Ligjëratë për trashëgiminë Islame në Kosovë dhe kontributin e Bashkësisë Islame në mbrojtjen e saj

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë në bashkëpunime UNDP-ë në bibliotekën kombëtare të Kosovës kanë organizuar konferencën rajonale me temën “Angazhimi i komunitetit dhe ndërtimi i paqes në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”

Në këtë konferencë morri pjesë edhe Bashkësia Islame e Kosovës e përfaqësuar nga këshilltari i Myftiut i cili mbajti një ligjëratë me temën “Trashëgimia Islame në Kosovë dhe kontributi i Bashkësisë Islame në brojtjen e saj” në vecanti u fokusua në përpjekjet e Bashkësisë Islame dhe projektet e saja në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore islame sikur projekti i monografive të xhamive të Kosovës, projekti i deshifrimit të mbishkrimeve osmane në Kosovë, katalogimi i dorëshkrimeve të vjetra si dhe angazhimet e Bashkësisë Islame në restaurimin dhe rekonstruimin e objekteve momumentale të trashëgimisë islame në Kosovë.
Vlenë të theksohet se Bashkësia Islame në bashkëpunimin me zyren e BE-së dhe UNDP -në gjatë vitit 2016 ka realizuar disa projekte të restaurimit në Gjilan, Lipjan dhe Kamenicë./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Urime për muajin e bekuar Ramazan