Lajme nga Kosova
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër ka uruar shënimin e përvjetorit të 10-të të pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Në vigjilje të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Komunën e Gjilanit në një audiencë me përfaqësim nga institucione të ndryshme të shtetit, është bërë promovimi i librit “Dëshmi për Kohën”, të autorit Islam Osmani.
Ky libër është një dokumentim i kontributit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për Lëvizjen Popullore gjatë viteve 1990-1999.
Biblioteka e Xhamisë së Hadumit tashmë vetëm ka marrë formën e saj përfundimtare. Duket që punimet që janë bërë kanë ruajtur pamjen e saj autentike. Rindërtimi I saj është bërë nga ekspertë të Turqisë ndërsa financimi është bërë nga drejtoria e përgjithshme e vakëfeve të Turqisë.
Sipas anketimit të ri, i bazuar në tre sondazhet e WIN/Gallup International, publikuar në gazetën Telegraph të Britanisë së Madhe, thuhet se ballkanasit janë më fetarë se homologët e tyre në Evropën Perëndimore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dera e xhamisë së Mazgitit të Ulët në Obiliq është dëmtuar.
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka se pas përfundimit të zgjedhjeve ka arritur të bëjë marrëveshje me Shpend Ahmetin.
Me këndimin e tekbireve dhe lutjeve të shumta, në mënyrë solemne është vënë gurthemeli i xhamisë në Lagjen e Pajtimit në Shtime. Në këtë manifestim mori pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava me stafin e tij, përfaqësues nga KFOR-i turk, hoxhallarë e xhematli të shumtë. Në pritje të tij kishte dalë kryetari i KBI-së së Shtimes Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorë.
Bëhet fjalë për xhaminë e vjetër të qytetit, por e cila pas luftës së fundit në Kosovë ishte riparuar.
Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka bërë prezantimin e dokumentarit “Promovimi i tolerancës ndërfetare në Kosovë”, ku u tha se në Kosovë ka bashkëjetesë fetare.
Të hënën më 27 nëntor 2017, në amfiteatrin e Departamentit për arsim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, diplomoi gjenerata e a parë e Programit Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame - PNFBI.