Myftiu Tërnava zhvilloi një vizitë në Zvicër

Myftiu i Republikës së Kosovës i shoqëruar nga drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica nga data 4 – 6 mars 2016 zhvilloi një vizitë në Zvicër ku mori pjesë në manifestimin e 25 vjetorin e themelimit të Xhamisë së Shqiptarëve el-Hidaje në Sangalen.

Nga ana e tij myftiu Tërnava duke iu uruar për këtë përvjetor theksoi se ndjehet i kënaqur që gjendet mes bashkëkombësve tanë që kanë themeluar këtë xhami e cila shërben në ruajtjen e identitetit fetar e kombëtarë tash e 25 vite dhe poashtu ndjehemi krenar që shqiptarët janë të integruar mirë në shoqërinë zvicerane.
Në kuadër të kësaj vizite myftiu Tërnava vizitoi xhami dhe institucione të ndryshme të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë vend.
Gjithashtu Myftiu Tërnava falënderoi kryesinë e Xhamisë së Shqiptarëve el-Hidaje për punën dhe kontributin e tyre në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe rritjen e vlerave fetare dhe kombëtare.
Myftiu Tërnava premtoi se BIRK-së do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm institucional me xhamitë shqiptare në Zvicër dhe me diasporën në përgjithësi.
Në këtë eveniment merrte pjesë edhe Kryetari i Komunitetit Musliman i Shqipërisë Skender ef. Bruçaj, muftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, Myftiu i Strugës Salim Sulejmani, kryetari i Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër, Nehat V. Ismaili, Lauren ef. Luli, koordinatori i BFI-së për diadporë, Selver Xhemaili, etj.
Myftiu në këtë vazhdë mbajti edhe një ligjëratë në xhaminë el Hidaje ku para xhematit shpalosi punën dhe aktivitetet e BIRK dhe me sfidat që po ballafaqohet ky institucion ku ende nuk është qartësuar pozita juridike e bashkësive fetare në Kosovë. Ne po përballemi me problemin e kthimit të pronave të cilat janë marrë nga ish sistemi komunist. Ai poashtu falënderoi bashkatdhetarët tanë për kontributin dhe ndihmesën që po i bëjnë BIRK-ut dhe vendlindjes si gjatë luftës por edhe pas saj, por pret që ky kontribut të ngritet edhe më sepse ne kemi nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj si mërgatë.
Në këtë vizitë myftiu Tërnava i shoqëruar nga drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica ligjëroi edhe në qendrën shqiptare në xhamia shqiptare në Romanshorn./bislame/














Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Urime për muajin e bekuar Ramazan