Kuriozitete

Nëse doni të dini se sa e jashtëzakonshme është gjuha arabe, atëherë lexoni këtë tekst të shkurtë …

Njerëzit në anën lindore të botës kanë qenë gjithmonë të fascinuar pas qilimave të kuq. Mbretërit dhe udhëheqësit e kohëve të lashta krenoheshin në qoftë se në pallatet e tyre posedonin qilima të tillë.
Vlera e qilimave të kuq është konsideruar si pasuri integrale e një objekti ku janë gjendur. Për këtë arsye, muslimanët qilimat e kuq filluan t’i përdorin në xhami, për të dëshmuar vlerën e këtyre vendeve tek ata.
Xhamia e Pejgamberit Muhamed a.s. në Medine siç veçohet edhe me shumë gjësende të tjera me vlera të larta materiale e shpirtërore veçohet edhe me këto qilima të shtrenjtë dhe të bukur. Aty gjenden dhjetë mijë qilima të tillë.
Qilimat në xhami janë të kualitetit të lartë dhe prodhohen në një vend të posaçëm, ekskluzivisht për xhaminë.
Brenda xhamisë janë rreth 3.500 qilima, 2 000 në çati, dhe 4 000 në hapësirat përreth xhamisë. Gjatë muajit të Ramazanit dhe Bajramit në xhami vendosen 9 500 qilima.
Ekzistojnë edhe 500 qilima shtesë të cilët përdoren në rast nevoje.
Qeveria saudite nuk jep kurrfarë shpjegime kur është fjala për paratë e shpenzuara për prodhimin e këtyre qilimave. Megjithatë, përhapja e një artizanati të tillë, që shitet në Medine, është një tregues i qartë i vlerës së gjërave të lartpërmendura.

Xhamia më e vjetër që i ka mbijetuar kohës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka origjinë misterioze dhe arkitekturë të pazakontë.

Xhamia Göğceli në rajonin Çarşamba të qytetit Samsun të Turqisë e ndërtuar në vitin 1206 që prej 811 vitesh ende qëndron në këmbë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të manifestimit Gastro Show, në sheshin qendror të qytetit të Tuzllës, në Bosnje e Hercegovinë, është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë”.

Për shkak të pjesëmarrjes për 40 ditë rresht në namazin e mëngjesit në Xhaminë e Sulltan Selimit, në lagjen Fatih të Stambollit fëmijët morën shpërblim biçikleta.

Javën e kaluar, hulumtuesit suedezë zbuluan kostume nga koha e vikingëve me mbishkrimet 'Allah' dhe 'Ali'.

Një hulumtim i kryer në Britani të Madhe zbulon se emri musliman Muhamed, është njëri nga emrat më të shpeshtë të cilin prindërit ua lënë fëmijëve të tyre në kryeqytetin britanik Londër dhe në rajonin Midlands, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Parkun e Trashëgimisë Islamike, të vendosur në ishullin Wan Man në Malajzi, gjendet një nga xhamitë më të pazakontë në botë.

Shtetet e Ballkanit llogariten të jenë vendet me popullsinë më fetare në Evropë. Bile, ata vetë deklarohen të tillë.