(Përkthimi i haditheve (eventualisht ajeteve) në gjuhën shqipe)
Traduktologjia dhe fusha e studimit të saj
Traduktologjia, apo tanslatologjia (e njohur edhe si fusha e studimeve të përkthimit) është disiplinë qe sistematikisht studion teorinë, përshkrimin dhe zbatimin e përkthimit dhe interpretimit, si dhe të gjitha së bashku. Pra, është e rëndësishme që në këtë plan të dallojmë përkthimin nga interpretimi, qoftë si aktivitet individual kreativ (jozyrtar), dhe përkthimin nga interpretimi, tani si një produkt (tekst ose përkthim që përkthen ose interpreton një fjalim apo tekst zyrtar).
Duke pasur parasysh translatologjinë dhe multidisiplinaritetin e saj, vetvetiu kuptohet se kjo fushë huazon shumë koncepte dhe metoda nga fushat e tjera të studimit. Fushat nga të cilat traduktologjia huazon vazhdimisht janë: letërsia (veçanërisht letërsia e përgjithshme dhe krahasimtare), shkencat kompjuterike, historia, gjuhësia, filologjia, filozofia, psikologjia sociale, semiotika, etimologjia, terminologjia etj.
Traduktologjia apo translatologjia zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme në vitet e shekullit të XIX e pas. Koha kur kjo fushë arrin një lloj konsolidimi është dekada e viteve 1980 dhe 1990.
Nga përkufizimet e translatologjisë, respektivisht përkthimologjisë, mund të jetë ky:
"Interpretimi i gjuhëve apo kthimi i një teksti nga një gjuhë në një tjetër është thjesht aktivitet i ndërmjetësimit, e që përfshin transmetimin nga një fjalim i gojës (oral) deri te gjuha e shenjave, duke i dhënë mundësi të rritjes së ekuivalencës në gjuhën e re (të përkthyer), qoftë me gojë ose në formë teksti. Pra, interpretimi është quajtur edhe produkt që rezulton nga një aktivitet i tillë, pra përkthimi. Disiplina që studion proceset e interpretimit dhe rezultatet e përkthimit me shkrim quhet traduktologji."(1)
Një definicion tjetër mund të jetë edhe ky:
"Studimi i teori së dhe praktikës së përkthimit dhe interpretimit, sidomos në një kontekst akademik, duke kombinuar elementet e shkencave sociale dhe humane është i njohur si përkthim ose fushë e studimit të përkthimologjisë."(2)
Qasjet ndaj një teksti që nuk është në gjuhën tonë
Qasjet ndaj një teksti që nuk është në gjuhën amtare të një personi gjegjës mund të jenë të ndryshme. Sipas Amparo Hurtados(3), dallohen disa mënyra të qasjes ndaj tekstit që nuk është në gjuhën tonë amtare, e ato janë:
• Qasja gjuhësore - Përkthimi kuptimor
• Qasja tekstuale - Përkthimi gramatikor/i fjalëpërfjalshëm (bukfal)
• Qasja njohëse - Për kthimi që tregon kuptimin e idesë/temës
• Qasja komunikuese dhe qasjet socio-kulturore - Përkthimi përshtatës
• Qasja filozofike dhe qasjet hermeneutike - Përkthimi interpretues/me koment
Jean Delisle (1999: 302) translatologjinë e klasifikon si një" disiplinë humanistike që merret me metodën, sistemimin dhe gërshetimin e disiplinave të ndryshme teorike, për t'i përshkuar dhe aplikuar ato gjatë përkthimit ose formave të interpretimit. Në një përkthim mund të miratojmë një pamje normativ ose përshkruese. Kjo njohuri e organizuar, të cilin disa e konsiderojnë shkencë, merr metodologjinë e saj dhe një pjesë të metagjuhës së fushave të ndryshme të studimit me të cilat përkthimi është i lidhur, të tillat si: historia, linguistika, letërsisë krahasuese, filologjia, terminologjia, etnologjia etj."
Ndërsa, si tipa të përkthimit, respektivisht interpretimit (sepse përkthimi edhe është/mund të jetë formë interpretimi), duke marrë shembuj nga kohët më të vjetra, studiuesit kanë renditur disa, e ndër to:
- Interpretimin ligjor;
- Interpretimin letrar;
- Interpretimin biblik;
- Interpretimin kuranor;
- Interpretimin gramatikor aktual;
- Interpretimi mjekësor;
- Interpretimi rregullator - rregullues;
- Interpretimi teknik - manualor;
- Interpretimi interpretative (simultant);
- Interpretimi kulturor, dhe;
- Interpretimi i fjalëpërfjalshëm
Përndryshe, një numër i madh i studiuesve këto forma të interpretimit i konsiderojnë edhe si forma ose tipa të përkthimit.
Në vazhdim, sa për ilustrim, do ta prezantojmë nga një definicion të shkurtër të secilës prej formave të interpretimit ose përkthimit:
Interpretimi ligjor:
Interpretimi ose përkthimi ligjor është përkthimi i teksteve në fushën e së drejtës. Si shembull mund të marrim ligjet, që janë një fushë dhe kulturë e varur nga puna e përkthimit ligjor, sepse produktet e ligjit nuk janë gjithmonë në gjuhën e vendit ku qarkullojnë/vijnë.
Interpretimin letrar:
Përkthim është komunikimi i kuptimit të një teksti nga gjuha burimore me anë të një teksti ekuivalent objektiv të gjuhës.' Interpretimi-lehtësimi i komunikimit me gojë ose me shkrim, (për kthimi) filloi vetëm pas shfaqjes së letërsisë së shkruar. Ekzistojnë përkthime të pjesshme të shkrimeve sumeriane, si të Epit të Gilgameshit në gjuhët jugperëndimore aziatike të pesëmijëvjeçarit të dytë. Madje, mbi këto fakte, mendimi se përkthimi letrar është bazë e traduktologjisë nuk është edhe aq i papranueshëm. Kjo formë e përkthimit është më e njohura dhe më e përdorshmja, dhe sot në botë (por edhe te ne), në studimet filologjike ekziston një departament i veçantë i studimeve, i njohur edhe me emrin "Përkthim letrar" .
Interpretimin biblik:
Bibla është përkthyer në shumë gjuhë, duke nisur që nga gjuhët biblike e hebreje, aramaike dhe greke. Që nga nëntori 2014 është shënuar se Bibla është përkthyer në 531 gjuhë, dhe 2883(5) gjuhë kanë të paktën disa pjesë nga Bibla. Ky përkthim është i përafërt me atë letrar, pasi përgjithësisht mbisundohet nga figurat letrare, sidomos alegoria.
Interpretimin kuranor:
Përkthimet e Kuranit janë interpretime të shkrimit të Islamit në gjuhë të tjera, përveç arabishtes. Kurani është përkthyer në gjuhët më të mëdha afrikane, aziatike dhe evropiane(6); dhe si i tillë është libri më i lexuar në historinë e njerëzimit(7). Veçori e përkthimeve kuranore është njohja e filozofisë islame dhe jurisprudencës, por njëkohësisht edhe e disa parimeve metrike / stilistike, të vargëzimit poetik arab. Pra, një përkthim i mirë kuranor, respektivisht i kuptimeve të tij, është i mundur vetëm nga një përkthyes që njeh mirë letërsinë, ka prirje letrare, si dhe njeh filozofinë islame dhe shkencat bazë të Islamit, siç janë: Tefsiri, Akaidi, Fikhu, Hadithi, Tertili, Usuli Fikhu dhe Historia islame.
Interpretimin gramatikor aktual:
Thënë troç, interpretimin gramatikor aktual është procesi i hetimit të besueshmërisë, barasvlerë s konceptit dhe vlefshmërisë së një teksti të përkthyer.
Interpretimi mjekësor:
Përkthim mjekësor është përkthim teknik, rregullues i dokumentacionit klinik, apo i marketingut, softuerëve apo programit të trajnimit për farmaci, pajisjeve mjekësore apo, përgjithësisht gjërave nga fusha e kujdesit shëndetësor. Shumica e vendeve në mbarë botën kërkojnë që letërsia dhe pajisjet mjekësore ose farmaceutike të shiten përmes përkthimeve në gjuhët kombëtare. Përveç kësaj, dokumentet e nevojshme për të kryer provat klinike shpesh kërkojnë përkthim në mënyrë që personeli lokal dhe pacientët, apo përfaqësuesit e rregulloreve, të jetë në gjendje t'i lexojnë ato.(8)
Interpretimi rregullator - rregullues:
Përkthimi rregullator - rregullues është përkthimi i dokumentacionit që ka të bëjë me miratimin dhe përputhshmërinë e pajisjeve mjekësore, farmaceutike, si dhe produkteve të diagnostifikimit in-vitro, Pra, është përkthim i nevojave të rregullimit të dokumenteve.
Interpretimi teknik - manualor:
Përkthimi teknik - manualor është një lloj i përkthimit të specializuar, e që përfshin përkthimin e dokumenteve të prodhimeve teknike (manualeve që udhëzojnë përdoruesit). Ose, më konkretisht, tekstet që kanë të bëjnë me zonat teknologjike lëndore, apo tekstet që kanë të bëjnë me zbatimin praktik shkencor dhe informacionin teknologjik, pra janë fushë e këtij tipi të përkthimit.(9)
Interpretimi interpretativ (simultant):
Interpretimi ose përkthim është lehtësim i komunikimit me gojë, ose në gjuhë të shkruar. Mirëpo, në të njëjtën kohë mund të kemi mënyrën e përkthimit të atypëratyshëm në mes të përdoruesve të gjuhëve të ndryshme.(10) Përkthimi interpretativ apo i atypëratyshëm zakonisht është prezent në konferenca, dhe teksti i shkruar rrallëherë që shihet.
Interpretimi kulturor:
Përkthimi kulturor paraqet praktikën e përkthimit, e që përfshin dallimet kulturore. Përkthimi kulturor mund të përkufizohet edhe si një praktikë, qëllimi i të cilës është paraqitja e një kulture me anë të përkthimit. Ky lloj i përkthimit zgjidh disa çështje të lidhura me kulturën, të tilla si dialektet, ushqimet apo arkitekturën.
Interpretimi i fjalëpërfjalshëm:
Përkthimi fjalë për fjalë, apo i fjalëpërfjalshëm/i drejtpërdrejtë, është pasqyrim i tekstit nga një gjuhë në një tjetër, në fjalë dhe në kohë (latinisht: "Verbum pro verbo"), me ose pa përcjellë kuptimin origjinal. Në studimet e përkthimit, "përkthimi i fjalëpërfjalshëm" nënkupton përkthimin teknik të teksteve shkencore, teknike, teknologjike ose juridik."
Çka është përkthimi?
"Përkthimi është veprimtari psiko-gjuhësore e ushtruar nga njerëzit - me gojë apo me shkrim, me qëllim të komunikimit midis njerëzve që nuk e flasin një gjuhë të njëjtë ... "
Në bazë të përvojës së përkthyesve më eminentë, dhe që janë marrë me çështjen e përkthimit, dalin këto konstatime:
- Edhe përkthimi më i dobët është më i mirë sesa mungesa e përkthimit.
- Gjatësia e përkthimit dhe gjatësia e origjinalit duhet të jenë në konkordancë.
- Kryesorja në përkthim është lidhshmëria me tekstin e mësipërm dhe atë të ardhshëm (sidomos në përkthim me gojë - simultan).
- Një frazë (shprehje) shqipe mund të korrespondojë me dy fraza (shprehje) të gjuhës së huaj. (vijon)
______________________________________
(1) Hurtado Albir, Amparo (2001). Traducci6n y Traductologia: Introducci6n a la traductologia. Madrid: Catedra. ISBN 84-376-1941-6, p. 99-100.
(2) https:f /en.wiktionary.org/wiki/ traductology#English.
(3) Hurtado Albir, Amparo (2001). Traducci6n y Traductologia: Introducci6n a la traductologia. Madrid: Catedra, ISBN 84-376-1941-6 , p. 99-100, p. 25-26.
(4) The Oxford Companion to the English Language, Namit Bhatia, ed., 1992, pp. 1,051-54.
(5) https:/ /en.wikipedia.org/wiki/ Bible_translations.
(6) Fatani, Afnan (2006). "Translation and the Qur'an". In Leaman, Oliver. The Qur'an: an encyc1opaedia. Great Britain: Routeledge. pp. 657-669.
(7) Theodor Nëldeke, "The Quran, An Introduction by Theodor Nëldeke", f. 2.
(8) Regulations for Medical Devices and the Role of Guidance Documents in Europe. Gjithashtu edhe: EU Medica1 and IVD Device Labeling: Translation Requirements and Trends.
(9) Byme, Jody (2006). Technica1 Translation: Usability Strategies for Translating Technica1 Documentation. Dordrecht: Springer. pp. 3-4.
(10) S. Bassnett, Translation studies, p. 13-37. (11) Olive Classe, Encyclopedia of literary translation into English, vol. 1, Taylor & Francis, 2000, ISBN 1-884964-36-2, p. viii.