Për bostanin janë shënuar disa hadithe. Të gjitha hadithet nuk janë shënuar si duhet.
Në mesin e tyre dallon hadithi i Ebu Davudit dhe i Tirmidhiut, ku është shënuar se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka ngrënë bostan dhe hurma të freskëta bashkë, dhe me atë rast ka konstatuar se ata të dy e vënë ekulibrin e nevojshëm mes veti. Ai ka thënë: “Nxehtësia e njërit e eleminon ftohtësinë e tjetrit dhe përkundrazi”.(1)
Bostani është i ftohtë dhe i lagësht.(2) Sa më i ëmbël të jetë, ka nxehtësi më të madhe. Ai e freskon trupin dhe trurin, e shuan etjen, e rrit tajitjen e urinës, e lehtëson bllokadën (kapsllëkun) dhe i ndihmon ata që vuajnë nga pezmatimi i hemorroideve. Ngrënia e bostanit e ndihmon trupin për të nxjerrë jashtë gurin nga fshikëza e urinës dhe veshka, ndërsa kompresa e njomur me farat e bostanit mund të ndihmojë në eleminimin e njollave të diellit.
Bostani është freskues dhe tretet më shpejt se kastraveci i dimrit ose kastraveci i lëmuar (lat. Cucumis sativus; arab. hixhar). Bostani shndërrohet shpejt në mjet për pastrim dhe laksativ i sekrecionit të parë që e gjen në lukth. Ai e pastron lukthin, e shpërlan fshikëzën urinare, e pastron të parit, e rrit sasinë e lëngut spinal (Likuorin cerebrospinal), ndihmon në marrëdhëniet seksuale dhe e ndërprenë ftohtësinë. Për të qenë të plota dobitë e tij, bostani duhet ngrënë në stinën e vet, para dhe pas bukës, por nuk duhet ngrënë kur ke uri të madhe. Më i miri për t’u ngrënë është bostani që ka temperaturën e dhomës, por nëse hahet i ftohtë, mund të ekuilibrohet duke ngrënë bashkë me të edhe xhenxhefil, në mënyrë që të evitohet dëmi i mundshëm nga temperaturat e ulëta në lukth.
1. Ebu Davudi, 3836; Tirmidhi, 1/296; senedi i hadithit është sahih.
2. Bostani ka përafërsisht 91% ujë dhe 8% sheqer.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi