Në Ferizaj inaugurohen projektet e renovimit të trashëgimisë kulturore

Në Ferizaj u inauguruan projektet e renovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të qytetit, projekti i ndriçimit të Xhamisë Mulla Vesel Guta, inaugurimi i objektit muze “Ish selia Ipeshkvinore e Kosovës dhe kishës ortodokse “Shën Uroshi” në Ferizaj.

Renovimi i këtyre objekteve është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinës, ndërsa implementuar nga UNDP.
Në këtë eveniment të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës morri pjesë këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti i ngarkuar me realizimin e projekteve të Bashkësisë Islame, i cili më pas ndau edhe nga një plaket mirënjohjeje për financuesit dhe implementuesit e projekteve .
Ne ceremoninë e inaugurimit të këtyre objekteve morën pjesë përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, përfaqësues të UNDP-së, si dhe shumë mysafirë të tjerë./bislame/