Zotimet - Ndalimi i zotimit dhe vendimi i tij (1)


Transmetohet nga Abdilah bin Omeri r.a., se vërtet Pejgamberi s.a.v.s., e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: "Zotimi nuk sjell të mira, par pa dyshim se me të (zotim) nxirret pasuria nga koprraci.” (1)

Fjala: “en-nedhura”- "zotimet”, është shumësi i

Transmetohet nga Abdilah bin Omeri r.a., se vërtet Pejgamberi s.a.v.s., e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: "Zotimi nuk sjell të mira, par pa dyshim se me të (zotim) nxirret pasuria nga koprraci.” (1)

Fjala: “en-nedhura”- "zotimet”, është shumësi i emrit: nedhrun - "zotim”, detyrim, njoftim, frikë, shpallje, etj. Thuhet "fenedhere ala n?fsihi" d.m.th. "evxhebe ala nefsihi” - "e ka bërë veten borxhli” (e futi në detyrim) “en-nedhrul vaxhibu". Këtu fjala nedhër nënkupton detyrimin. Kjo fjalë del edhe në këtë formë: "nedhere ve endhere" d.m.th. "alime ve ea'leme”, "e ka të ditur”, “e ka të njohur”; "havvefe - endhere” “e ka frikësuar”, "ia ka tërhequr vërejtjen”. Mirëpo ka hyrë dhe përdoret edhe me kuptim të informimit, a të shpalljes. Në Kuran thuhet: "Dhe paralajmëroji ata për Ditën e Kiametit” (Ga?r, 18).
Pra, "el-indharu”-"el-ia'lumu” që domethënë paralajmërim. "Tenadherul kavmu, ej, havvefe bea’duhum bea'dan” - "E kanë frikësuar njëri-tjetrin.”(2)
Zotimi ka të bëjë me atë që njeriu e jep për Zotin. Pra, ai lidhet me përkushtimin për të mirën ose për të keqen.
Me fjalën zotim, në terminologjinë fetare, nënkuptohet: "Të përmbajturit e një individi të moshës madhore në zotimin që nuk është detyrim, por është kushtëzuar me ndonjë ndodhi rasti, ose me ndonjë ndodhi të përgjithshme të papërcaktuar.”
"Ajo që besimtari e merr si detyrim të vetin, nga sadakaja (lëmosha), adhurimi ose diçka tjetër e ngjashme me këto." Shembull i zotimit të përcaktuar për diçka jetësore është edhe thënia: "Nëse Allahu e shëron të sëmurin tim, unë do t`ua jap të varfërve pesëdhjetë euro sadaka!” Shembulli i ”zotimit të përgjithshëm”, si thënia: ”Unë, për Allahun xh.sh., do t`i fal katër rekate namaz nafile, ose do t`u jap të varfërve tridhjetë euro!" Zotimi i përmendur më lart nuk lidhet me ndonjë rast a ndodhi, por pa marrë parasysh nëse ndodh apo nuk ndodh diçka, prapë zotimi duhet të përmbushet.

Rrugët e hadithit

Ky hadith është transmetuar nëpër disa rrugë, por të gjitha këto rrugë burojnë nga Ibn Omeri r.a., ashtu siç e kanë transmetuar edhe Ebu Davudi, En-Nesaiju, Ibn Maxhe, ndërsa Tirmidhiu për këtë hadith vetëm sinjalizon.(3)
Të ngjashëm me këtë hadith nga Ebu Hurejra ka transmetuar edhe imam Muslimi, Po si ky hadith është edhe hadithi përkrahës, dëshmues, i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a., se vërtet Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Mos u zotoni, megjithëse zotimi nuk ju largon aspak nga përcaktimi i (Allahut xh.sh.), pa dyshim se me zotim (vetëm) nxirret pasuria nga koprraci.”(4)
Për këtë hadith, si përkrahës i tij, Muslimi ka transmetuar edhe dy versione nga Ebu Hurejra r.a., se vërtet Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Me të vërtetë zotimi nuk do të ofronte asgjë për njeriun nëse Allahu nuk do ta kishte caktuar për të, mirëpo zotimi përputhet me përcaktimin, saqë edhe nga koprraci nxirret diçka, ngase koprracit kurrë nuk do t`i dalë dore ajo pasuri.”(5)

Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve

1. Teksti i hadithit tregon se zotimi është i ndaluar, por këtë e dëshmon edhe më tepër transmetimi i Ebu Hurejres: “Mos u zotoni!” Kjo ndalesë është kategorike dhe strikte (haram).
2. Hadithi tregon se zotimi nuk e largon të keqen e as nuk e sjell të mirën.
3. Hadithi tregon se me zotim merret pak pasuri edhe nga koprraci, pra kur ky përputhet me zotimin përcaktues edhe koprraci e realizon premtimin që do ta ketë dhënë. Pejgamberi s.a.v.s. e ka kundërshtuar zotimin që vjen nga koprraci, ngase të tjerët synimet e veta i përmbushin ashtu siç janë përkushtuar, pra për Allahun xh.sh., pa i ndërlidhur fare me zotim.
E para: Sa i përket ndalesës së zotimit në tekst të hadithit shohim se edhe Allahu xh.sh., i lavdëron besimtarët që i përmbushin zotimet.
"Ata janë të tillë që zotimet e veta i përmbushin, sepse i frikësohen ditës kur dëmi i saj ka përmasa të mëdha.” (El Insan, 7).
Pejgamberi s.a.v.s., thotë: "Kush zotohet me përkushtim (nënshtrim) ndaj Allahut, le t`i përkushtohet Atij, por kush zotohet për mëkat ndaj Allahut, mos të bëjë mëkat ndaj Tij".(6)
Këtu shihet se Allahu xh.sh., dhe i Dërguari i Tij japin udhëzime që të përmbushet premtimi. Atëherë ndalimi kategorik në hadith a mund të konsiderohet haram, apo ky ndalim në tekstet e hadithit edhe mund të komentohet?
Disa dijetarë u mbështetën në tekstin e hadithit dhe e konsideruan të ndaluar (haram), kurse disa te tjerë tekstet e ndalimit i kanë komentuar duke u mbështetur në argumentet që kërkojnë të përmbushet zotimi. Këtë do ta shpjegojmë sipas mendimeve të dijetarëve: Ibn Ethiri thotë: Ndalimi i zotimit është përsëritur në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s., prandaj kjo është përforcim dhe vërtetim i urdhrit të Tij, por edhe kërcënim për të mos e vënë ne lojë zotimin. Por, sikur me 'të të kishte qëllim vetëm frikësimin e ndokujt që të mos shpërdorohej zotimi, do të ishte me vend edhe refuzimi i dispozitës se tij, që do ta hidhte poshtë detyrimin për përmbushjen e tij. Me ndalim Zotimi do të trajtohej si mëkat, dhe do të kërkohej të mos zbatohej fare. Por, hadithi thotë se ai (Pejgamberi s.a.v.s.) i beri me dije se zotimi nuk ishte çështje që shpejtonte dobinë, por as që do ta largonte dënimin. Muhamedi s.a.v.s. thotë: "Mos bëni zotime”, d.m.th. mos mendoni se me zotim arrihet diçka që Allahu nuk e ka caktuar për ju, prandaj zotimin mos e merrni si bindje, por realizojeni atë që keni premtuar dhe jeni zotuar se është e domosdoshme.”(7)
El Kurtubiju thotë: Ky ndalim i përket atij që thotë, p.sh.: "Nëse Allahu e shëron të sëmurin tim, unë do të jap lëmoshë këtë dhe këtë...” Domethënia e mekruhit te zotimi i sipërpërmendur është se, një njeri pasi e ndërpren veprën e theksuar për qëllim të caktuar, në këtë rast nuk ka për qëllim afrimin tek Allahu xh.sh., ngase ndalet dhe nuk e përmbush zotimin, dhe pason rrugën që çon vetëm në shpagim. Kjo shihet qartë se, sikur Allahu të mos e shëronte të sëmurin e tij, ky njeri nuk do ta shpenzonte shumën për të cilën ishte zotuar ta shpenzonte po të shërohej ai.
Kjo është pasqyrë e gjendjes së një dorështrënguari që nuk jep asgjë pa shpagim. Këtë domethënie e trajton edhe hadithi: “Pa dyshim (se me zotim) nxirret pasuri nga dorështrenjti, të cilën (pasuri) nuk e ka pasur ndërmend ta lëshonte dore ai (koprraci).”
Këtu mund të hyjë bindja e 'injorantit se me zotim arrihet gjithsesi realizimi i qëllimit, ose Allahu xh.sh., do t`ia realizojë atë kërkesë për hir të zotimit. Me këto dy gjendje lidhet fjala e Pejgamberit s.a.v.s,: “Se vërtet zotimi nuk kthen asgjë në përcaktimin e Allahut xh.sh."
Vërejtja e parë është se: u afrua në pabesim (kufër); kurse e dyta është: bëri gabim trashanik.(8)
El Kurtubij transmeton mendimin e dijetarëve që këtë ndalim në hadithe e trajtonin mekruh (të urryer-të papëlqyer), dhe thotë: "Mendimi mbizotërues tek unë është se ndalimi ka të bëjë me haramin, për atë që ka frikë nga ajo bindje devijuese (shkatërruese).”
"Prandaj për atë që zotohet, ky zotim i tij është haram, ndërsa mekruh është për atë që nuk e ka bindjen e devijuar.”
Ibn Haxheri thotë: "Ky është një shtjellim dhe sqarim i mirë, që e përforcon edhe më shumë tregimi i Ibni Omerit, që në këtë rast është edhe Vetë transmetues.
Prandaj, në këtë tregim trajtohet ndalimi për zotim, që është i lidhur me këmbënguljen për efektshmëri që duhet ta ketë çështja për të cilën është bërë zotimi. Ky lloj zotimi quhet "nedhrul mexhezatu" - “zotim i lejueshëm”. P.sh.: si të thuash: "Nëse kjo çështje do të ishte e suksesshme, do të jepja shumë lëmoshë!” Por, zotim edhe më i lartë se ky është "nedhrul teberreri el-mehaddi" - "zotimi krejtësisht i pastër”. Ky nuk lidhet me realizimin e synimit, p.sh.: si të thuash: "Për Allahun do të jap lëmoshë këtë dhe këtë!” Por, është edhe një lloj i tretë i zotimit, që njihet si "nedhrul galaki” - “zotim nga hidhërimi”, si p.sh,: po të thuash: "Nëse i flet filanit do të t`i jap njëzet euro!”.(9)
Transmeton Et-Taberij, me sened autentik nga Katade, lidhur me fjalën e Allahut xh.sh.: "Ata janë që zotimet e tyre i përmbushin", pra ai thotë: "Ata zotoheshin për çështje që janë përkushtim ndaj Allahut, si në namaz, agjërim, zeqat, haxh, umre dhe farze, e të tjera." Për këtë arsye Allahu xh.sh. i ka quajtur “el-ebrar” - ”bamirës”, ku thotë: "Me të vërtetë bamirësit do të pinë nga gota (në Xhennet) pije të përziera me kamfur (kafura).” (El Insan, 5).

Kjo është e qartë se ata këtë lavdërim nuk e morën për zotim të lejuar.(10)

El Maziriu dhe El Malikij thonë: "Disa dijetarë mendojnë se qëllimi me hadithin bazë është kujdesi për zotim, por edhe nxitja për ta përmbushur atë. Ky mendim tek unë është larg domethënies së tekstit të hadithit, por ka mundësi që domethënia e hadithit të jetë ajo se vërtet zotuesi duhet të afrohet tek Allahu nëpërmjet zotimit, me shumë vështirësi. Ka të ngjarë që shkaku (i hadithit) te jetë se i zotuari nuk angazhohej për afërsi tek Allahu, përveçse për atë që atij t`i realizohej ajo që donte. Kjo është bërë sikur shpagimi pa e marrë pëlqimin për nijetin e atij që do afërsi tek Allahu. Këtë sqarim e vë në pah thënia e Pejgamberit s.a.v.s. në këtë tekst: "Ai nuk sjell ndonjë të mirë”. Edhe citati tjetër: “Me të vërtetë zotimi për njeriun nuk afron asgjë, nëse Allahu nuk e ka përcaktuar për të." Ky sqarim sikur të ishte i njëjti tekst me hadithin që edhe më parë u potencua.(11)
Është transmetuar nga disa dijetarë se zotimi është i pëlqyeshëm (mustehab), ngase Allahu xh.sh., i lavdëronte ata që i përmbushnin zotimet, prandaj ky ishte mjet që çonte në afërsi me Allahun dhe me përkushtimin ndaj Tij.
Ibn Errefa Esh-Shafij thotë: “Ka mundësi të ndërmjetësohet dhe të thuhet se ajo që tregon se zotimi është mekruh (i urryer) ka të bëjë me "zotim të lejuar", ndërsa "zotimi i pastër" (i arsyeshëm) është afërsi (ibadet) e pastër, sepse për besimtarin ekziston qëllimi i vërtetë; shpërblimi që merr është i shkallës së vaxhibit, që është më i lartë se shpërblimi me vullnet.”(12)
Disa të tjerë zotimin e konsideruan ndalim, por vetëm për ata që kishin krijuar bindje të mos e përmbushnin atë që kërkohej nga ata, sipas zotimit.“(13)
Nga kjo konkludohet se ndalimi ka të bëjë me zotimin e lejuar, të papërmbushur, e jo me zotim të pastër (arsyeshëm), sepse ky është ibadeti pastër. Zotimi i lejuar është i lidhur kryekëput me realizimin e interesit. Ky zotim është mekruh për disa shkaqe:
1. Vërtet i zotuari nuk do ta përmbushë zotimin e vet sikur të mos i realizohet qëllimi.
2. Nga frika se disa njerëz do të supozonin se me zotim realizohet qëllimi, ose se Allahu xh.sh. vërtet do të vepronte ashtu siç dëshiron i zotuari, kështu që krijohet bindja se i zotuari sjell dobi ose e pengon të keqen.
3, Ndalimi për të ka ardhur nga frika se njerëzit nuk e përmbushin zotimin, ose pse u vjen vështirë ajo që e ka paraparë, dhe kështu me atë zotim fitohet vetëm mëkati.(14)
Nga kjo kuptohet se mosrealizimi i zotimit është mëkat i rëndë.
Përputhja e ajeteve dhe e haditheve që flasin për shtyrje për nxitje për ta realizuar zotimin, dhe hadithit të Ibn Omerit, me të cilin ndalohet zotimi, bëhet duke e trajtuar ndalimin si zotim të lejuar. Kjo është më mirë sesa të veprohet me disa argumente, kurse disa të tjerë të mos shqyrtohen fare. Me këtë mënjanohet çdo kundërthënie ndërmjet ajeteve dhe haditheve që nxitin të përmbushet çdo kërkesë, dhe hadithit të Ibn Omerit që e ndalon zotimin.
Imam El Buhari hadithin e Ibn Omerit e ka futur në kapitullin "Përmbushja e zotimit”, dhe thënia e Allahut xh.sh.: "Ata janë që zotimet e tyre i përmbushin”, e me këtë sikur ai (të) sinjalizon në përputhje me ajetet dhe me hadithet, ashtu siç thoshte edhe Ibn Haxheri.(15)
E dyta: Pasi i shtjelluam mendimet e dijetarëve lidhur me ndalimin e zotimit sipas tekstit të hadithit, patjetër duhet të ndalemi dhe ta sqarojmë vendimin, (dispozitën) e zotimit te dijetarët.
Imam Et-Tirmidhij transmeton nga disa dijetarë se sahabët e Pejgamberit s.a.v.s., zotimin e kanë konsideruar mekruh.
Abdullah bin Mubarek thotë; "Zotimi është mekruh, si në përkushtim ashtu edhe në mëkate.” Nëse njeriu zotohet t`i përkushtohet Allahut dhe nëse e përmbush atë premtim, për të ka shpërblim, mirëpo zotimi i tij është mekruh.(16)
Nga malikinjtë, shafiinjtë, hanbelinjtë është transmetuar se zotimi është mekruh, ngase ekziston ndalimi për të. Për argument kanë se zotimi nuk është përkushtim i pastër ndaj Allahut, dhe me të nuk ka qëllim të pastër,
por qëllim ka dobinë personale ose largimin nga ai të së keqes që ka bërë.(17)
Ibn Kudame El Makdesij El Hanbelij thoshte: "Zotimi nuk është i pëlqyeshëm (mustehab).” Ibn Omeri transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s., se e kishte ndaluar zotimin, dhe ka thënë: "Ai nuk sjell ndonjë të mirë, por pa dyshim me të (zotim) nxirret pasuri edhe nga dorështrenjti.” Ky është ndalim i shkallës mekruh, e jo i shkallës haram, se sikur të ishte haram Allahu xh.sh. nuk do t`i lavdëronte ata që e përmbushin zotimin, sepse mëkati i tyre kur ia mësyjnë haramit është më i rëndë sesa përkushtimi ndaj Allahut për realizimin e tij, dhe, sikur zotimi të ishte i pëlqyeshëm, do ta bënte Pejgamberi s.a.v.s., do ta bënin edhe sahabët e tij.(18) Ai gjithashtu, tha: "Të gjithë myslimanët janë te një mendjeje se zotimi në përgjithësi është i vlefshëm, dhe po të realizohet si duhet do të ishte përkushtim.”
El Kadi Ijjad thotë: Drejtimi i Malikut mendon se zotimi është "lejuar (mubah)”, përveç nëse është i vazhdueshëm dhe nëse përsëritet kohë pas kohe. I vështirë është realizimi i tij, nëse veprimin e kryen sipas rregullit dhe pa nijet (qëllim) të mirëfilltë, pra atëherë është mekruh (e urryer).(19)
Te drejtimi hanefi, si përfundim, zotimi me përkushtim për Allahun xh.sh. është "i lejuar (mubah)", duke marrë parasysh nëse është zotim i përgjithshëm apo i lidhur me kushtëzim, por mu aty ku caktohet kushti përmbushja është vaxhib. Për mbështetje merret Kurani, Syneti, Ixhmai dhe Analogjia.(20)
Ibn Hazmi thotë: ”Zotimi, në përgjithësi, është i ndaluar, por nëse bëhet duhet të çohet në vend".(21)
Ibn El Arebiju thotë: "Zotimi i përngjan lutjes, por nuk e kthen përcaktimin mirëpo është me të. Lutja është e lejuar, kurse zotimi është i ndaluar. Ngase lutja është ibadet i ngutshëm me të cilin njeriu shpreh orientim, nënshtrim dhe modesti para Allahut xh.sh., ndërsa zotimi e vonon ibadetin (adhurimin) derisa të arrihet dhe, lihet puna për aq kohë sa të bëhet e domosdoshme.(22)
Es-Sananij ka thënë: "Të thuash se zotimi është haram, këtë e mbështet hadithi. Por, ky pohim edhe më tepër përforcohet me atë se ai nuk sjell asgjë të mirë.”
Me zotim nga pasuria e koprracit ndahet një pjesë që konsiderohet humbje e pasurisë, por humbja e pasurisë është haram. Zotimi me pasuri është haram, sipas tekstit të hadithit: “Pa dyshim me zotim nxirret pasuria e koprracit.”
Por, sa i përket zotimit për namaz, për agjërim, zekat, haxh, umre, etj., këto detyrime nuk i nënshtrohen ndalimit. Këtë e vërteton hadithi që e transmeton Et-Taberani, me sened autentik nga Katade, lidhur me ajetin e Kuranit: "Ata janë të atillë që i përmbushin zotimet e veta", dhe thotë: "Ata zotoheshin për namaz, për agjërim dhe për të gjitha farzet e tjera.”(23)
Themi: Ndarja për zotim të pasurisë dhe për zotim me ibadet nuk është e ndaluar, por zotimi lidhur me pasurinë është i ndaluar, dhe kjo sipas hadithit: "Pa dyshim me zotim nxirret pasuria e koprracit.” Pa dyshim kjo është ndarje e përshtatshme me orientim të thelluar, po përse të mos cilësohet koprrac edhe ai që është përtac në detyrime. Këtë e gjejmë në hadithin e njohur: "Koprrac është ai tek i cili përmendem unë, por që nuk më përmend mua me salavat.”(24)
Këtë e ka transmetuar En-Nesaiu, kurse Ibn Hibani e verifikoi si të vërtetë. (Vijon)


__________________________________
(1) Sahihu Muslim, V, 3 f. 1261. Fet`hul Bari, v. 14, f. 389.
(2) Lisanul areb, V. 7, f. 54. En-Nihaje, v. 5, t. 39.
(3) Sunen Nesaij, v. 7, f. 16. Tuhfelul Ahvedhij, V. 5, f. 140.
(4) Sahihu Muslim, V. 3, f. 1261. Sunen En-Nesaij, v. 5, f. 16.
(5) Fet’hul Bari, v. 14, 390. Sahihu Muslim , V. 3, f. 1262.
(6) Fet’hul Bari, v. 14, I. 392. Tuhfetl ahvedhij, V. 5 f. 123.
(7) Ibn Ethir, En-nihaje , v. 5 f. 39.
(8) Fet`hul Bari, V. 14, f. 389.
(9) Po aty, El mugnij, V. 9, f. 2.
(10) Po aty,
(11) Fet`hul Bari, v. 14, f. 387.
(12) Po aty.
(13) Po aty.
(14) Ez-zevaxhir an iktirabil kebair, v. 2, f. 175.
15 Fet’hul Bari, V. 14, f. 389.
(16) Tuh’fetul ahvedhi, v. 5 f. 140.
(17) El mugnij, v. 9 f. 2.
(18) Fet`hul Bari, V. 13 f. 388.
(19) Fef’hul Bari, V. 13 f. 388.
(2O) Bedaiu sanaiu, V. 5 f. 90.
(21) El Mehala, v, 8 f. 2 El Mesele: 1114.
(22) Subulu selam, v. 4 f. 111.
(23) Po aty
(24) Fet`hul Bari, V. 14 f. 389.


Artikulli i kaluar
Hyritë në Kuran

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi