Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë dhe objektin e trajnimeve

Dje Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë ishte për vizitë në Gjakovë.

Gjatë kësaj vizitës së ai inspektoi punimet që po zhvillohen në kompleksin e Medresesë së Vogël dhe objektin e trajnimeve në Gjakovë.

Me këtë rast myftiu Tërnava u nda i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po zhvillohen këtu dhe u informua se çdo gjë është duke shkruar sipas planit të paraparë. Këto ndërtime janë të ndihmuara nga Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Myftiu gjatë qëndrimit në Gjakovë poashtu vizitoi edhe Xhamitë e Sefës, Jusufit dhe Kusarve.

Gjatë këtij viti dhe vitit vijues do të bëhet renovimi dhe meremetimi i të gjitha xhamive të Gjakovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Urime për muajin e bekuar Ramazan