Aktualitete

Më lejoni që me rastin e përvjetorit të 16-të të pavarësisë e shtetësisë së vendit tonë, t’ju uroj e t’ju përgëzoj, duke i dëshiruar kështu vendit e popullit tonë mirësi, zhvillim e konsolidim në radhët e shoqërive të lira, të drejta e demokratike.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Shoqatës “Deniz Feneri” nga Turqia, z. Ismail Selim, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” në Prizren, z. Varis Xhejlani.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim anëtaren e Parlamentit të Britanisë së Madhe, znj. Fiona Bruce, e cila njëherësh është përfaqësuese speciale e kryeministrit të Britanisë për liritë fetare dhe besimin.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të mbajtur dje, ka certifikuar anëtarët dhe ka emëruar Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës për mandatin e ardhshëm 2024-2028

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi Myftiu Naim ef. Tërnava.

Një lagje e fshatit Osek të komunës së Gjakovës për një kohë të gjatë kishte mungesë të ujit, si pasojë ishin pezulluar punimet në ndërtimin e shtëpisë që Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, kishte filluar për familjen Sylaj katër antarëshe.

Drejtoria e Financave në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje me arkëtarët e këshillave dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ku edhe është betonuar një pjesë e pllakës së kësaj xhamie.

Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi, të enjtën vizitoi qytetin e Mitrovicës, ku u takua me shumë qyetarët me të cilët bashkëbisedoj rreth kësaj reviste.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, konkretisht Drejtoria për Veprimtari Botuese, po përgatit “Bibliotekën familjare”. Ky projekt do të përfshijë disa libra-doracakë tematikë për besimin dhe detyrimet kryesore të fesë islame.