Aktualitete

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka nisur konvojin e parë të ndihmave për vendet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferenca shkencore” Jeta e Pejgamberit a.s. prej lindjes e deri në shpalljen hyjnore” e cila u mbajt në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, me rastin e muajit të Mevludit e që u organizua nga Fakulteti i Studimeve Islame (FSI) nw Prishtinë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ditën e premte, më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.

Me shqetësim të thellë mora lajmin për viktimat dhe të lënduarit nga pasojat e tërmetit të sotëm në Shqipëri i përcjell me dëme të mëdha në objekte banimi në disa lokalitete në Shqipëri.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Rijad të Arabisë Saudite, vizitoi ambasadën e Kosovës në Rijad

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot u prit nga Shërbëtori i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud

Sot, redaksia e revistës ‘Takvimi” ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt. Mbledhjen e hapi kryeredaktori i revistës “Takvimi”, njëherësh sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, prof. Ahmet ef. Sadriu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, po qëndron në vizitë zyrtare disaditore në Arabinë Saudite. Në ditën e parë të vizitës zyrtare, Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite dr. Abdul-latif Al-Shejh.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të muajit të lindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., apo siç njihet ndryshe edhe si muaj i Mevludit ,organizoi manifestim kushtuar kësaj date historike.

Sonte, e mbarë bota islame shënon ditëlindjen e krijesës më të dalluar, Pejgamberit të fundit, mëshirës së njerëzimit, Muhammedit a.s.. Lindja e tij ishte dhe mbetet dhuratë hyjnore për njerëzimin. Allahu e dërgoi mëshirë për ne.

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!