Shenjtëria e shtëpisë në Kur’an

“O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje dhe pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do ta kujtoni”! (En-Nur, 27).

Ky tekst i Kur’anit ka ardhur në fillim të çerekut të dytë të kaptinës “En-Nur”. Ajo është kaptinë medinase, përmban 94 ajete, pas Besmeles. Është quajtur me këtë emër për të treguar të vërtetën se Zoti i Lartësuar është drita e qiejve dhe Tokës. Ai është që udhëzon tek drita e Tij kë të dojë nga robërit e Ti, dhe Ai është Që “Kujt nuk i bën Zoti dritë, ai nuk ka dritë”. Tema bosht e sures “En-Nur” ka të bëjë me disa ligje fikse, që kanë të bëjnë me sjelljet e myslimanit në jetën e ti dhe sjelljet e ti me të tjerët, duke ruajtur në këtë mënyrë shenjtërinë e të gjithë individëve, familjeve dhe të shoqërive myslimane.
Nga mrekullitë e legjislacionit në këtë tekst: Thotë Zoti i Lartësuar në librin e ti: (Shih: En Nur, 27).
Thënia e Zotit të Lartësuar, që të mos hyni në shtëpitë e huaja përveçse në shtëpitë tuaja.... domethënë të mos hyni në shtëpi përveç shtëpive ku jetoni, edhe në qoftë se në këto shtëpi banojnë të tjerë e ato janë tuajat, në qoftë se i keni dhënë me qira apo i keni huazuar... Sepse qiraxhiu i shtëpisë e ka të lejuar të hyjë në shtëpi pa leje, edhe në qoftë se të dy grupet janë të zotët e shtëpisë, ai që nuk banon në të, e ka të ndaluar, pa marrë parasysh se e kujt është ajo shtëpi. Ndërsa thënia e Zotit të Lartësuar.... Derisa të merrni leje ose të përshëndeteni me banorët e saj..... domethënë derisa të merrni leje nga banorët e saj dhe t’i përshëndetni banorët e saj. Fjala “isti’nas” në aspektin gjuhësor do të thotë kërkimi i lejes nga dikush tjetër dhe përfshin sigurimin e zemrës, qetësimin e shpirtit, largimin e vetmisë nga vetja, sepse “isti’nasi” (butësia) është e kundërta e vrazhdësisë. Prej kuptimeve të “isti’nasit” marrja e lejes “el-isti’lam” domethënë lajmërim, dhe fala “enestu” domethënë e shikova mirë dhe qartë. Kur merr leje vizitori nga banorët e shtëpisë për të hyrë, ata lejojnë hyrjen e ti ashtu siç e mori lejen ai për të hyrë tek ata.

“Es-selam” është përshëndetja e myslimanëve dhe përshëndetja e banorëve të Xhenetit

Nga edukata e Islamit është së pari selami (përshëndetja), pastaj marrja e lejes kur të shkojë në një shtëpi të huaj. Kështu na mëson edhe Pejgamberi a.s., i cili thotë: “Nuk jepet leja derisa të japë Selam (përshëndetje)” (Buhariu).
Nëse personi që vjen, sheh ndonjë nga banorët e shtëpisë, së pari e përshëndet, pastaj merr leje për të hyrë, nëse nuk i mundësohet të shohë ndonjë nga banorët e shtëpisë, merr leje së pari e pastaj përshëndet. Vërtetohet që është treguar nga Ebu Ejub El-Ensari, mëshira e Zotit qoftë për të, se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Zotit! A e ke parë fjalën e Zotit të Lartësuar “Derisa të merrni leje dhe t’i përshëndetni banorët e saj”...... këtë përshëndetje e dimë, ç’është “ist’inasi”- marrja e lejes? Tha i Dërguari i Zotit: Flet burri me tespihe (Subhana Allah), tekbire (Allahu ekber), tahmide (Elhamdu lilah), kollitet, dhe i japin leje banorët e shtëpisë”.
Në kohën tonë trokitja në derë konsiderohet një lloj marrjeje e lejes dhe pas saj vjen përshëndetja. Ka thënë Zoti i Lartësuar: “Kjo është më mirë për ju, ndoshta që ta kujtoni”: që domethënë marrja e lejes dhe përshëndetja, para se të hyni në shtëpi të huaja, është e mirë për ju. Kjo na ndihmon që të mos vihemi në situatë të keqe, si dhe të tjerët të mos i vëmë në situatë të palakmueshme, sepse ata nuk duan që ndonjë i huaj t’i shohë në situata jo të këndshme. Me siguri, kultura dhe edukata juaj ju obligon që të veproni sipas saj, duke kuptuar urtësinë e këtij ligji...
Marrja e lejes për të hyrë në çdo shtëpi të huaj, është obligim për cilindo që troket, pa marrë parasysh nëse është burrë a grua, që sheh a i verbër, me përjashtim në raste urgjente, si nga shpërthimi i zjarrit befas, sulmi nga hajnat apo për kërkim ndihme. Dispozitat e marrjes leje kanë të bëjnë sidomos për të rriturit, nga gratë dhe burrat, kurse fëmijët që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, nuk janë të detyruar të marrin leje, vetëm në kohët e tilla: para mëngjesit, në mesditë dhe në mbrëmje.
Nga edukata e Islamit është të mos hyhet tek të afërmit veçse me leje. Një burrë e pyeti Pejgamberin a.s.: “A duhet të marr leje për të hyrë tek nëna? Pejgamberi a.s.i tha: Po. Tha burri: Ajo nuk ka shërbëtor përveç meje, a të marr leje për të hyrë tek ajo, sa herë të kem nevojë? Tha: A dëshiron ta shohësh atë të zhveshur? Tha burri: Jo, tha: Atëherë merr leje kur të hysh tek ajo”. (Maliku në Muvata).
Nga kultura e Sheriatit tek marrja e lejes, është që vizitori nuk duhet të qëndrojë para derës, po duhet ta kthejë kokën në anën e majtë a të djathtë. Kjo kulturë duhet të jetë korrekte për çdo mysliman në kohën tonë, edhe në qoftë se dera është e mbyllur, se ai që troket në derë, në rast
se pret me fytyrën drejt derës dhe i hapet dera, mund të shohë me sy disa gjëra që nuk i takojnë t’i shohë ose mund ta urrejë banori i shtëpisë, nëse shikon i huaji. Zoti i Lartësuar ka thënë: ’’Në qoftë se nuk gjeni askënd, mos hyni në atë shtëpi pa ju dhënë dikush leje’’ ...kjo e vërteton moshyrjen në ndonjë shtëpi që është e hapur, pa leje, ndoshta mund të ketë banorë dhe nuk dëshirojnë t’u përgjigjen vizitorëve, ose mund të jetë shtëpia pa banorë dhe nuk lejohet të hyjmë pa leje, dhe kjo për shkak se shtëpitë janë haram, të ndaluara, dhe nuk lejohet hyrja në to përveçse me leje......
Ka thënë Zoti i Lartësuar: “Në qoftë se ju thonë të ktheheni, kthehuni, është më e pastër për ju dhe Zoti është i dijshëm për atë se ç’ veproni”, domethënë: O ju vizitorë, në qoftë se ju thonë banorët e shtëpisë se ata nuk janë të përgatitur për t’ju pritur, është më e pastër për ju dhe për ata, që të ktheheni nga keni ardhur, pa keqardhje. Në qoftë se ndalohet që vizitori të hyjë në shtëpi, nuk i lejohet të insistojë, sepse insistimi në këtë situatë nuk arrin përveçse urrejtje dhe gjendjen e urrejtjes nga të dy palët.
Zoti është shikues i punëve tuaja dhe ai i ndëshkon ata që kundërshtojnë Urdhrin e Ti. Ana e mrekullisë së dispozitës sqarohet nga këto dy ajete të Kur’anit (27 e 28 nga Surja “En nur”), se Zoti i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e ti besimtar me një masë të sjelljes së kulturës, si p.sh., marrja e lejes dhe përshëndetja para se të hyjnë në shtëpi të huaj, rëndësia e sjelljes së mirë me rastin e kërkimit të lejes, rëndësia e përshëndetjes tek banorët e shtëpisë, e cila i rregullon marrëdhëniet në mes njerëzve dhe e bën vizitorin të ndihet sa më mirë me pritjen e ti, e presin me bujari dhe bën që banorët e shtëpisë të ndihen mirë për vizitën e ti.
Nga kultura e Islamit është që myslimani të mos hyjë në shtëpi të huaj, në qoftë se dyert janë të hapura, pa marrë leje nga banorët e shtëpisë. Sepse ata ndoshta nuk dëshirojnë që dikush të hyjë në shtëpitë e tyre kur ata nuk janë aty, ose mund të jenë brenda shtëpisë apo kanë ndonjë pengesë pse nuk mund ta presin mysafirin. Prandaj duhet që të kthehen në shtëpitë e tyre pa u ardhur keq, sepse kjo është më mirë për ta, veçanërisht sepse Zoti i Lartësuar na ka treguar se Ai është në dijeni për çdo sjellje të çdo krijese dhe i di të gjitha. Nëse vizitorit nuk i lejohet të hyjë në shtëpi, ai duhet të kthehet pa i ardhur keq, duke e marrë parasysh faktin që banorët e shtëpisë mund të jenë të zënë me ndonjë punë të tyre dhe nuk mund ta presin. Këtu sqarohet ana e mrekullisë nga ky ligj i Zotit, i cili i bëri shtëpitë banim për popullin e Ademit, ku jetojnë shpirtrat, qetësohen zemrat, mbulohen intimitetet dhe ruhet shenjtëria e familjes. Për këtë arsye, shtëpitë duhet të mbeten vende të shenjta e të sigurta për banorët e tyre, nuk lejohet hyrja në to përveçse me lejen dhe pëlqimin e banorëve dhe në kohën që ata caktojnë.



Dr. Zaglul Nexhar
Përktheu nga arabishtja: Desara Vathaj


Artikulli i kaluar
Reflekse kuranore (II)
Artikulli radhës
Zgjidhja e enigmave të jetës

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip