Aktualitete
Gjatë qëndrimit zyrtar në Egjipt, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava u prit edhe nga Myftiu i nderuar i Egjiptit prof. dr. Shevki Allam për të vendosur një nga hapat e parë të bashkëpunimit nderinstitucional në disa fusha me interes e në veçanti në fushën e ngritjes se kapaciteteve të kuadrit profesional në fushën e Fikhut gjegjësisht të Fetvave.
Sot, më 29.01.2020, në Medresenë e Madhe në Gjakovë, me fillim pune në ora 10:00, u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, 2020-2024, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë nga KBI-së në nivelin qendror, Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi dhe Mr. Besim Mehmeti.
Me ftesë të Shejh el Ezherit, Imamit të Madh, prof. dr. Ahmed Tajjib, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam”, ku po marrin pjesë dijetarë, intelektualë, myftinj e ministra të çështjeve fetare nga më shumë se 41 shtete të ndryshme nga mbarë bota islame.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas tërmetit që goditi zonën Elazig dhe disa fshatra përreth
Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim (IDB), njofton të gjithë studiuesit se për vitin akademik 2020/2021 është hapur forma e re e aplikimit online për bursë
Tash e sa vite, Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e radhit në mesin e personaliteteve më me ndikim në botën islame
Bashkësia Islame e Kosovës është distancuar nga Igballe Berisha-Huduti.
Me ftesë të Sekretarit Gjeneral të Ligës së Botës Islame – RABITA-s, dr. Muhamed Abdulkerim Alisa, kryetari i i Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në mbledhjen e 44-të të Këshillit të lartë të RABITAS.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bazuar në nenin 67 pika 1 dhe në nenin 68 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshillat vendorë të Bashkësisë Islame të Kosovës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2020-2024.
Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 347-348