Zbulimi i substancave dhe proceseve kimike
Shkenca e kimisë konsiderohet si një shkencë islamike në të gjitha mënyrat, pasi fjala "kimi” nuk ishte shpikur në ndonjë gjuhë apo civilizim para civilizimit islam, as nga civilizimi i lashtë egjiptian dhe as nga ai grek. Në gjuhët evropiane, fjala “kimi” shkruhet si “Alkimi”. Deri vonë, historia kryesore e ideve shkencore nuk ka arritur të pranojë shkencëtarë të shumtë islamikë dhe përpjekjet e arritjet e tyre të mëdha gjatë shekujve.
Ky artikull i shkurtër kërkon të kontribuojë në korrigjimin e kësaj padrejtësie duke nxjerrë në pah kontributet dhe qëndrimet myslimane ndaj progresit të kimisë. Është një fakt i njohur që çdo fjalë latine që fillon me "Al" - ka një origjinë arabe. Si për shembull alkooli, algjebra, ... etj.
Fjala "kimi" në arabisht (Alchemie) rrjedh nga fjala "kim" ose "chemeia", që do të thotë "shuma". Kjo është për shkak se shkencëtarët myslimanë që e themeluan këtë shkencë thoshin: nëse shtojmë një sasi të caktuar (chemeia) të kësaj substance në një sasi tjetër të një substance tjetër rezultati do të jetë formimi i një substance të re. Ky emër në vetvete ilustron një fakt të rëndësishëm, dhe kjo është se shkencëtarët myslimanë ishin të parët që zbuluan teorinë e proporcioneve në kombinimin e substancave. Kjo ishte pesë shekuj para kimistit Brawest. Kjo teori thotë se substancat nuk kombinohen përveçse me proporcione dhe pesha të caktuara për secilën prej tyre; ky është ligji i proporcioneve konstante në teorinë e lidhjes kimike.
Përkufizimi terminologjik për kiminë është shkenca që merret me natyrën e një substance, përbërjen e saj dhe ndryshimet që ndodhin brenda saj.
Kimia është një shkencë shumë e rëndësishme për shkak të përfshirjes së saj në aktivitetet e të gjitha krijesave të gjalla. Me anë të shkencës së kimisë është e mundur të transformohen substanca të papërpunuara në substanca të dobishme për njerëzit, që plotësojnë nevojat themelore të njeriut.
Një kimist, për shembull, mund të prodhojë disa substanca të reja nga qymyri dhe nafta, të tilla si ngjyra, ilaçe, plastike dhe gomë artificiale. Në fushën e bujqësisë, kimia ka kontribuar në prodhimin e plehrave dhe insekticideve. Kimia ka bërë të mundur prodhimin e fibrave artificiale, të cilat kanë një ndikim të fuqishëm në prodhimin e tekstilit. Këta shembuj janë disa prej të gjitha fushave të tjera në të cilat kimia ka kontribuar në kontekstin e jetës sonë të përditshme.
Myslimanët dhe bazat e kimisë
Nuk është e qartë kur saktësisht myslimanët filluan të tregojnë interesin e tyre për kimi, por është rënë dakord që Khaled ibën Yazeed ibën Moawiya al Omawy (85 hixhri/704 ), ishte myslimani i parë që interesohej seriozisht për këtë shkencë. Ai ishte një kandidat për qeverisje dhe kur nuk fitoi, ai i ridrejtoi përpjekjet e tij nga politika në shkencë.
Ndërsa koha kalonte, deri në fund të vitit të tretë hixhri dhe me fillimin e vitit të katërt, kjo shkencë ishte zhvilluar dhe paraqitur mirë nga shkencëtarë të rinj që ishin të shkëlqyeshëm në fushën e kimisë. Në krye ishin Xhabir ibën Hajan dhe Er Razi. Kjo ishte koha e pasurimit të epokës abaside. Këta dy gjigandë vendosën bazat e kimisë moderne dhe zbatuan procedurat shkencore në zhvillimin e saj, duke lënë pas mistere dhe iluzione të besuara më parë. Ata arritën shumë, ku njëra prej të cilave ishte transformimi i suksesshëm i teorive dhe mendimeve platonike në shkencë praktike me ligje konkrete dhe qëllime të dobishme dhe laboratorë me specifikime të caktuara.
Ebu Musa Xhabir ibën Hajan (Xhabir ibën Hajan) i quajtur El Harrani dhe El Sufi, konsiderohet babai i kimisë arabe dhe një nga themeluesit e farmacisë moderne. Ai ishte i njohur për evropianët si Geber. Ai ishte një mysliman i lindur në qytetin Tus në provincën e Khorasan në Iran (721). Babai i tij Hajan el Azdi ishte një ''Attar'' (farmacist) nga fisi arab Azd në Jemen, i cili banontenë qytetin Kufa në Irak gjatë sundimit të Emevitëve.
Si rezultat i arritjeve të jashtëzakonshme të tij në fushën e kimisë, bota, për një kohë të gjatë, e quajti kiminë pas tij si profesionin e Xhabirit ose shkencën e Xhabirit. Përveç kësaj, ai shpiku një lloj letre që i rezistonte zjarrit dhe një bojë që mund të lexohej natën.
Arritjet e tjera të Xhabir, të mbledhura nga burime të ndryshme, e çuan atë në procese kimike të përsosura si lëngëzimi, pastrimi, bashkimi, oksidimi, kristalizimi, distilimi, avullimi dhe filtrimi, të cilat përshkruhen në detaje. Ai gjithashtu identifikoi shumë produkte të reja duke përfshirë alkaline, acide, kripëra, ngjyra dhe yndyra. Ai përgatiti acidin sulfurik, acidin nitroklorhidrik (i cili përdoret për të tretur disa metale), sodën kaustike dhe një mori kripërash si sulfate, nitrate dhe karbonate kaliumi dhe natriumi. Punimet e Xhabirit me metale dhe kripëra më pas ndihmuan në zhvillimin e teknikave të shkritores dhe proceseve të lustrimit për pllaka dhe qeramika të tjera.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1627563174.jpg[/IMG]
Figura 1 - Portreti evropian i shekullit XV, të “GeBer” emri latin i Xhabir ibën Hajan - në Codici Ashburnhainiani 1166, Biblioteka Medicea Laurenziana, Firence
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1627563207.jpg[/IMG]
Figura 2 - Paraqitja evropiane e El Raziut në versionin latin të një prej traktateve të tij të përkthyera nga Gerard i Kremones në mes të viteve 60-1250.
Sidoqoftë, në vend që të përqendrohen në kontributin e tij thjesht shkencor në kimi, shumë studiues jomyslimanë që merren me literaturën "alkimie" preferojnë të ndalen në aspektet mjaft të lodhshme, të errëta dhe jo-shkencore të punës së tij që përfshin ndikime qiellore, përdorime mistike të figurave dhe simboleve dhe çështje të tjera fantastike dhe folklorike me origjinë greke dhe antike (të cilat ishin vetë shkaqet për sulmet e Ibën Sina dhe Ibën Halduni ndaj aspekteve të caktuara të kësaj shkence) dhe të cilat kontribuojnë për t'u bashkangjitur myslimanëve praktikat jo-shkencore.
Ebu Bakr Muhamed ibën Zakarija el Razi (Ar-Razi) i njohur gjithashtu me emrin e tij të latinizuar Rhazes (ra:zi:z) ose Rasis; 854-925 ose 854-932, ishte një mysliman persian polimat, mjek, alkimist, filozof dhe figurë e rëndësishme në historinë e mjekësisë. Ai gjithashtu shkroi mbi logjikën, astronominë dhe gramatikën.
Ai erdhi një shekull pas Xhabirit dhe konsiderohet të jetë i pari që vendosi bazën kryesore për laboratorët e analizës kimike. Ai shpiku mbi njëzet pajisje inovative, midis të cilave ato të bëra prej metali dhe qelqi dhe secilën prej tyre e përshkroi me saktësi në librin e tij "Të fshehtat".
El Razi eliminoi aspektet simbolike, okulte që pllakosën të ashtuquajturën alkimi dhe vendosi bazat e forta të kimisë moderne. Ai, mbi të gjitha, ngriti laboratorin në kuptimin modern duke dizajnuar, përshkruar dhe përdorur më shumë se njëzet instrumente. Vetë El Razi ishte i interesuar në përdorimet mjekësore të përbërjeve kimike. Në punën e tij-librin "Sekreti i sekreteve", ai bëri klasifikimin shumë të dobishëm të substancave natyrore duke i ndarë ato në substanca tokësore, bimore dhe shtazore, të cilave u shtoi gjithashtu një numër të marrë artificialisht si oksid plumbi, sodë kaustike dhe lidhjeve të ndryshme.
Ai shkoi më tej në katalogimin dhe përshkrimin e eksperirnenreve të tij duke përshkruar së pari materialet që përdori, pastaj aparatin dhe metodat dhe kushtet e eksperimenteve të tij. Në librin e tij "Sekreti i sekreteve" të përbërë prej tre kapitujve, ai gjithashtu përshkruan në detaje procese të tilla kimike që ai kreu dhe të cilat kanë formën e tyre ekuivalente moderne të distilimit, kalcinimit, kristalizimit etj.
Pas Xhabirit dhe Er Raziut, erdhën shkencëtarë të tjerë gjigandë në këtë fushë si Avicena, El Bejrouni dhe El Galdaki.
Referencat :
I. International Education Journal, 2006, 7(4), 391-399. ISSN 1443-1475 © 2006 Shannon Research Press. http/iej.cjb.net - Contributions of Islamic scholars to the scientific enterprise Yasmeen Mahnaz Faruqi Flinders University, School of Education faru 0001@flinders.edu.au;
2. The Advent of Scientific Chemistry - by Salim Al-Hassani, Mohammed Abattouy. Published on: 22nd October 2008;
3. Holmtyard EJ, editor The Arabic Works of Jabir ibn Hayyan, translated by Richard Russel in 1678. New york: EP Dutton; 1928;
4. A.H = after hijrah o/the Prophet rrom Makkah to Madinah in 622 A.D;
5. Almawsooa Alarabeya Almoyassara (Arabic encyelopedia) (published 1987 A.C /1407 Hijri) volume 2 pages 1530,1531;
6. Bahjad Gabir: Alkafi Min Tarikh al-Oluem Eind Alarab (The sufficient from the history of Arabs science) ,p. 61;
7. The Arabic international encyclopedia - the edition of the media. http://www.mawsoah.net.
Mr. Njomza Sadriu