Aktualitete

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përkthyesit e veprës “Në kërkim të identitetit”, të autorit Anvar al Sadat, Ejup ef. Ramadanin dhe Resul ef. Rexhepin.

Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit. Me ndërtimin e kësaj xhamie, e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan, do të plotësohen kërkesat e shumë banorëve për ndërtimin e një xhamie në këtë pjesë.

Sot, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim studentët kosovarë që do të marrin pjesë në programin rinor “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”, i cili do të mbahet në Stamboll dhe Bursa nga 3 deri më 8 nëntor 2024. 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR)

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angili, i cili shoqërohej edhe nga atasheu për Çështje Fetare, z. Bunjamin Albayrak.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, me bashkëpunëtorë, priti sot në takim udhëheqësin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it Kolonelin Rocco Mundo.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga Arabia Saudite, i udhëhequr nga ministri i Haxhit dhe Umres, dr. Taufik bin Fauzan al Rabiah.

Në Karlsruhe të Gjermanisë, nën organizimin e Qendrës Islame Shqiptare të Karlsruhes, të udhëhequr nga kryetari z. Muhamet Havolli, u mbajt turniri humanitar në futboll kushtuar medresesë së mesme "Alauddin" të Prishtinës. 

Me këndim të tekbireve dhe salvateve, në Herzogenbuchsee të Zvicrës, sot, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, u përurua xhamia e re "Darul Erkam". 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, organizuan ekspozitën fotografike me titullin “Bota kujton Srebrenicën”, kushtuar masakrës dhe gjenocidit që ndodhi në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!