Shtyllat e urtësisë në misionin e thirrjes islame

Duke u nisur nga fakti se vlera e urtësisë (el hikme) është qenësore për një thirrje islame të suksesshme, patjetër duhet të ndërtohet mbi disa shtylla të cilat e mbajnë timonin e urtësisë në da've.
Urtësia ka disa aspekte të tjera që duhet të kihen parasysh në këtë mision si: urtësia në përzgjedhjen e temës, urtësia në mesazhin drejtuar të ftuarve (xhematit), urtësia në artikulimin e të folurit publik, urtësia në kohë dhe në hapësirë, urtësia në vendosjen e qëllimeve dhe etapave, urtësia në planifikim, urtësia dhe koha e mjaftueshme në përgatitje për da've.
Shtyllat mbi të cilat ngrihet urtësia në thirrjen islame janë:

1. Dituria;
2. Pjekuria (butësia) nga hidhërimi si dhe
3. Vetëpërmbajtja

Dituria

Dituria zë vendin më të lartë në zingjirin e urtësisë në shtrirjen e da'ves. Për rëndësinë e saj Allahu e ka vendosur përpara fjalës dhe veprës. Për këtë kemi edhe ajtetin kuranor ku i Lartësuari na drejtohet duke na thënë:
"Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, Allahu e di për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj." (Muhamed,19).
Po në këtë fushë edhe imam Buhariu kapitullin e diturisë e ka vendosur në fillim të koleksionit të sahihun e tij "dituria para fjalës dhe veprës". (1)
Adullah bin Mes'udi tregon se i Dërguari a.s., ka thënë: "Zilia është e ndaluar, përveç në dy raste (ndaj dy personave): një njeriu, të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon atë në të drejtën e të vërtetën; dhe një njeriu, të cilit Allahu i ka dhuruar hikmet (urtësi e mençuri në fe), të cilën ai e zbaton gjithnjë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve."(2)
Pra, Allahu së pari na obligon me dije e më pas kjo dije duhet jetësuar në vepër. Më parë ka thënë dije e më pas kërkon të kërkojmë falje tek Zoti. Shkalla e diturisë është më lartë se e punës, dhe po ashtu dituria mbi një gjë është kusht të pranohet si e tillë.(3)
Në rrafshin e da'ves predikuesi nuk mund të jetë i urtë pa zotëruar dije e njohuri fetare që gjatë tërë misionit të tij jetë i aftë t'i menaxhojë situatat me masën dhe t'u jap zgjidhjen e duhur brenda kornizave të Islamit. Në një hadith Muhamedi a.s., thoshte: "Mësoni, lehtësoni, mos vështirësoni, predikoni dhe mos u largoni (mos u shmangni). Në qoftë se ndonjëri prej jush hidhërohet, (më mirë është) të heshtë".(4)
Kurse në një hadith tjetër ka thënë: "Mësoni dhe trajtoni jo me vrazhdësi, sepse të qenët mësues është më mirë se të qenët i rreptë (i ashpër)".(5)
Po ashtu Islami e ka ndaluar rreptësishtë të fshihet urtësia e diturisë. Nëpërmjet një hadithi tjetër që e përcjell Ebu Hurejre Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush pyetet rreth dijes (çështjeve në fe), e ai e fsheh, ai do të lidhet me pranga nga zjarri Ditën e Kiametit."(6)
Prandaj dobia e cila është një nga shtyllat e urtësisë (el hikme), nuk mund të realizohet veçse duke e praktikuar atë. Këtu është me interes të theksohet thënia e Sufjan bin Ujejnes në lidhje me urtësinë e diturisë, ai thotë: “Më i padituri është ai i cili nuk mëson atë që nuk e di. Njeriu më i ditur është ai që vepron me atë që di dhe njeriu më i vlefshëm është ai që më së shumti i frikësohet Zotit".(7)
Edhe Abdullah bin Mesudi thoshte: “Mësoni, mësoni kur të mësoni atëherë veproni."(8)
Si përfundim i shtyllës së parë të urtësisë e që është dituria, konkludojmë se dituria nuk mund të jetë bazament prej bazamenteve për urtësi dhe mbështetëse e saj veçse nëse veprohet me të me sinqeritet dhe vijueshmëri.

Butësia nga hidhërimi

Butësia – pjekuria - (el hilmu) d.m.th.: Kontrolli i vetvetes dhe natyrës së vet nga shpërthimi i zemërimit." Pjekuria (butësia) po ashtu është gjendje ekuilibruese mes dy vetive të turpshme: zemërimi dhe luajt ja mendsh. Kur individi i përgjigjet hidhërimit të vet pa mendim dhe urtësi atëherë vetëm se ka rënë në turp.
Një nga emrat e bukur të Zotit është el halim (i butë) dhe kjo cilësi përmendet në shumë ajete kuranore siç është ajeti: ”… po Allahu ua fali atyre gabimin; Allahu është mëkat falës dhe i butë.” (Ali Imran,155).
Përdorimi i fjalës për këtë cilësi të Zotit në Kuran zakonisht është i ndërlidhur me tiparet e faljes, dhe po ashtu është evidente se ky atribut vjen si lidhje në shumicën e rasteve pas lajmërimit paraprak për një gabim të ndodhur apo edhe tejkalim në ndonjë çështjeje të lëvduar e kjo dakordohet me pjekurinë ngase po afatizohet dënimi. Allahu xh.sh. thotë në Kuran "E sikur Allahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar." (Fatir,45).
Pos kësaj, në disa ajete të tjera kuranore hasim se kjo cilësi lidhet me dituri sikur kemi këtë ajet kuranor: "Ai është i butë dhe fal shumë." (El Isra,44) dhe "është shumë i butë." (El Haxh,59) dhe kjo fakton se përsosmëria e butësisë (el hilm) është në krah me diturinë dhe kjo përbën një nga shtyllat më të mëdha të urtësisë (el hikme).(10)
Butësia ishte edhe tipar i të dërguarve të tjerë, kështu e përshkruan Allahu në Kuran Ibrahimin a.s. në raport me babanë e vet, edhe pse i tërhoqi vërejtjen ai vazhdoi të jetë armik i hapët i Allahut: "S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë." (Et- tevbe, 114).
Që me këtë veti të pajiset predikuesi i Islamit dhe të thërrasë në të, është çmuar dhe vlerësuar lart edhe nga i Dërguari a.s. në këtë hadith ku i tha El-Eshexh bin Abdulkajsit: "Ti i ke dy cilësi, të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij i duan." El-Eshexhiu u gëzua shumë dhe tha:" Cilat janë ato dy cilësi o I Dërguari i Allahut?: "Butësinë dhe vetëpërmbajtjen, - iu përgjigj i Dërguari a.s .. "(11)
Butësia (el hilmu) është një nga shtyllat më të mëdha të urtësisë (el hikme) dhe forcë mbështetëse e saj, është etikë e të Dërguarit a.s., dhe mesazhit të tij. Por, edhe te etika e të gjithë të dërguarve të tjerë që ishin më të mëdhenjtë e njerëzimit, shembull për masën si dhe predikuesit e mëvonshëm të fesë. Gjatë misionit të tyre ata nga popujt e tyre hasën në revolta, hidhërime, mosdëgjueshmëri, fyerje, dhunë psikike, fizike e shpeshherë edhe vranë të dërguarit e Zotit. Por, butësia, përmbajtja e gjakftohtësia e tyre ndaj familjes, masës bëri që të prisnin derisa erdhi ndihma dhe zgjidhja nga Zoti. Këtë shembull e kemi te Muhamedi a.s., i cili ishte nga mesi i tyre dhe kujtojmë fjalët e Tij duke i thënë në këtë raport: "Ti (Muhamed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di." (El Arafë, 199-200).
"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt." (Fussilet, 4).
Allahuxh.sh., mbolli këtë tipar në zemrën e të Dërguarit a.s. dhe më pas e bëri pjesë të programit të thirrjes islame për të dhe për predikuesit e mëvonshëm. Ja se si e përshkruan atë Allahu në Kuran:
"Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemër fortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti faljua atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur ta vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten." (Ali Imran,158-159).
Këtë cilësi e kishte praktikuar vazhdimisht gjatë jetës së tij i Dërguari a.s. në raport me popullin e tij që të jetë model edhe për gjeneratat e mëvonshme të predikuesve islamë. Në hadithin të cilin e transmeton Abdullah bin Mesudi se pas përfundimit së betejës së njohur të Hunejnit, i Dërguari a.s. ndau prenë e luftës. Nga 100 deve iu dhanë El Akreb bin Habisit dhe Ujejnes, dhe nga preja iu shpërnda edhe disa fisnikëve arabë. Një njeriu nga turma në shenjë proteste dhe i pakënaqur me këtë ndarje tha: "Me këtë ndarje nuk u vendos drejtësi dhe as që u synua kënaqësia e Allahut". Pasha Allahun këtë që the do t'ia përcjell të Dërguarit a.s .. Shkova, vazhdon rrëfimin Ibni Mesudi, dhe ia rrëfeva ngjarjen Muhamedit a.s., kurse ai më tha:
"E kush po vendoska drejtësi nëse Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk vendosin drejtësi. Allahu e mëshiroftë Musain, i cili është lënduar e fyer më shumë dhe u tregua durimtar."(12)
Në këtë rast nuk u kuptua urtësia e thellë e Muhamedit a.s. e që shihet se ishte përfitimi i zemrave në shpërndarjen e kësaj plaçke lufte." Sipas rrëfimit të Xhabir bin Abdullaut që pati marrë pjesë në një ekspeditë dhe në kthim, Profeti pati dhënë pushim diku rreth një oaze, pati zbritur Muhamedi a.s. dhe të tjerët ishin shpërndarë nën hijet e pemëve, qe shtrirë nën një pemë për të pushuar pasi e kishte varur shpatën në një degë të saj. Xhabiri thotë se kishin pak që i kishte zënë gjumi kur kishin dëgjuar zërin e Profetit a.s. që po i thërriste. Ata ishin ngritur dhe kishin shkuar pranë Profetit a.s .. Pranë tij kishin gjetur një arab beduin. Profeti u kishte treguar se ç'i kishte ngjarë me beduinin. "Kur unë po flija, ky beduin arab kishte ardhur, kishte rrëmbyer shpatën time prej dege dhe, sapo e nxirrte nga milli, mua më doli gjumi. Në dorë mbante shpatën time të zhveshur! Ky më tha: "A po ke frikë nga unë tani?"Unë iu përgjigja:"Jo, nuk kam.” “Po kush do të të mbrojë
tani nga goditja ime?" - Më pyeti ky. "Allahu do të më mbrojë!" - I thashë unë. Atëherë, Xhebraili e goditi me një grusht në gjoks këtë, kështu që i ra shpata nga dora. Unë e rrëmbeva shpatën dhe i thashë: "Po ty, kush do të të shpëtojë tani. prej meje? "Askush s'më shpëton dot!" - Më tha ky beduin."(14)
Këto janë shembuj konkretë shumë të qartë që flasin mbi forcën e bindjes së tij, durimit ndaj lëndimeve e kërcënimeve nga ana e injorantëve nga njëra anë dhe dashuria e tij shumë e madhe për t'i përfituar zemrat e jobesimtarëve që ta përqafojnë Islamin. Në lidhje me ngjarjen e fundit ky beduini kur u kthye te fisi i tij dhe ata u bënë myslimanë.(15) Po ashtu nga butësia e tij e madhe në historinë e tij vërejmë se ai asnjëherë nuk është lutur kundër kundërshtarëve apo atyre që e kanë shqetësuar apo ushtruar dhunë mbi të. Abdullah bin Mesudi thotë: "Sikur unë po shikoj të Dërguarin e Allahut që po tregonte për njërin prej të dërguarve të Allahut, të cilin populli i tij e goditi derisa e gjakosi. Ndërkohë që ai po fshinte gjakun nga fytyra, lutej duke thënë: O Allah! Fale popullin tim, se ata nuk dinë."(16)
Kjo tregon zemërgjerësinë dhe butësinë e Muhamedit a.s. dhe fesë islame e cila është fe tolerancës dhe butësisë. Për tip arin e butësisë dhe tolerancës janë karakterizuar të gjitha thirrjet e të dërguarve të Zotit, dhe kjo është metoda më e mirë kur masa u pergJIgjet mesazheve hyjnore. Butësia e ka përcjellë të Dërguarit e Tij në misionin e da'ves. Si ilustrim marrin Ibrahimin a.s. i cili është shembull në butësinë se si një njeriu duhet të ketë raporte me prindin: "Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë." (Et-tevbe, 114). Ibrahimi tregoi kulmin e butësisë dhe mëshirës për babanë e tij duke u lutur dhe bërë dua tek Zoti edhe pse përjetoi vuajtje e tortura nga populli i vet. "Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!" Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos Allahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!" (Merjem, 46-48).
Ata nuk nxituan dhe nuk punuan kundër interesave të popullit të vet, por një jetë të tërë ia përkushtuan atyre duke ua dëshiruar të mirën dhe shpëtimin e sigurinë në dy botët dhe me këtë historian a rrëfen ngjarjen e tyre dhe vuajtjet që përjetuan nga ana e popujve të mëparshëm.
Sakrifica dhe moslodhja e Muhamedit a.s. bëri që Allahu ta vendosë atë në pozitën e lartë në butësi dhe përmbajtje ndaj hidhërimit në raporte me masën duke lënë një model të bujshëm për predikuesit e rinj.(17)
Kemi rastin edhe të Musait a.s. i cili u përball me sundimtarin më tiran që ka njohur njerëzimin, faraonin. Andaj për t'iu kundërvënë mendjemadhësisë së tij, Zoti tek ai dërgoi Musain dhe Harunin (a.s) që ta thirri n në rrugën e drejtë dhe të heqë dorë nga padrejtësia. Komuni-kimi i tyre me të duhej të ishte me butësi e mëshirë: "Shkoni te Faraoni! Ai me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë! Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet." (Taha, 43-44). Kurani na mëson sesi duhet të komunikojmë dhe trajtojmë tjetrin me kulturën dhe frymën e Kuranit: "Do t'u thoni fjalë të mira njerëzve." (El Bekare,83).
Butësia dhe qetësia mbeten tipare më kyçe në mision e thirrjes islame me urtësi. Nga Ebu Hurejre r.a. përci-dlet se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Nuk është trim ai që fiton në (mundje), por trim është ai që e përmban veten nga zemërimi".(18)

Vetëpërmbajtja

Duke iu referuar fjalorëve të gjuhës arabe për termin që në përkthim d.m. th. vetëpërmbajtja, durim, vërejmë se ka formë të ndryshme të përdorimit. Ka kuptimin: qëndrueshmëri dhe mosnxitim. Thuhet, pra veproi me kujdes në një çështje dhe nuk nxitoi.(19) Po ashtu vjen me kuptimin: qartësi m, besim, me vërtetësi në çështje. Si përfundim, vetëpërmbajtja është sjellje urtake mes nxitimit dhe ngadalësirnir.(20) Kjo cilësi shumë e çmuar duhet të jetë vazhdimisht në jetën e predikuesit pasi që do r'i ndihmonte shumë në zgjidhjen e çështjeve si dhe për moshyrjen në telashe, të cilat mund
ta kenë një fund jo të dëshirueshëm. Me këtë cilësi ai ka në kontroll rrjedhjen e proceseve dhe i vlerëson saktë gjërat, duke ditur se është shtyllë nga shtyllat e urtësisë në da've. E kundërta e vetëpërmbajtjes është nxitimi i cili njeriun e shpie në bërjen e gabimeve, dështim, pengesa, konfuzion etj. që në fund e shpiejnë në dekadencë edhe pse ai e dëshiron arritjen e objektivave. Po ashtu shpejtimi në hapa në fushën e da'ves sigurisht se do të na shpiente në rezultate jo të këndshme, ashtu sikurse edhe vonesa, ngadalësimi e përtacia na ekspozon për prapambetje dhe na ndalon në konkretizimin e rezultateve të cilat i synojmë.(21)
Vetëpërmbajtja nuk ka caktime kohore të qëndrueshme dhe ajo varion varësisht nevojave ndaj gjërave drejt shpejtësisë kohore të cilat i kërkojnë rezultatet e kërkuara. Pra, gjërat lidhen me kohën e tyre. Nxitimi në to duke ditur kohën e tyre të kërkuara është cilësi jo e lavdëruar e cila tregon dobësinë e cilësisë së durimit, mungesën e urtësisë, dobëson synimin tonë dhe na bën që të ndjehemi komod që do të prodhonte përtacmëri. Islami që në fillim e ka qortuar shpejtimin duke e ndaluar atë, po ashtu edhe e ka qortuar edhe ngadalësimin, përtacinë duke e kritikuar këtë sjellje, kurse nga ana tjetër e ka lavdëruar dhe çmuar vlerën e përmbajtjes (durimit) duke urdhëruar në të dhe njëherit edhe ka bërë thirrje që myslimanët të edukohen mbi këtë cilësi të qëndrueshme e urtësisë në veprimet tona të përdirshme.(22)
Edukata hyjnore bëri që Muhamedi a.s. mos të nxitonte gjatë procesit të shpalljes sepse i takoi, Allahut për të vendosur dhe ruajtur shpalljen në gjoksin e tij ashtu siç ka zbritur mbi të në mënyrë që mos ta harrojë dhe ta komunikojë atë.(23)
Në Kuran Ai thotë: "Ti (Muhamed) mos shqipto atë (Kurani n) me gjuhën tënde për ta nxene atë me të shpejtë! Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij! E kur ta lexojmë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë." (El Kijame, 16- 19). Pos kësaj, të Dërguarit a.s. iu kërkua po ashtu edhe të mos shpejtojë para se të përfundojë shpallja e tij: "Ti mos nxito me Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: "Zoti im, më shto dituri!" (Ta-ha, 114).


____________________
1. Fet'hu -l- bari, Buhariu, kapitulli mbi diturinë 1/159.
2. Buhariu, 73 dhe Muslimi 816 Kapitulli el igtibat fi el ilmi ve -l- hikmeti.
3. Fet'hu -l- bari, 1/160.
4. Transmeton Ahmedi, gjithashtu edhe Buhariu në veprën ''Edebul Mufred" nga Ibn Abasi. Ndërkaq Sujutiu ka paraqitur idiomën për këtë hadith që simbolizon që ky është sabih. Kurse El Menavi e ka kundërshtuar për shkak të ekzisimit të Lejth bin Ebi Sulejmit i cili sipas tij është "Mudellis". Muslimi nuk ka transmetuar nga dy hadi the por gjithnjë e ka tbesuar këtë çift me dikë tjetër. El Fejd, vëll.IV, f.328, hadithi, nr.5480.
5. Transmeton El Harith bin Usame në musnedin e vet. Ibn Adiu dhe Bejhekiu në Esb-sbuab por aty eksizton një transmetues "munker". Mirëpo Ez- Zerkeshiu hadithin që e ka transmetuar Ebi Musa: "Lehtësoni e mos vështirësoni" e ka theksuar si hadith "shahid".
6. Tirmidhiu, kapitulli fshehja e diturisë,5/29, nr.2651. Ebu Davudi në kapitullin e diturisë që ka të bëje me urrejtjen e pengimit të diturisë,3/321, nr. 3658, Ibn Maxhe në hyrje 1198, nr. 261, Ahmedi,2/263, nr.305. Po ashtu shih Sahih ibn Maxhe 1/49 dhe Sahih Ettirmidhi,2/336
7. Muhamed Ahmed Utbman Kajmaz Edh-dhehebi Shernsuddin Eu Abdullah,Sijer eëlam n-nubela, Bejt el efkar eddevlije,Aman,2009,v.8/454-474. Sqarim, Sujjan bin Ujejne bin ebi Imran është imam i madh dhe shejh el islam. Lindi më 107h dhe jetoi 91 vjet.
8. Abdullah Abdurrrahman el Fadl Behram Abdussamed Ed-daremi, Musned Ed-daremi, Dar el ugni litevzi ve enneshr, Riad,2000,v.1,f.81 nr.337.
9. Ragib Asfohani, Mufredat elfadh el kuran, botim i katërt, Dara-l-kalem. Damsk, 2009, f 129.
10. Ahmed Esb-sherbasi, Mevsuatu ahlaku -l- kuran, dara-r-aid el arabi,I/185.
11. Muslimi, kapitulli i imanit, 1148, nr. 17/25.
12. Buhariu, kitab ford elhumus,6/251,nr i hadithit 3150 dhe Muslimi në kitabu ezzekat 2/739 nr i haditbit 1062.
13. Fet'hu -l- Bari, sherh sahih el Buhari, 8/49.
14. Bubariu, kapitulli i xhihadit, 6/96 nr i hadithit 2910 dhe Muslimi në librin e namazit të mysafirit dhe shkurtim i i tij, në pjesën namazit frikës, 1/576. nr. 843.
15. Transmeton imam Buhariu,në kapitullin mbi të Dërguarit, 6/514 nr: 3477. Muslimi, në kapitullin e xhihadit, lufta e Ubudit, 3/1417, nr: 1792.
16 Seid Ali bin vehf el Kabtani, El Hikmetu fi eda'ueti i!allahi teala, Riad, 1424,botim i 4, f81.
17. Buhariu, kapitulli mbi edukatën, 10/518, nr.6114. Muslimi në kapitullin bamirësia, 4/2014, nr.2609.
18. Ahmed Muhamed Ali el Fejumi, Misbah el munir fi garibi sherh el kebir.Meetebetu El ilmije, Bejrut,2010,f.28.
19. Abdurrahman el Mejdani, El ahlak el islamije ve ususuha, Darul kalem, Damask, 2008, 2/352.
20. Abdurrahman el Mejdani, Ibid,2/353.
21. Abdurrahman el Mejdani, Ibid,2/354.
22. Imam Hafidh ebil Fida Ismail ibn Ketbir el Kuresbi Ed-dimeshki, Tefsirul. Kur'ani! adbim, Darul marije, Bejrut, v.4,1993f450.