin Baçelor të studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame.

Në këtë ceremoni morën pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava, dekani I FSI-së pof. Dr. Fahrush Rexhepi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof. Ass. Dr. Faredin Ebibi me bashkëpunëtorë, profesorë dhe studentë.

Hapja e ceremonisë u bë si zakonisht me lexim Kur’ani, dhe pastaj u vazhdua me fjalën përshëndetëse të Dekanit të FSI-së Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i uroi studentët e diplomuar, duke i porositur ata që të mos i ndahen Islamit dhe mësimeve të marra nga ky fakultet, kudo që të vazhdojnë studimet e mëtutjeshme.
Pastaj fjala iu dha Myftiut, Mr.Naim Tërnava, për një fjalë rasti, i cili tha se për të arrit deri këtu është derdhur mund e është bërë shumë punë e madhe dhe falënderoi dekanin dhe stafin akademik të cilët po e japin mundin e tyre që ju të pajiseni me dituri e njohur islame. Ai porositi studentët ndër tjerash që të punojnë për Islamin edhe më shumë në këto kohë të vështira dhe në këto rrethana që gjendemi, duke iu përkujtuar që sot myslimanët nuk janë në gjendje të mire për shkak që iu kanë larguar Islamit dhe parimeve Islame.”Ky fakultet disa ditës vazhdimisht po jep rezultate ku i tregon edhe shoqërisë sonë që duhet kthyer shikimi nga ky institucion prej të cilit edhe në të ardhme do të ndriçojnë vetëm rreze drite të sigurta të ardhmërisë së sigurt të besimtarëve tanë”, tha veç tjerash myftiu Tërnava
Rrjedha vazhdoi me një poezi të recituar nga studentja Sumeja Kçiku, ku pastaj vazhdoi programi me një ligjëratë të shkurtër për Muhamedin a.s., nga prof. Ass. Dr. Faredin Ebibi, dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Ai, ndër tjerash the: “Nuk kam lexuar në histori deri më tani që jeta dhe veprimtaria e dikujt të shkruhet e studiohet më shumë se sa jeta e Muhamedit a.s. Profesioni ynë dhe juaji në këtë rast ka të bëjë me prezantimin e mesazheve dhe mësimeve të Muhamedit a.s., duke ia përshtatur vendit, mentalitetit dhe rrethanave tona.
Programi vazhdoi edhe me një monolog për Muhamedin a.s., nga studentja Hafsa Abazibra.
Më pas, në mënyrë solemne, u shpërndan 30 diplomat për studentët diplomant dhe në fund u ftuan të pranishmit për një koktej rasti.










Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Urime për muajin e bekuar Ramazan