Përmbajtja, efekti dhe forma sulblime e Kuranit (2)

Ismail el Faruki & Lois Lamja el Faruki

Sublimiteti i mesazhit të Kuranit shprehet në shumë aspekte: Kurani e pohon mendimin e shëndoshë dhe arsyeshmërinë si qëndrimin ideal të mendjes njerëzore. Ai mëson çlirimin nga kontradikta, inkoherenca, ambiguiteti; nga paradoksi, miti, dhe çdo lloj obskurantizmi.



Kurani nuk i paracakton prioritet as revelimit, as arsyes, por deklaron barasvlerën e tyre, duke i shpjeguar të gjitha mospërputhjet midis tyre ose si një mungesë në të kuptuarit e revelimit, ose si një gabim në proceset e arsyes.
Qëndrimi kuranor është, si rrjedhim, optimist në lidhje me aftësinë e njeriut për dije. E vërteta, mendon ai, është e njohshme; e pavërteta nuk është kurrë përfundimtare, dhe mund të kapërcehet gjithmonë me njohje më të mirë. Islami, aftësinë për të njohur të vërtetën, e pohon për të gjithë njerëzit dhe e afirmon atë si bazë të universalizmit islamik.
Ai mohon çdo kategorizim të njerëzve, që bën diskriminim midis tyre në lindje për sa i përket aftësisë së tyre, apo për sa i përket lidhjes së tyre me Zotin, Krijuesin e tyre.
Islami e identifikoi veten me dijen.
Ai e bëri dijen kushtin e tij si edhe qëllimin e tij. Ai e barazoi kërkimin e dijes me adhurimin dhe derdhi lavdërimet e tij më të pakursyera mbi ata që angazhohen për kultivimin e saj, duke i bërë ata të shenjtë dhe miq të Zotit dhe duke e ngritur bojën e tyre mbi gjakun e martirëve. Megjithatë, dija islame nuk është një njohuri upanishadike, të cilën njeriu e fiton nga një mësues guru. Ajo nuk është as një shkreptimë e pavullnetshme në ndërgjegjen e një pasuesi që i nënshtrohet një eksperience mistike. Dija islame është perceptim racional - empirik dhe intuitiv - i çdo sfere të realitetit. Ajo është dije kritike e njeriut dhe e historisë, e tokës dhe e qiellit. Dija është e pafundme për shkak se e vërteta është e pafundme.
Islami nuk ka përkrahur një status të një "të parapëlqyeri", "të zgjedhuri", as për muslimanët, as për ndokënd tjetër. Ai e urren çdo lloj të partikularizmit, tribalizmit, nacionalizmit, racizmit apo etnocentrizmit; dhe mëson se asnjë karakteristikë e lindur nuk fiton ndonjë prioritet për askënd. Çdo njeri duhet dhe do të marrë ekzaktësisht atë që ai e meriton.
Kurani e fton njerëzimin që ta pranojë mesazhin e tij në mënyrë racionale, në mënyrë kritike dhe në liri. Ai i urdhëron muslimanët që në misionin e tyre të theksojnë vendet e pajtimit dhe t'i forcojnë ato, "për të thirrur në rrugën e Zotit me urtësi dhe këshillë të mirë" (Kurani 16: 125), dhe për të mos e detyruar kurrë, askënd, në çështjen e fesë (Kurani 2:256).
Kurani e deklaron umetin një vëllazëri universale, brenda së cilës mund të veprojnë në të njëjtën kohë një pluralitet sistemesh ligjore dhe kulturore.
Mesazhi kuranor nuk e ndan realitetin material në të shenjtë dhe profan, jetën njerëzore në religjioze dhe shekullare. Relevanca e mesazhit të Kuranit, si edhe ajo e sheriatit, nuk është një libër i mbyllur. Ai është gjithnjë i hapur ndaj realiteteve të reja.

Sublimiteti i formës

Muslimanët iu kushtuan studimit të Kuranit nga aspekti letrar dhe u përpoqën që të zbulonin sekretet e bukurisë dhe mrekullisë së tij, aspektet apo shkaqet që e bënin Kuranin të papërballueshëm dhe të pakrahasueshëm.
Së pari, Kurani nuk është as poezi, as prozë e rimuar. E para përbëhet nga vargje identike në skemën e tyre metrike (numër, zgjatje, dhe pozicion të rrokjes) dhe rimë (bashkëtingëllore dhe vokalizim të rrokjes së fundit). E dyta është proza, fjalitë dhe frazat e së cilës theksohen prej një rime e cila mbahet gjatë gjithë veprës. Kurani nuk është asnjëra, ndonëse ai përmban diçka prej karakteristikave të të dyjave. Kurani bën përdorimin e lirë të tyre me qëllim që të nxjerrë në pah synimet e tij. Përdorimi nga ana e Kuranit i elementeve të poezisë dhe prozës së rimuar është gjithmonë më i miri dhe më elokuenti, por ai nuk është kurrë i tillë sa për të bërë të mundshëm ngjashmërinë apo pështjellimin me to. Kjo është arsyeja se përse duhej shpikur një kategori e re për ta klasifikuar Kuranin përtej poezisë dhe prozës, dhe pikërisht 'prozë absolutisht e lirë'.
Së dyti, ajeti kuranor përbëhet prej fjalëve dhe frazave që i përshtaten domethënieve në mënyrë perfekte. Diksioni i tij është gjithmonë i saktë dhe perfekt në mënyrë absolute. Çdo ndryshim, sado i vogël, është një ndryshim për keq. Asnjë fjalë nuk mund të kapërcehet pa prishjen e rrjedhjes dhe domethënies së vargut.
Së treti, fjalët dhe frazat kuranore të një verseti, apo të një pjese të versetit, krahasohen apo vihen në kontrast në mënyrë perfekte me ato të frazës apo vargut paraprijës apo pasues, qoftë në ndërtim, qoftë në domethënie. Rrjedhja e fjalëve të tij shkakton kështu tensionin dhe shpresën më të madhe, qetësinë dhe kënaqësinë më të madhe të mundshme. Kjo cilësi e kompozicionit kuranor u quajt tevazun apo balancë dhe ajo vepron si re forma, ashtu edhe te përmbajtja e tekstit.
Së katërti, fjalët dhe frazat kuranore shprehin domethëniet më të pasura dhe më të fuqishme në format më të shkurtra. Ai nuk është kurrë fjalëshumë dhe asnjë fjalë nuk është kurrë e tepërt. Çdo parafrazim i një fraze, fjalie apo verseti, kërkon më tepër fjalë dhe gjithmonë shfaqet i zgjatur, artificial, fjalëshumë dhe rrjedhimisht, më pak i fuqishëm, më pak elokuent dhe më pak prekës sesa origjinali uranor.
Megjithatë, shkurtësia nuk është parim absolut për t'u respektuar në çdo rast. Ekzistojnë shembuj në Kur'an në të cilët përsëritja dhe shtrirja janë të domosdoshme. Në këto raste ato kanë justifikimin e tyre të veçantë.
Së pesti, krahasimet dhe metaforat, konjuksionet dhe disjunksionet [bashkimet dhe veçimet] e koncepteve dhe urdhrave, përçojnë apelimin më të madh të mundshëm. Ato përplasen me imagjinatën me një forcë të tillë të fuqishme, saqë ato e lënë arë "pa frymë" në tronditjen dhe magjepsjen e saj. Për këtë cilësi unike të Kuranit, estetët letrare arabë shpikën termin 'sublimisht kreative'.
Së gjashti, kompozimi kuranor është gjithmonë i përpiktë, si një vepër arti me perfeksionim absolut. Rrjedha dhe struktura e rij është krejtësisht e lirë prej zbrazëtirave apo pikave të dobëta. Ekzistojnë shembuj të shumtë ku një fjalë apo një frazë e tërë mungon, por domethënia është gjithmonë e qartë. Fjala apo fraza munguese është hequr në mënyrë të qëllimshme, me qëllim që ra bëjë arë që i paraqitet vetëdijes akoma më të tendosur.
Së shtati, stili kuranor është po aq i fuqishëm, emfatik dhe ngulmues, sa edhe i butë dhe delikat. Lexuesi mund ta ndiejë arë të bjerë si shkëmb mbi të, apo të bjerë me finesë dhe butësi të pafundme. Kjo është arsyeja se përse ai u quajt 'bukuria e rënies mbi vetëdije'. Qoftë kur ai murmurit si një krua i kulluar, qoftë kur godet furishëm si një përrua, qoftë kur kërcen dhe hidhet verë me rrëmbim si një sulm kalorësie, ikaja e tij është gjithmonë perfekte.
Së teti, kompozimi kuranor nuk ka strukturë në kuptimin e zakonshëm të
termit. Ai kombinon kohën e tashme, të shkuar, të ardhme dhe mënyrën urdhërore në të njëjtin fragment. Ai zhvendoset nga fjalimi raportues i personit të tretë tek personi i dytë adresues; nga deskriptivja [përshkrirnorja] tek normativja, nga pyetësja tek thirrmorja dhe nxitësja. Ai është përsëritës, ndonëse në çdo përsëritje përçohet një mesazh i ndryshëm.
Së nënti, teksti kuranor nuk është i renditur as topikalisht [sipas aktualitetit], as kronologjikisht, mbasi qëllimi i tij nuk është as analiza sistematike, as raportimi, as historiografia, Ai është përmbi gjithçka, fillim e fund, trup i letërsisë në të cilin çdo frazë, varg, grup vargjesh, apo sure përbën një njësi autonome, të plotë në vetvete, dhe njësitë janë të lidhura së bashku. Ndryshimi i papritur i kohës dhe tonit ushtron një fuqi më emocionale mbi imagjinatën. Përsëritja nuk është kurrë e tepërt meqë mësohet dhe theksohet një mësim i ri që bazohet në një aspekt të ri të një ngjarje tashmë të njohur. Asnjë rrëfim i Kuranit nuk jepet për informacion. Më saktë, familjaritetin e pranuar të dëgjuesit me vijën e përgjithshme të ngjarjes apo ndodhisë, Kurani e përdor si mbartës për mësimin e ri që ai synon ra ngulitë në mendjen e dëgjuesit.
Së fundi, rrjedha e vazhdueshme e njoftimeve, përshkrimeve, dhënieve të llogarisë dhe leksioneve të Kuranit synon që të të bindë dhe të të mbushë mendjen me anën e bukurisë dhe forcës së frazave, vargjeve, apo grumbullit të vargjeve të tij. Një person me kompetencën e nevojshme në gjuhën arabe ndoshta mund t'i rezistojë kërkesës së një vargu, apo një grumbulli vargjesh, vetvetiu, por asnjë nuk është i aftë që t'i rezistojë kërkesës që shfaqet nga rrjedha në dukje e pafundme. Rrjedha kuranore gjeneron një energji që e dëbon mosbindjen e dëgjuesit dhe kokëfortësinë e tij me anën e goditjes së larmishme dhe e bart më në fund arë dëgjues në destinacionin e saj.



The Culrural Atlas of Islam». Ismail al Faruki and Lois Lamya al Faruki, Publisher: MacMillanPublishing, 1995

Përktheu nga anglishtja: Mimoza Sinani
Dituria Islame 336


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip