Lajme nga Bota

Zyra e cila përfaqëson Fondacionin bamirës të Katarit në Nigeri planifikon hapjen e 72 Qendra të Hivzit të Kur'anit dhe 235 xhami.

Një Qendër Kulturore Islame është hapur nën mbikëqyrjen e Zyrës për Çështje Fetare të Muslimanëve të Russisë në qytetin Klimovsk.

Republika e Irlandës është e lidhur ngushtë me Kishën Katolike Romake, por feja me rritjen më të shpejtë në Irlandë është Islami – me një normë të tillë të shpejtë të rritjes së muslimanëve, rreth vitit 2043 parashikohet që Islami të bëhet feja e dytë, duke zëvendësuar protestantizmin.

Panairi Musliman i zhvilluar me objektiv për prezantimin e drejtë të islamit ndaj shoqërisë në Belgjikë dhe dialogut ndërkulturor hapet për herë të tretë në qendrën kuturore Tour&Taxi në Belgjikë raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria gjeorgjiane ka vendosur që t’u kthejë objektet e kultit dhe reliktet të gjitha feve që u janë marrë më parë.

Treni i parë nga Spanja që kushtoi miliarda rijal është projekti hekurudhor i Haramain-it që do të arrijnë në Xheddah në muajin dhjetor, sipas kryetarit të Organizatës së Hekurudhave Saudite.

Një ekspozitë e re e kaligrafisë islame, në përvjetorin e lindjes së Pejgamberit, Muhammedit (s.s.), u hap në ambasadën turke në Uashington të premten.

Një xhami në Keighley, Angli, do të hapë dyert e saj në muajin e ardhshëm për publikun.

Një Përmbledhje e 73 fragmenteve të Kur'anit sipas stilit të Kufes (me një fragment sipas stilit të çmuar të Hixhazit) janë ndër 500 dorëshkrimet e para të Bibliotekës së Vatikanit që janë digjitalizuar dhe janë vënë në internet.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, çel fushatën e dhurimin të gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.